• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Botimet Dudaj

Ku jemi e ku vemi, Daut Gumeni

Pas njëzet e kusur vjetëve të një regjimi hibrid, të udhëhequr nga besnikët e diktaturës për të fshehur krimet e diktaturës, shqiptarët e thjeshtë kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit që të zgjohen e të mos flasin më me vete.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Fillimet, Prec Zogaj

Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë..

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Heshtja e dyfishtë, Carlo Bollino

Përse armët kimike duhet të vinin pikërisht në Shqipëri? Përse Kryeministri heshti aq gjatë? Çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë negociatave me Departamentin Amerikan të Shtetit? Kush qëndronte pas protestave në shesh? Si shpjegohet heshtja e gjatë e opozitës?

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2666

Botuesi: UET Press

100 vjet pavarësi, një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 – 2012, Blendi Fevziu

Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.

Çmimi 120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2618

Botuesi: Te tjere

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl...

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2595

Botuesi: Te tjere

Ditet e frikshme te vitit 97, Xhovani Shyti

Prandaj i risolla në vëmendje grushtin e shtetit 1998, tragjedinë e Gërdecit, grabitjen e votave, përmbytjen e Mbishkodrës, krizën politike 2009 – 2010, vrasjen e katër demonstruesve në atë ditë të vrenjtur janari të vitit 2011 dhe sidomos pandëshkueshmërinë e autorëve të evidentuar si të tillë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2589

Botuesi: Te tjere

Liri e kercenuar, Fatos Lubonja

Ky libër përmban publicistikën e Fatos Lubonjës të viteve 1991 – 1997. Esetë politike, komentet dhe intervistat fillojnë me shkrimet e botuara pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe mbarojnë me artikujt e shkruar në kohën e ngjarjeve dramatike që pasuan kolapsin e skemave piramidale.

Çmimi 67,85 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2588

Botuesi: UET Press

Piedestale pa statuja, Blendi Fevziu

Ky libër nuk është një verison apo punim i mirëfilltë historik. Ky libër, është një përjetim personal i tre muajve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë në fund të shekullit të XX - të, dhjetor 1990 - mars 1991; tre muajve që ndoshta në historiografinë njëshekullore të shtetit shqiptar do të mbeten ndër më të rëndësishmit.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2460

Botuesi: Tirana Times

Bashkejetese me kohen, Teodor Laco

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002064

Botuesi: Plejad

Autoritarizem ne tranzicion, Perparim Kabo

Universaliteti mitik parahelen i antropologjisë pellazgjike është formë e kompletuar e shpjegimit ontologjik dhe gnoseologjik të universit, natyrës, njeriut, jetës dhe shpirtit njerëzor. Mbizotëron në këtë produkt shekullor mbingarkesa antropologjike dhe humanizmi, liria dhe kulti i së vërtetës, sinqeriteti dhe grishja e habisë...

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar