• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Robert Musil

Robert Musil, (1880-1942) ishte shkrimtar autriak, i njohur veçanërisht për romanin e tij të papërfunduar Der Mann ohne Eigenschaften (1930–43; Burri pa cilësi).

Musil fitoi një doktoratë nga Universiteti i Berlinit më 1908 dhe pastaj punoi si librar dhe redaktor para se të shërbente në ushtrinë austriake gjatë Luftës së Parë Botërore. Nga viti 1918 deri më 1922, Musil punoi si nëpunës civil në Vienë ndërsa më pas punoi me raste si shkrimtar dhe gazetar. Ai jetoi në Berlin (1932–33) por u kthye në Vienë deri në vitin 1938, kur nazistët përfshinë Austrinë në Rajhun e Tretë. Ai u arratis për në Zvicër ku jetoi në Zyrih dhe më pas, në Gjenevë.

Musil shkroi që kur ishte student dhe tërhoqi pak vëmendje në vitet 1920 duke shkuar letësi deh drama. Dramat Die Schëärmer (1920; Entuziasti) dhe Vinzenz und die Freundin bedeutender Männer (1924; “Vinsenti dhe zonja mikeshë e burrave të rëndësishëm”), u vunë në skenë në Berlin dhe në Vienë. Më 1924 ai filloi të punojë për veprën e tij kryesore, Der Mann ohne Eigenschaften, një pikëpamje me humor e jetës urbane në botën vezulluese të perandorisë Austro-Hungareze, rrëfyer nga këndvështrimi i Ulrihut, një Musil imagjinar. Libri i Parë u botua më 1930 dhe pjesë të Librit të Dytë u botuan më 1933; pjesa e mbetur u botua pas vdekjes më 1943.

Filtrat aktiv

Botuesi: Onufri

Burri pa cilësi, Robert Musil

Vetëm se mungon gjithçka dhe asgjë; sikur të kishe pasur një ndryshim gjaku apo ajri, një sëmundje e mistershme ka kapërdirë farën e gjenialitetit të kohëve të shkuara, por gjithçka vezullon të renë, dhe në fund nuk dihet më, nëse bota është e përkeqësuar vërtet, apo thjesht jemi plakur ne. Vetëm atëherë fillon realisht një epokë e re.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar