Librat më të shitur 2009
librat dhe autoret me te shitur 2009

Librat më të shitur 2009

Përshëndetje miq të librit, nisur nga suksesi i vjetshëm ku lista jonë e librave më të shitur gjatë vitit 2008 ngjalli mjaft interes, vendosëm ta përsërisim eksperiencën dhe ta bëjmë atë traditë. Viti 2009 ishte një vit i vështirë për mjaft njerëz dhe biznese në të gjithë botën, por ajo që ne mundëm të vëzhgojmë ishte fakti se dëshira e lexuesve shqipfolës i bëri ballë kësaj sfide.Paraprakisht, ju sqarojmë se lista e librave më të shitur për vitin 2009 ju ofron titujt dhe autorët që klientët tanë (jashtë dhe brenda vendit) përzgjodhën gjatë vitit 2009. Për t’ju orientuar më mirë, kjo listë është e ndarë sipas kategorive të mëposhtme.
Filtrat aktiv

Referenca: SKU000496

Botuesi: OMSCA-1

Lufta dhe paqja, L. N. Tolstoj, vol. 1

Kryevepra epike e Tolstoit ndërthurr jetët private dhe publike të individëve gjatë kohës së luftërave Napoleonike dhe sulmit francez kundër Rusisë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000815

Botuesi: Bota Shqiptare

Misioni Amerikan ne Shqiperi, Peter Lucas

Një histori marramendëse që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe është objektive. Jo vetëm se është tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar në vend dhe me bashkëbisedime të gjata me dëshmitarë okularë të ngjarjeve. Autori nuk është akademik, por një gazetar veteran
800 Lekë
More

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...
240 Lekë
More

Referenca: SKU000479

Botuesi: OMSCA-1

Legjenda e kaloresit te Skenderbeut, Gaqo Bushaka

Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re" për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë.
300 Lekë
More

Referenca: SKU000789

Botuesi: Almeira

Ariu artist, Gaqo Bushaka

Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re" për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë.
300 Lekë
More

Referenca: SKU000165

Botuesi: Ideart

Si të sillemi me gratë, Artur Shopenhauer

Me gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në një kohë të caktuar të rinisë, të gjitha bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbura të burrave. Është natyra që krijon vashën për të cilën njerëzit mallkojnë njëri – tjetrin dhe popujt shfarosen.
300 Lekë
More

Referenca: SKU000160

Botuesi: Ideart

Filozofi i Paditur, Volter

Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç'do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte kaq të ndryshme?
300 Lekë
More

Referenca: SKU000583

Botuesi: OMSCA-1

Funerali i pafundmë, Visar Zhiti

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000390

Botuesi: Albin

Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald

Protagonisti i këtij romani, Xhei Getsbi, në të vërtetë quhet Xhejms Gec; në pamje të parë, ai është një i pasur i ngeshëm që jeton jashtë Nju-Jorkut, buzë ngushticës së Long Islandit, në një vilë madhështore ku jep pritje të jashtëzakonshme.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".
500 Lekë
More