• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Kasem Trebeshina

Botime nga Kasem Trebeshina
Filtrat aktiv

Botuesi: Buzuku

Një ditë në natën pa fund, Kasëm Trebeshina

Kjo është historia e jetës sime. Vazhdimin e saj do ta gjeni në shkrimet e mia, se që nga viti 1955, e lashë pikturën mënjanë dhe u mora tërësisht me letërsi... Tashti, si çdo njeri tjetër në Shqipëri, edhe unë jam i dënuar me burgim të përjetshëm. Që me rrezen e parë të agimit dhe gjer në muzg të gjithë jemi të detyruar të shohim vetëm bunkerët e kotë,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Mekami, Kasëm Trebeshina

Mekami është një roman i ndërlikuar, në mënyrën si përballet me të vërtetat historike. Qëndrimi i romanit ndaj një periudhe, i ndryshëm nga të vërtetat historike, e bëjnë të ndërlikuar pozicionin që mund të mbajë lexuesi kur përballet me përmbysjen e disa fakteve, të njohura krejt ndryshe prej tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Fshati mbi shtatë kodrina, Kasëm Trebeshina

Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik".

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar