Filtrat aktiv

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
500 Lekë
More

Referenca: SKU001547

Botuesi: UEGEN

Lahuta e Malësisë, varianti i plotë, Gjergj Fishta

"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet...
800 Lekë
More

Referenca: SKU001542

Botuesi: Ideart

Ndreqje gabimesh, Arian Leka

Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës,...
500 Lekë
More

Referenca: SKU001540

Botuesi: Onufri

Vepra e plotë e Kadaresë

Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti i Ismail Kadaresë. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht  shkrime Të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret e duhura artistike.
25 000 Lekë
More

Referenca: SKU001534

Botuesi: Te tjere

Ditari i një emigranti, Thoma Duka

Kur ra regjimi komunist dhe fitoi demokracia dhe unë si gjithë të tjerët emigrova,"ashtu si shtegëtojnë dallandyshet për në vendet e ngrohta dhe rikthen përsëri kur ngrohet koha". Kështu mendova edhe unë, por sot vazhdoj të jetoj akoma emigrant në Greqi.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001531

Botuesi: Toena

Iluzione në sirtar, Fatos Kongoli

I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky "pothuajse roman", me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001519

Botuesi: Botimet Dudaj

Hiri i vullkanit, Blendi Fevziu

Ai vendosi të ikte një ditë të vitit 1991. Atëherë iknin të gjithë. Iku duke lënë pas një puthje dhe një dashuri të mbetur pezull. Ajo iku pas tij. Për njëzet vjet nuk u panë kurrë, nuk komunikuan dot; ndërsa dy jetë të ndryshme me fate dhe histori nga më befasueset.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001508

Botuesi: Onufri

Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten, Ismail Kadare

Si veteran i gjymtuar pas prerjes, që u përmend në krye të kësaj sprove, ai himn do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiler-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për t'i dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.
900 Lekë
More