• Banner

Letërsia shqiptare
Gjithçka nga letërsia shqiptare, Romane, Tregime, Poezi, Drama etj.

Letërsia shqiptare

Këtu do të gjeni një përzgjedhje librash dhe botimesh në shqip nga autorë të letërsisë shqiptare. Gjithashtu këtu do të gjeni nën-kategoritë me "revista letrare ", "libra nga autorë të rilindjes ", "romane ", "tregime dhe novela ", "poezi ", një seksion me "libra në gegnisht ", disa "drama ", "studime letrare ", si dhe një përmbledhje të "veprës së Kadaresë ".

Filtrat aktiv

Referenca: SKU000116

Botuesi: Ideart

Zotit, kenge shumemetrike, Zef Serembe

Një shekull më parë, poeti Zef Serembe, - ja për hir të parandjenjës, ja nga bindja e kthjellët për peshën e krijimit të tij, - rimerr në duar poemën madhore A Dio (Zotit), të shkruar herët, në rininë e vonshme, kur porsa kishte shkelur në moshën e burrërisë.

Çmimi 288 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Zonja Z, Albatros Rexhaj

"Zonja Z" është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

“ Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Zonja e lotëve, Kastriot Mahilaj

Tregimet dramatike të këtij libri fqinjërojnë me një tregim humoristik, i cili, i vetëm, ka aftësinë të përthyejë krejt tematikën "e përlotur" të tyre. Jani është një tip që hypën në pemët pranë pallateve për të përgjuar nuset në intimitetin e tyre femëror, gjersa një natë, i përpirë nga pamja, rrëshqet dhe thyen këmbën.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000750

Botuesi: Onufri

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje