• Banner

Librat më të shitur 2017
Librat më të shitur 2017

Librat më të shitur 2017

Kjo është lista e librave më të shitur të vitit 2017 për periudhën janar - shkurt. Lista do të përditësohet çdo muaj.

Filtrat aktiv

Botuesi: UET Press

Esat Pashë Toptani, Ilir Ikonomi

Më së fundi një libër i vërtetë historie. Nga ata më të mirët. Që gjatë leximit të jep ndjesinë se po e sheh me sytë e tu qiellin nën të cilin po luftohet, po dëgjon zërat e protagonistëve, gjëmimin e topave, urdhërat e komandantëve, thirrjet e luftëtarëve, krrokamën e korbave mbi kufomat, po nuhat erën e barutit dhe aromën e pyllit aty pranë.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Kurt Sejit dhe Sura, Nermin Bezmen

Një histori epike dashurie. Një dashuri sublime me shikim të parë. "Kurt Sejit dhe Sura", njëri nga romanet e Nermin Bezmen-it që ka zënë vend midis klasikëve të letërsisë turke, rrëfen histori njerëzish nga jetesa madhështore në Rusinë cariste deri në zvarritjet e tyre pas revolucionit bolshevik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.

Çmimi 950 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000689

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Shkenca e mirëqenies, Wallace D. Wattles

Libri Shkenca e mirëqenies është një libër pragmatic prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që duan mirëqenie në jetë, Sikur në librin e mëparshëm “Shkenca e pasurimit”, ku janë dhënë të vërteta praktike, pa u lodhur në tejzgjatjem edhe në librin Shkenca e mirëqenies, Ëattles na ofron të gjeturat e tij si rrjedhojë e meditimit...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje