Lista e librave të botuesit Koha Ditore

Koha Ditore
Filtrat aktiv

Referenca: SKU000427

Botuesi: Koha Ditore

Dashnori, Margerit Dyras

Fundi i viteve '20 të shekullit të kaluar në Sajgon të Vietnamit. Një 16 vjeçare franceze kthehet në konvikt pasi ka kaluar pushimet verore në familjen e saj të përçarë. Në anijen që kalon lumin Mekong ajo takon një dashnor të paharrueshëm: një kinez i pasur dhe shumë më i moshuar.
5,95 CHF
More

Referenca: SKU000441

Botuesi: Koha Ditore

Procesi, Franc Kafka

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.

Referenca: SKU000432

Botuesi: Koha Ditore

Gruaja leopard, Alberto Moravia

Një vepër tipike moraviane, "Gruaja leopard" është rrëfim pa rrugëdalje mbi një tradhti dashurie, për vuajtjen dhe paaftësinë e dhimbshme të të kuptuarit dhe shënon një nga pikat më të larta të mendimit ekzistencial të Moravias: jeta nuk njihet dhe ne nuk e njohim.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU000438

Botuesi: Koha Ditore

Lolita, Vladimir Nabokov

Dhjetëra shtëpi botuese e kishin refuzuar manuskriptin e romanit "Lolita" të autorit, atëbotë ende jo edhe aq të njohur me prejardhje ruse, Vladimir Nabokov. Arsyeja: dyshimi dhe frika, e pse jo edhe vetëcensura për vija pornografike të rrëfimit. Shënim: Ky botim ka mbaruar, por ky libër gjendet edhe në këtë botim: Kliko këtu:
9,91 CHF
More

Botuesi: Koha Ditore

Kur dashuronte Suani, Marcel Proust

Romani "Kur dashuronte Suani" është pjesa e parë e ciklit të famshëm të romaneve "Në kërkim të kohës së humbur" të shkrimtarit francez Marsel Prust. Një prozë e paharrueshme mbi dashurinë me pasion të thellë dhe xhelozinë pothuaj të sëmurë mes Çarls Suanit dhe zonjës së salloneve parisiene Odetë dë Kresi.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU000445

Botuesi: Koha Ditore

Zonja vdekje, Carls Bukovski

Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje". Ajo angazhon detektivin Belan për të verifikuar nëse njeriu që ajo e kishte parë në një shitore librash ishte shkrimtari që moti i vdekur, Seline.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU000436

Botuesi: Koha Ditore

Kinkakuxhi, Jukio Mishima

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.
6,94 CHF
More