Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Libra për 100 Vjetorin
libra shqip për 100 vjetorin e pavarësisë

Libra për 100 Vjetorin

Ju ftojmë të konsultoni një përzgjedhje librash shqip përgatitur me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, por që përmbledh vlerat dhe historinë e të gjithë kombit dhe shqiptarëve kudo që janë.
Filtrat aktiv

Referenca: SKU001446

Botuesi: Te tjere

Fjalor i gjuhës shqipe 2006

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka...
3 000 Lekë
More

Referenca: 2537

Botuesi: Te tjere

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Lekë Dukagjini ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit. 
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU000294

Botuesi: Cabej

Fjalor i gjuhes shqipe, 1954

Botimi anastatik i Fjalorit të Gjuhës Shqipe të vitit 1954 përkon me 50-vjetorin e daljes në dritë të tij. Në të vërtetë 50-vjet janë shumë pak për të ndërmarrë një botim anastatik të një vepre; por vlerat e këtij Fjalori, pre e letargjisë disadhjetëvjetshe, e bëjnë të domosdoshëm rizgjimin e plotë të tij.
1 800 Lekë
More

Referenca: SKU000219

Botuesi: Cabej

Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Eqrem Çabej

Kjo ese e përmbledhur mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare, e shkruar gati 70 vjet më parë, konsiderohet akoma edhe sot si një tekst themeltar për kuptimin dhe shpjegimin e historisë dhe mentalitetit shqiptar.
650 Lekë
More

Referenca: SKU000218

Botuesi: Cabej

Shqipja në kapërcyell, epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut, Eqrem Çabej

Nje ribotim, permbledhur e sistemuar, te nje punimi shkencor botuar ne disa numra te "Buletin per shkencat shoqerore" te vitit 1955, pra gjysme shekulli me pare. Punimi i Cabejt ne thelb shkon pertej atij veshtrimi te vemendshem e skrupuloz rreth zanafillave te shqipes se shkruar.
650 Lekë
More

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2625

Botuesi: SARAS

Flamuri i Kombit Shqiptar, Jaho Brahaj

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.
2 500 Lekë
More

Referenca: SKU000930

Botuesi: Te tjere

Malli per memedhene, Batjar dhe Sokol Bega

Albumi "Malli Për Mëmëdhenë",  është një ndërthurje e vjershave të vjershëtorëve tanë që i këndojnë Shqipërisë, me fotografi me bukuritë e rralla të natyrës shqiptare të krahinave të ndryshme të vendit tonë dhe me dorëshkrime të vërteta të vjershëtorëve shqiptarë të sjella në këtë album. 
4 000 Lekë
More

Referenca: SKU001849

Botuesi: Te tjere

Midis Drinit dhe Vjoses, Maximilian Lambertz

Pa dyshim, Maximilian Lambertz - i është i vetmi ndër albanologët e huaj që iu kushuta jo vetëm gjuhës shipe, arkeologjisë, historisë, etnologjisë, por edhe njërës prej dijeve më të vona të saj, folkloristikës.
500 Lekë
More