Leximet e verës 2009
librat që mund të lexoni gjatë verës

Leximet e verës 2009

Këtu mund të gjeni librin tuaj për t'u lexuar gjatë verës. Lista e titujve dhe autorëve është sugjeruar nga vetë vizitorët tanë.
Filtrat aktiv

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...
21,86 
More

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...
15,62 
More

Referenca: SKU000861

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta e re, Orhan Pamuk

Një ditë lexova një libër, dhe e gjithë jeta ime ndryshoi." Këto janë fjalët e para të këtij romani të mrekullueshëm të Orhan Pamuk.
12,49 
More

Referenca: SKU000844

Botuesi: Dituria

Shakaja, Milan Kundera

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.
10,41 
More

Referenca: SKU000859

Botuesi: UET Press

Otello, Arapi i Vlores, Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. 
10,41 
More

Referenca: SKU000614

Botuesi: OMBRA GVG

Martin Iden, Xhek London

Ndoshta libri më i mirë i Jack London, Martin Iden përshkruan vuajtjet e një shkrimtari të ri proletar në përpjekje për t’u publikuar dhe për të nxjerrë jetesën. Publikuar fillimisht në vitin 1909, romani trajton temat e klasave shoqërore dhe përballjen e individualizmit me socializmin.
10,41 
More

Referenca: SKU000048

Botuesi: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.
10,41 
More

Referenca: SKU000306

Botuesi: Botimet Dudaj

Furia, Salman Rushdie

Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.
7,81 
More

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
7,29 
More

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.
7,29 
More