• Banner

Botime të reja 2020
Të gjitha librat e botuara gjatë vitit 2020 mund t'i blini këtu me ofertë!

Botime të reja 2020

Të gjitha librat e botuara gjatë vitit 2020 mund t'i blini këtu me ofertë!

Subcategories

Filtrat aktiv

Botuesi: Toena

Zjarrvënësit, Jan Carson

Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konfliktet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Zjarre të vogla, Celeste Ng

Nuk kalon shumë dhe Mia me të bijën bëhen më tepër se qiramarrëse: të katër fëmijët e Riçardsonëve mahniten nga dyshja joshëse nënë-bijë. Sidoqoftë, Mia nuk pranon kurrsesi të pajtohet me rregullat, bindje që kërcënon të shkatërrojë këtë komunitet të planifikuar deri në hollësi.

Çmimi 11,05 GBP
More
Në gjendje

Zhvillimi i trurit tek fëmijët, atashimi dhe të mësuarit, Marsela Tarelli

Punësimi i nënës në vitet e para kur fëmija ka nevojë për të si ajri që thith dhe këto që përmendëm më lart janë çështje që nuk konsiderohen problem në shoqërinë tonë. Nëse nuk investojmë për rrënjët nuk mund të hamë dot frutat më vonë. Maturimi i fëmijës varet plotësisht nga atashimi me nënën. Ky përfundim është arritur në sajë të studimeve të panumërta...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2222

Botuesi: Elta BS

Zgjoni Gjigantin e Brendshëm, Anthony Robbins

Anthony Robbins është një nga motivuesit e mëdhenj të kësaj breznie. Zgjoni Gjigantin e Brendshëm është një paraqitje magjepsëse dhe intriguese e gjetjeve dhe vështrimeve të brendshme më të zhvilluara të një spektri të gjerë çështjesh, përfshirë vetëdijshmërinë në rritje se suksesi i vërtetë varet së pari nga vlerat e qëndrueshme dhe shërbimi ndaj të...

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Zgjimi i Tokës, Knut Hamsun

Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t’i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Zërat e natës, Grigor Banushi

Një triller psikologjik e social, i cili, me zhvillimin e ngjarjeve, formësohet si një triller politik, ku hijet e së shkuarës shfaqen me gjithë brutalitetin dhe egërsinë e tyre. Heroi i romanit, Franc Kraja, lufton për të vërtetën, nisur nga humanizmi por edhe nga ndjenjat e hershme që ushqen për Janën.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në rrugën e veriut, Ani Wilms

Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje