• Banner

Leximet e verës 2011

Leximet e verës 2011

Të dashur miq të librit, Këtu te Shtëpia e Librit mendojmë se shumë mendje janë më mirë se sa pak! Vera erdhi, dielli dhe deti na presin. Secili mund të zgjedhë librin që dëshiron për të lexuar në plazh dhe ne besojmë se ju mund të bëni një sugjerim të vlefshëm për të gjithë vizitorët e Shtëpisë së Librit mbi librin apo autorin që ju mendoni se ia vlen të lexohet gjatë Verës 2011. Gjatë muajve të fundit shumë libra të rinj i janë shtuar bibliotekës së gjuhës shqipe, qoftë nga autorët vendas, ashtu edhe nga të huajtë.Kështu ne ju ftojmë të sugjeroni librin apo librat, ose autorin që ju mendoni se ia vlen të lexohen gjatë kësaj vere. Do vlerësonim edhe një shpjegim apo arsye të shkurtër pse sugjeroni që ta lexojmë librin përkatës. Ju mund t'i shkruani sugjerimet tuaja këtu poshtë te komentet apo t'i dërgoni me email. Më pas sugjerimet tuaja do t'i dërgohen edhe lexuesve të tjerë. Ju mirëpresim,Shtëpia e Librit
Filtrat aktiv

Referenca: SKU001330

Botuesi: Toena

Zahiri, Paulo Coelho

Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001480

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza që luante me zjarrin, Stieg Larsson

Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000596

Botuesi: Dituria

Tre shokët, Erih Maria Remark

Tre shokët portretizon madhështinë e shpirtit njerëzor të manifestuar përmes personazheve që kërkojnë burimet e tyre të brendshme për të jetuar në një botë të vështirë që nuk u krijua nga ta, por në të cilën ata duhet të mbijetojnë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001207

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Thuaju të mos më vrasin, Juan Rulfo

E folura e tij nuk është një përsëritje, ajo është një art, që klloçkon realitetin dhe e rishpik atë. Është ky përvetësim ai që i jep shkrimit të tij forcën e së vërtetës. "Thuaju të mos më vrasin" digjet në kujtesën universale, secilin prej tregimeve të tij lë brenda nesh një gjurmë të pashlyeshme.

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000042

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga e trëndafilave, Brunilda Zllami

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 9992759488

Botuesi: Dituria

Obelisku i zi, Erih Maria Remark

Një veteran i ri nga Lufta e Parë Botërore, Ludoviku tashmë punon për një kompani monumentesh dhe shet gurë varresh për familjarët e të vdekurve në luftë. Megjithëse me dyshime mbi punën e tij, ai dyshon se ka diçka më shumë në të se sa thjeshtë nxjerrja e jetesës nga fatkeqësitë e të tjerëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001595

Botuesi: Skanderbeg Books

Njolla në mur, Virginia Woolf

E ç'mund të ishte më tërheqëse sesa një djalë para se ai të fillonte të kultivonte zgjuarsinë e tij? Është shumë i bukur për ta parë, nuk ka shumë dëngla; e kupton instiktivisht domethënien e artit dhe letërsisë; e shijon jetën e vet dhe bën që edhe të tjerët t'i shijojnë të tyret.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock