• Banner

Lista e librave të botuesit Bota Shqiptare

Bota Shqiptare
Filtrat aktiv

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajdutja e librave, Markus Zusak

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Misteri i Hagadasë së Sarajevës, Geraldine Brooks

I magjishëm, i harlisur, i arrirë është ky roman, ndërtimi mahnitës i të cilit ndërthur intrigën e sotme me jehona të së kaluarës. Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës...

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Luksi, Anna Godbersen

Vajza të bukura me fustane të bukur që festojnë deri në agim. Djem të parezistueshëm me buzëqeshje dinake dhe qëllime të rrezikshme. Gënjeshtra të bardha, sekrete të errët dhe situata skandaloze. Ky ishte Manhatani, 1899.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Nderi, Elif Shafak

I premtova vetes të mos e lija pa rrëfyer historinë e saj. Kështu e nis shtjellimin e historisë Esmaja, një grua e re kurde që jeton në Londër, per të treguar më pas krimin e tmerrshëm që kishte kryer i vëllai. Esmaja tregon historinë e familjes së saj nëpër tri breza, që nga gjyshja, te lindja e së ëmës dhe tezes në një fshat të humbur kurd buze Eufratit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 2, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Mesha e zezë, L. J. Smith

Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Agim, Eli Vizel

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Konspiracioni botëror, David Icke

Është një vepër e veçantë dhe e jashtëzakonshme: rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Është një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpata e Medinës, Sherry Jones

Si studiuese e gjuhës arabe dhe e civilizimit islam, Sherry Jones, vite me rradhë ka punuar për romanin e saj të parë "Xhevahiri i Medinës", me synimin që botës perëndimore t'i paraqiste njërën nga personalitetet më të jashtëzakonshme të Islamit dhe njërën nga gratë më të mëdha në historinë e njerëzimit, Aishe bin Ebu – Bekirin, bashkëshorten më të dashur...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar