Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Gjendja

Gjendja

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 1 080 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0 Lekë - 80 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Referenca: SKU000676

Botuesi: Ideart

Frojd, Nje hyrje e shkurter, Anthony Storr

Zigmund Frojdi revolucionarizoi mënyrën me të cilën ne mendojmë për vetveten. Nga fillesat e saj si një teori e neurozës, Frojdi e kthehu psikoanalizën në një psikologji të përgjithshme, e cila u pranua gjerësisht si mënyra mbizotëruese në diskutimin e personalitetit dhe marrëdhënieve ndërpersonale.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000674

Botuesi: Ideart

Filozofia Antike, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Tradita filozofike e periudhës së lashtësisë është e gjatë, e pasur dhe e larmishme. Një nga karakteristikat e saj të pazhbëshme qëndron tek debati dhe argumentimi. Ky libër synon ta përfshijë lexuesin në disa polemika të periudhës së lashtësisë dhe ta angazhojë atë në zhvillimet e tematikave kryesore të kësaj periudhe.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000673

Botuesi: Ideart

Filozofia, Nje hyrje e shkurter, Edward Craig

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. 
600 Lekë
More

Referenca: SKU000672

Botuesi: Onufri

Vrasje ne Rrugen e Veriut, Ani Wilms

Ky roman na përshkruan po Tiranën, por në atmosferën e marrëdhënieve diplomatike shqiptaroamerikane në vitet 1924, nën drejtimin e ambasadorit Grant. Në Rrugën e Veriut, më 6 prill 1924, në afërsi të Mamurrasit, vriten dy shtetas amerikanë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000671

Botuesi: Onufri

Pritje te bukura, Ani Wilms

Ky roman është me ngjyra rozeblu, me shumë ndjenja të ëmbla, situata të buta, biseda me ton të ulët, në sfondin e një Shqipërie të egër, me shumë probleme. Merita e Ani Wilms-it është se në këtë gjëmë, në këtë humnerë, na çon vetëm në pritje të bukura...
500 Lekë
More

Referenca: SKU000670

Botuesi: Onufri

Requiem per nje grua, Vath Koreshi

Përveç asaj që shkrimtari duhet të jetë një njeri i lirë dhe dëshmitar i kohës së tij, për asgjë tjetër nuk e quan veten pjestar të ndonjë brezi, mbasi kjo fjalë është mjaft e largët me çështjen e shpirtit...
500 Lekë
More

Referenca: SKU000668

Botuesi: Onufri

Cafka, Vath Koreshi

Përsëri ajo çafkë! Çudi! Ai u mbështoll me palën e pizhamës, mbështeti bërrylat në tavolinën e shkrimit dhe hodhi sytë matanë dritares, nga ana e kopshtit të vjetër. Shuhej drita e ditës nëpër drurë dhe atij i qe bërë, për një çast, sikur kishte parë...
600 Lekë
More

Referenca: SKU000665

Botuesi: Onufri

Përbindëshi, Ismail Kadare

Në laboratorin e tij të shkrimtarit, Kadare rimerr përvoja të provuara në të kaluarën nga tragjikët grekë, e më pas nga Dante e Shekspiri. Këto përvoja ai do t'i zgjerojë duke kërkuar formulën e një përmase, që të përmblidhte kohën dhe hapësirën.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000664

Botuesi: Onufri

Çështje të marrëzisë, Ismail Kadare

Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.
500 Lekë
More