• Banner

Lista e librave të botuesit Papirus

Papirus

Filtrat aktiv

Referenca: SKU001456

Botuesi: Papirus

Fundi i varfërisë, Jeffrey D. Sachs

Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër të botës. I përshëndetur nga Times si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001304

Botuesi: Papirus

Evropa Politike, Robert Soin

E dallueshme nga shtetet dhe kombet, Evropa politike është në zhvillim të vazhdueshëm qysh prej një shekulli dhe paraqitet si "një formë politike e re dhe e papërfunduar, si një tërësi procesesh integruese". Në të vërtetë ndërtohen njëherazi shumë Evropa politike, apo më saktë, çdo vend anëtar merr pjesë në ndërtimin e shu

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001303

Botuesi: Papirus

Kontratat, Pjesa e posaçme, E drejta civile, Georges Vermelle

Ky libër ka si synim të paraqesë kontratat kryesore të parashikuara nga Kodi Civil dhe tiparet e tyre thelbësore: shitja, shkëmbimi, qiradhënia/marrja, huadhënia (për konsum dhe për përdorim), depozita, përfaqësimi, lojërat dhe bastet, renta jetore, transaksioni si dhe disa marrëveshje plotësuese.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001302

Botuesi: Papirus

Të shpëtojmë komunikimin, Dominique Wolton

Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne. Komunikimi ndodhet kudo dhe është gjithnjë e më i pandashëm nga teknikat.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001271

Botuesi: Papirus

Kodi Civil 1929, Kodi Civil i Zogut

Kodit Civil i Mbretërisë Shqiptare, miratuar më 1 prill të vitit 1929, hartuar nën ndikimin e modelit francez, u quajt jo rastësisht Kodi Civil i Zogut. Ai do të përfaqësonte një risi në realitetin që prezantonte shteti dhe shoqëria shqiptare e asaj kohe.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000902

Botuesi: Papirus

Dielli i Skortave, Laurent Gaude

Historia është një bosht gjigand, një bosht manjetik që i bën t'i vijnë rrotull, t'i afrohen e t'i largohen pa pushim, porsi bletët në koshere sendet e njerëzit, natyrën e gjithçka tjetër të konceptueshme, të prekshme e të paprekshme.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje