• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Sigmund Freud

Filtrat aktiv

Referenca: SKU001205

Botuesi: Te tjere

Tri ese mbi teorinë seksuale, Sigmund Freud

Pak shkrime të shekullit tonë kanë patur një ndikim kaq të fortë mbi zakonet, pedagogjinë, pra me fjalë të tjera mbi mënyrën tonë të trajtimit të seksualitetit dhe jetës, sa ky parashtrim i qartë i rëndësisë së madhe të seksualitetit në jetën psikike të njeriut.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Ese mbi psikoanalizën, Zigmund Frojd

Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Interpretimi i ëndrrave, Sigmund Freud

Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Frika, Zigmund Frojd

Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 2

Po kush ju ka informuar kaq keq? As që mund të bëhet fjalë që këshilla për t'i dhënë liri seksualitetit të mund të luajë rol në terapinë psikoanalitike. Pikërisht për këtë arsye nuk kemi deklaruar që i sëmuri është në konflikt të ashpër midis dëshirës libidoneze dhe shtypjes seksuale, midis drejtimit shoqëror dhe asketik.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Psikoanaliza fëminore, Zigmund Frojd

Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje