• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Durim Taçi

Filtrat aktiv

Botuesi: UET Press

Liqeni në mes të detit, Durim Taçi

Ai e shihte veten ngjitur pas trupit të një gruaje, të cilën nuk arrinte ta njihte, se ajo merrte trajtat e një shoqeje të liceut, pastaj i bëhej si mësuesja e matematikës, ndryshonyte më pas, thjeshtë në një femër të panjohur, të cilës, edhe pse e pëlqente, përpiqej t’i shqitej e nuk mundej, deri sa dëgjoi pastaj një zë tjetër, që i vinte më nga afër....

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Një prani në ikje, Durim Taçi

Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Nga një derë tjetër, Durim Taçi

I mungonte krejt germai, jo pika mbi i, e gjithë i-ja ishte këputur fare dhe unë punova me lime një germë tjetër, ù-në e theksuar, i hoqa këmbën e parë. Është interesante ta shikosh të shtypur në makinë tregimin "Shtëpia kolektive", se fjalët ku është e pranishme i-ja, që nuk janë pak në gjuhën shqipe, dukeshin sikur përkuleshin nga era, pika mbi i vinte...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Extra time, Durim Taçi

 Një dalje jashtë kohës universale për të banuar kohën tënde shtesë, e cila matet me orën e emocioneve që të ka lënë ty jeta. Këtu e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja shkrihen bashkë e ti nis të rrëfesh një kohë të përjetshme. Bëhesh vëzhgues i një realiteti të vëzhguar e ajo që ti dëshmon është një vijimësi e dëshirës dhe vendimit tënd të lirë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje