• Banner

Lista e librave të botuesit Bota Shqiptare

Bota Shqiptare
Filtrat aktiv

Botuesi: Bota Shqiptare

Një apartament në Paris, Guillaume Musso

Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një armik i padukshëm, Madeleine L'Engle

Para se vellai i vogël i Megi Marit, Çarls-Uollsi, të sëmuret për vdekje, ai shikon dragonjtë në kopshtin e zarzavateve. Dragoi është Proginoski, një engjëll me krahë e me sy, me trup prej ere dhe flake. Është detyra e Megit dhe e Proginoskit, bashkë me shokun e Megit, Kelvin, që të shpëtojnë jetën e Çarls-Uollsit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një ditë e përkryer për t’u dashuruar, Anna Premoli

Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Një e fshehtë në zemër, Nicholas Sparks

Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Një gjë e vetme, Gary Keller, Jay Papasan

Të duhet më pak shpërqendrim, më pak ngarkesë. Lumi i madh i e-maileve, teksteve, mesazheve e takimeve të përditshme të shpërqendron dhe të streson. Kërkesat e njëkohshme nga puna dhe familja sa vijnë e shtohen. Me çfarë kostoje? Punë e dorës së dytë, afate që nuk i kap dot, pagesa më të ulëta, përparim më i ngadaltë në karrierë dhe shumë stres.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një histori e madhe dashurie, Susanna Tamaro

Pastaj hopet e një dahurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe... Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Njerëzit që njohim me pushime, Emily Henry

Popi dhe Aleksi. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të lexojë libra. Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi, shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Njeriu që qesh, vol. 1+2, Viktor Hygo

Në natën e 29 janarit 1690, një fëmijë dhjetëvjeçar braktiset pasi burrat që e kishin mbajtur që nga lindja. Fëmija është këmbëzbathur dhe duke vdekur urie në mes të një stuhie dëbore ndërsa mbërrin te një trekëmbësh që mban kufomën e një krimineli të varur. Poshtë trekëmbëshit, një grua rreckamane ka ngrirë nga i ftohti. Fëmija tenton të vijojë më tutje...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje