• Banner

Blu safiri, Kerstin Gier
  • Blu safiri, Kerstin Gier

Blu safiri, Kerstin Gier

“Blu safiri” është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit “E kuqe rubini”. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë udhëtarëve të kohës, jeta e Guendolinës mori tjetër kthesë.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Blu safiri, dashuria nuk njeh kohë
Origjinali: Saphirblau
Gjinia: Roman
Autori: Kerstin Gier
Shqipëroi: Irena Nasi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 316
Pesha: 0.375 kg.
ISBN: 978-9928-233-69-1

Mbi librin

“Blu safiri” është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit “E kuqe rubini”. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë udhëtarëve të kohës, jeta e Guendolinës mori tjetër kthesë.

Ajo nuk është një vajzë e zakonshme londineze, por një udhëtare në kohë, që Rojat – një urdhër i fshehtë me seli në labirintin e rrugëve përreth Temple Church – e dërgojnë në epokat e shkuara për të marrë një pikë gjaku nga dymbëdhjetë të përzgjedhurit dhe për të plotësuar kronografin, një mision prej të cilit varet fati i njerëzimit.

Gjatë kohës që kërkon nëpër shekuj të tjerë udhëtarë të kohës, ajo përpiqet të kuptojë gjithë misteret dhe profecitë që qarkullojnë për Rrethin. Në gjendjen ku është, e shqetëson thuajse çdo gjë: fakti që e fluturojnë para e mbrapa nëpër shekuj, hamendja përzier me zili e kushërirës Sharlotë, mërzia e mësimeve të vallëzimit e të qëndrimit...

Pak gjëra i pëlqejnë: xhindi i vogël fantazmë Ksemerius, të cilin vetëm Gueni mund ta shohë dhe, natyrisht, shoku i saj i udhëtimeve në kohë: Gideoni i pashëm, i cili është tej mase i parashikueshëm me të. Pa dyshim, Gueni e di se nga duhet të ruhet: nga konti i Sen Zhermenit, që mban në dorë fijet e gjithë ngjarjeve dhe që kërkon të plotësojë sa më shpejt kronografin, para se ta ndalojnë armiqtë. Po kush janë armiqtë e vërtetë? Pse Gueni nuk arrin t’i besojë atij?

“Blu safiri” është një roman i mbushur me aventurë, zbavitës, romantik dhe me humor, që ka rrëmbyer zemrat e shumë lexuesve në mbarë botën.

Fragment nga libri

Këtë herë nuk na shqetësoi as ndonjë udhëtim në kohë, dhe as ndonjë demon i pacipë. Gjatë kohës që këndohej Hallelujah, puthja vazhdoi të ishte shumë e butë dhe e kujdesshme, por pastaj Gideoni i futi të dyja duart te flokët e mi dhe më tërhoqi pas vetes.

Kjo s’qe më një puthje e butë dhe reagimi ndaj saj më habiti edhe mua vetë. Papritur e ndjeva trupin tim shumë të lehtë e të butë dhe ia hodha vetë duart rreth qafës Gideonit.

Nuk e kam më idenë se si, por dikur në minutat në vazhdim, pa e ndalur puthjen, përfunduam në kanapenë e gjelbër dhe aty vazhduam të putheshim, derisa Gideoni u çua papritur dhe pa orën.

Komente mbi librin

“Trilogjia e gurëve të çmuar” është një aventurë e jashtëzakonshme intriguese, e pasur me udhëtime të mistershme në kohë, me aksion që të lë pa frymë dhe romanca drithëruese.”

TeenReads.com

“Ky roman, njësoj si dhe vëllimi i parë, është shkruar me mjeshtëri të rrallë dhe ironi të këndshme, elemente këto që e shndërrojnë në një lexim të shpejtë dhe të parezistueshëm. Për lexuesit, Guendolina mbetet një prej heroinave më të shkathëta e më të zgjuara në qarkullim.”

Atelier dei Libri

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233691
ean13
9789928233691
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

E kuqe rubini, Kerstin Gier

Guendolina është një vajzë 16 vjeçare që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrëzëllitëse dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhunti të veçantë: ajo është një trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fillimisht nuk e besojnë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2309

Botuesi: OMSCA-1

Mishel Strogov, Zhyl Vern

Zhyl Verni u lind më 8 shkurt 1828 në Nantë dhe vdiq më 25 mars 1905 në Amiens. Librat e tij vazhdojnë edhe sot të ngjallin diskutime ndërmjet studiuesve të ndryshëm në lidhje me përmbajtjen e tyre gati profetike. Jo më kot është shkruar se Franca i dha botës dy nga profetët e saj më të mëdhenj: Nostradamusin dhe Zhyl Vernin.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Thellësitë e liqenit të harruar, vol. 3, Martin Barry

E çliruar nga burgu i qelqtë në Qendrën Botërore të Kriptozoologjisë, Mhoraga rikthehet në Skoci për t'iu kundërvënë planeve hakmarrëse të Vangorit të kobshëm, i cili mbjell kaos ngado që kalon me qëllim që të shtjerë në dorë kristalin e ndritshëm, i cili është nën ruajtjen e të riut Xhon Emil Talbot (Xhet).

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Uta and the Mountains, Tefta Kelmendi

The love, curiosity and admiration that Uta received from children who heard about her expeditions, and their very profound questions on her activities made her recall everything she did and delve into retrospective to find the source of her inspiration since childhood.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nina dhe Numri i Arte, Moony Witcher

Pasqyra u ndez flakë dhe fluturoi në qendër të dhomës. Vorbulla e zjarrit u zgjerua dhe në qendër tregoi imazhin e dy njerëzve të mbuluar më kapuçë. Fytyrat mezi u shquheshin, por nga detajet e pakta të tipareve, mund të dallohej më së miri që njëri ishte plak, kurse tjetri i ri dhe i stërgjatë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001036

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

"Unë hapem kur mbyllem": një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilën Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Vogëlushja e Hënës së Gjashtë, Nina dhe Fuqia e Absinthiumit, libri i gjashtë, Moony Witcher

Bota është e sigurtë: Nina dhe shokët e saj e mundën Karkonin Ka të të Artëve, i cili tashmë është shndërruar në një statujë të ngurtë dhe pa jetë. Venecia është rikthyer në jetën e saj të qetë deri natën kur Nina, papritur, vë re që ylli në pëllëmbën e dorës së saj fillon të ndryshojë ngjyrë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Frozen, aventurë në mbretërinë e akullit

Princesha Ana nuk ka qëndruar kurrë pranë motrës së saj, Elsës. Kur Elsa shpallet mbretëreshë, ajo lëshon mbi Arendelin, mbretërinë e tyre të dashur, një stuhi të akullt e më pas largohet. Tani, Ana duhet ta gjejë motrën e saj e ta shpëtojë mbretërinë... ose ajo do të mbetet përgjithmonë e ngrirë.

Çmimi 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Liqeni i Fshehtë, Karen Inglis

Një qenush i humbur, një tunel i fshehtë i kohës dhe një liqen i padukshëm i çojnë Stelën dhe Tomin në shtëpinë e tyre dhe fëmijët që jetojnë atje 100 vjet në të kaluarën. Këtu ata bëjnë miq dhe armiq dhe zbulojnë lidhje të çuditshme me të kaluarën...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)