Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Botime të reja 2021
Botimet e reja në shqip të vitit 2021

Botime të reja 2021

Filtrat aktiv

Botuesi: OMBRA GVG

Zonja Bovari, Gustav Floberi në gjyq, Gustav Flober

Ema Bovari ëndërronte një dashuri të zjarrtë që do ta largonte nga monotonia e pajetë e mjedisit provincial dhe të përjetonte emocionet e një jete të vrullshme bashkëshortore. Por kur përballet me një bashkëshort flegmatik dhe aspak emocional ajo hidhet në krahët e dy dashurive të tjera, duke shkelur kështu pabesisht kurorën bashkëshortore. 
1 400 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert

Nuk kam lek, i them atij që nuk mund ta botoj ngase thjesht ajo që ai shkruan nuk vlen. “Lekët i kam vetë” përgjigjet. Atëhere zgjedh zgjidhjen tjetër: nuk e bëj dot për para, i them. “Okej, më thuaj të paktën si shkrimtar atë që mendon për veprën time, se për të botuar kollaj është”, pyet ky. 
1 500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Zjarr-ngrënësi, Ted Hughes

Një botë e tërë ndën ngricë. Unë beha sipër pyjesh, Frymëmarrja ime linte në dritën e hekurimtë statuja fryme. Veç luginat kullonin errësirën...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Zhvillime urbane, Alfred Halilaj

Ndryshimi i vendbanimit nuk do të thotë ndryshim i menjëhershëm kulturor dhe shkëputje e prerë me të shkuarën. Ky studim synon të krahasojë dhe analizojë përvijimin ose jo të lidhjeve farefisnore të banorëve të ardhur. Kamza gjatë këtyre 27 viteve u popullua kryesisht me banorë të zonave veriore dhe verilindore, por duhet thënë se ky vendbanim mban bashkë...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botart

Zhuli, David Walliams

Njihuni me Nedin, djalin e jashtëzakonshëm me një superfuqi krejt të veçantë. ZHULFUQINË!
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pema

Zen, Arti i të jetuarit në thjeshtësi, Shunmyo Masuno

Qëllimi i këtij libri, që është një thesar i vogël në duart e secilit prej nesh, është që të na tregojë se si ndryshimet e vogla në përditshmërinë e secilit mund të jenë burim lumturie dhe qetësie, gjë që do të ndikojë në punë dhe në shtëpi, ashtu sikundër në raportet me veten a të tjerët.
1 000 Lekë
More

Zellplotë, David Michael

A ndien një barrë që fëmijët që po rriten në familjet dhe kishat tuaja të besojnë në Krishtin? A e vret mendjen, nëse po bën gjërat e duhura për t’i udhëhequr ata te besimi shpëtues? A të ka lëshuar zemra në përpjekjet e tua për të mësuar dhe drejtuar brezin e ardhshëm?
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Virusi në ndjekje të Morigana Krout, Jessica Townsend

Dhe duke parë qytetin, që e ka aq shumë për zemër, të kapluar nga tmerri, Morigana shumë shpejt e kupton që është detyra e saj të gjejë ilaçin kundër këtij Virusi të egër, edhe pse përpjekja për ta gjetur ilaçin do ta vendosë atë dhe të gjithë banorët e Nevërmurit përpara një rreziku të paparashikuar.
1 200 Lekë
More