• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Botart

Mjeshtri i tmerrshëm, Jozua Douglas

Të gjithë mendojnë se ai është i mrekullueshëm, ngaqë është i pashëm dhe kujdeset për fokat e gjora. Por, Lefi di diçka më tepër: Buçima është mjeshtri më i tmerrshëm në botë. Dhe ja, Lefi zbulon një të fshehtë të frikshme... 

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ndjenja e kohës, Giuseppe Ungaretti

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht,...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Shëtit dy hëna, Sharon Creech

 Gjatë rrugës, Sali rrëfen historinë e çuditshme dhe emocionuese të shoqes së saj, Fibit. Me shtimin e kilometrave, ndërsa historia e Fibit bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, fillon të nxjerrë kryet historia e vet Salit. Duke shtjelluar të fshehtën e Fibit, Sali i afrohet gjithnjë e më shumë zbulimit të së vërtetës që fshihet pas udhëtimit të vet, që do të...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Anja, Ahmet Prençi

Thjesht, bukur, drithërues, me sinqeritet, me nerv rrëfyes, me vringëllimë të fjalës dhe intrigë dashurie, Prençi na shëtit “Udhëve në pasqyrë” duke na treguar këtë radhë ciflosjen e “pasqyrave” të shpirtit si një destinacion i secilit, ku “cirku” i fatit kërcen skutave të jetës e shpirtit si fat e rastësi vrastare, për të na dhënë mesazhin e madh...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Asgjë e jashtëzakonshme, Antonio Munoz Molina

Një humor i mprehte kullon përmes këtyre tregimeve tmerri, dashurie dhe vdekjeje, ne te cilat shfaqja e papritur e skenave në stilin me të pastër të zhanrit fantastik ngërthen vetinë e mbajtjes pezull, të magjepsjes së lexuesit dhe të shumëfishimit të leximeve të rrëfimit.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Një njeri i zakonshëm, Philip Roth

“Philip Roth u kthye në një artist interpretimi në prozë dhe ishte pikërisht “zëri” i tij — “zëri” i tij — që i lidhi lexuesit me të. Dikush e lexon Rothin për tonin, për muzikën, inti­mitetin e besueshëm, ndonjëherë humorin shpotitës, ndonjëherë zemërimin e sinqertë, shpesh për të gjitha këto bashkë.” Joyce Carol Oates

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Pas tërmetit, Haruki Murakami

Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme. Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike që mund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

E dikurshmja në apartamentin Nr.13, Sadije Agolli

Detaje të ngjarjeve e personazehve jetësore, duke shkaktuar kërshëri dhe ndezur imagjinatë. Për të rinjtë e kohës së sotme, një kuriozitet më tepër për të njohur mënyra e kode të sjelluri, të vepruari, në një sistem hermetikisht të mbyllur e që funksiononte edhe në mungesë të lirisë së mendimit. 

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Rekuiem për ëndrrën amerikane, Noam Chomsky

Reduktimi i demokracisë, shkarkimi i barrës mbi të varfrit dhe shtresat e mesme, shkatërrimi i solidaritetit ndërmjet njerëzve, manipulimi i zgjedhjeve, përdorimi i frikës dhe fuqisë së shtetit për të mbajtur në kontroll “plebenjtë”. Dhjetë parime - të trajtuara në po aq kapituj ndriçues - të cilat, nëse nuk do të dimë të reagojmë, do të na çojnë në...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje