Exit West, Dyert drejt perëndimit, Mohsin Hamid
  • Exit West, Dyert drejt perëndimit, Mohsin Hamid

Exit West, Dyert drejt perëndimit, Mohsin Hamid

Onufri

Kur shpërthen lufta e cila ua kthen rrugët që njihnin në një mishmash pikash kontrolli dhe bombardimesh, ata fillojnë të dëgjojnë thashetheme për ca dyer që mund t’i transportojnë njerëzit shumë larg, me rrezikshmëri dhe kundrejt një pagese. 

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Exit West, Dyert drejt perëndimit

Origjinali: Exit West

Gjinia: Roman

Autori: Mohsin Hamid

Shqipëroi: Bledar Kurti

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2019

Fq. 224

Pesha: 0.335 kg

ISBN: 978-9928-313-02-7

Mbi librin

Në një vend të paqëndrueshëm e në prag të luftës civile, dy persona të rinj në moshë takohen me njëri-tjetrin: Nadia, sensuale dhe krejt e pavarur, me Saedin e butë dhe të përmbajtur. Ata nisin një marrëdhënie romantike të fshehtë dhe shpejt përballen me një intimitet të parakohshëm nga trazirat që kanë prekur qytetin e tyre.

Kur shpërthen lufta e cila ua kthen rrugët që njihnin në një mishmash pikash kontrolli dhe bombardimesh, ata fillojnë të dëgjojnë thashetheme për ca dyer që mund t’i transportojnë njerëzit shumë larg, me rrezikshmëri dhe kundrejt një pagese. Ndërsa dhuna përshkallëzohet, Nadia dhe Saedi mendojnë se nuk kanë më zgjedhje tjetër. Duke lënë pas vendin dhe jetët e tyre, ata gjejnë një derë dhe kalojnë përtej pragut....

Exit West (Dyert drejt perëndimit) ndjek këta personazhe teksa shfaqen në një të ardhme të panjohur e të pasigurt, në përpjekje për të mbajtur njëri-tjetrin, për t’u kapur pas së shkuarës dhe pas identitetit të tyre. Thellësisht intim dhe krejtësisht origjinal, ky libër tregon për një histori të paharrueshme dashurie, besnikërie dhe guximi, të cilat lidhen me kohën kur jetojmë dhe vlejnë përjetësisht.

Kritika

“Një roman madhështor ... që vjen në një kohë urgjente”. 

                                                                NPR

“Duket sikur Hamid e dinte se çfarë do t’i ndodhte Amerikës dhe botës, dhe na ka sjellë një parashikim të së ardhmes sonë ... Njëkohësisht drithërues dhe ... çuditërisht shpresëdhënës”. 

                                                             Ayelet Waldman, The New York Times Book Review

“Prekës, i guximshëm dhe tejet njerëzor”. 

                                                             Entertainment Weekly, vlerësim “A”

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928313027
ean13
9789928313027
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000858

Botuesi: OMSCA-1

Vepra te shquar te dramaturgjise

Qysh në moshë të re Gjergj Bubani e drejtoi vështrimin kah veprat dramaturgjike të letërsisë botërore, për shqipë-rimin dhe vënien e tyre në skenë për publikun shqiptar. Dy qenë shtysat: talenti e pasioni dhe vetëdijesimi për rolin e fuqishëm të teatrit në zhvillimin kulturor e në qytetërimin e një populli.
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Shtëpia misterioze, Honore de Balzac

Kjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s'e ka zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretèche. Për sa kohë m'u desh të qëndroja në Vandom, ku më kishte lënë Despleni të shëroja një pasanik të sëmurë, pamja e kësaj banese të çuditshme më ngjallte kureshti dhe kënaqësi të patreguar.
300 Lekë
More

Referenca: SKU000413

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjetësi, John Grisham

Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal.
850 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Duke dhënë shpirt, William Faulkner

Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm.
1 500 Lekë
More

Ekzistencializmi është humanizëm, Jean-Paul Sartre

Në një leksion të vitit 1946, filozofi Jean Paul Sartre vendosi t’i përgjigjej kritikëve mbi atë se çfarë është filozofia që ai mbështeste. A është ekzistencializmi një rënie në qetësi dhe dëshpërim? A është ekzistencializmi estetik? Këtyre pyetjeve Sartre iu përgjigj në Ekzistencializmi është humanizëm.
550 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Hollywood, Charles Bukowski

Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zambaku

Pajtoni, Nikollai V. Gogol

Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas. 
600 Lekë
More

Botuesi: IDK

Asgjë e jashtëzakonshme, Antonio Munoz Molina

Një humor i mprehte kullon përmes këtyre tregimeve tmerri, dashurie dhe vdekjeje, ne te cilat shfaqja e papritur e skenave në stilin me të pastër të zhanrit fantastik ngërthen vetinë e mbajtjes pezull, të magjepsjes së lexuesit dhe të shumëfishimit të leximeve të rrëfimit.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Secilit hakun, Leonardo Sciascia

Me një stil të matur, të hidhur, pak sarkastik, por mjaft të qartë dhe të kursyer në përshkrime, romani fillon me rrëfimin e historisë së një farmacisti që "jetonte i qetë, nuk kishte pasur kurrë probleme e nuk merrej me politikë", por që një ditë prej ditësh merr një letër anonime, ku kërcënohet me vdekje.
800 Lekë
More

Botuesi: Collins Classics

The Odyssey, Homer

Complex and epic in its scope, Homer’s The Odyssey was written almost 3,000 years ago and it is considered to be the foundation stone upon which literary culture was built.
400 Lekë
More