Misteri i ishullit të vogël, Ane Riel
  • Misteri i ishullit të vogël, Ane Riel

Misteri i ishullit të vogël, Ane Riel

Dituria

Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t’i mbronte.

9.37
Quantity
In stock

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Description

Title: Misteri i ishullit të vogël
Original:
Author: Ane Riel
Translator: Ilira Shurbani
Publisher: Dituria
Year: 2022
Pgs. 264
Weight: 0.29
ISBN 978-9928-366-33-7
This book is in Albanian


Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t’i mbronte.
 
Livi vdiq kur ishte vetëm gjashtë vjeçe.
U shty larg në det gjatë natës dhe në mëngjes u gjend vetëm varka bosh. Ose të paktën kjo është historia që prindërit e saj u treguan autoriteteve.
Por e vërteta është krejt ndryshe. Livi është gjallë, fshihet pas një muri të padepërtueshëm sendesh të vjedhura aty-këtu dhe të grumbulluara nga Jensi, babai i saj, në rrjedhën e viteve: në fakt, ajo që të tjerët e quajnë të tepërt, një mbeturinë për t’u hedhur, për Jensin është e rëndësishme, e denjë për një jetë të dytë. E pamundur, edhe po të duash, ta zbulosh vajzën në atë fortesë të vogël; e pamundur, me të kaluar kangjellat, të dalësh shëndoshë e mirë nga grackat e ngritura në oborr, përgjatë rrugës që të çon te shtëpia dhe punishtja, në hambar dhe te kontejneri i vogël që ruan shumë sekrete. Këtu, larg nga banorët e tjerë të ishullit, jeta e familjes rrjedh e paturbulluar, e kristalizuar përjetësisht, si një milingonë e ngecur në rrëshirë. Vetëm Maria, nëna e Livit, mund ta prishë magjinë. Por edhe ajo, në mënyrën e vet, ka vendosur të fshihet nga pjesa tjetër e botës brenda një trupi në mënyrë të përbindshme të ngjallur…

Product Details

Specific References

ISBN
9789928366337
EAN13
9789928366337
16 other products in the same category:

Publisher: Living

Më fal, Clare Mackintosh

Në dëshpërim e sipër, ajo përfundon në një shtëpizë në bregdetin e Uellsit, ku përndiqet nga frika, brenga dhe nga kujtimet e tmerrshme të asaj nate nëntori, që ia ndryshoi jetën njëherë e përgjithmonë. Dalëngadalë, Xhena nis të shohë dritë në fund të tunelit. Ndoshta e ardhmja mund t’i falë sërish lumturi.
12.49
More

Publisher: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.
12.49
More

E sigurt, S. K. Barnett

Një vajzë e rrëmbyer i mbijeton një makthi dymbëdhjetëvjeçar. Tani ajo është kthyer e sigurtë në shtëpi… Me të vërtetë?
13.53
More

Publisher: Dituria

Në shtëpi tepër e qetë, Jane Shemilt

Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.
10.41
More

Publisher: IDK

Lajmet e natës, Petros Markaris

Dy emigrantë shqiptarë gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre në Athinë. Për Komisar Kosta Haritos, një veteran i policisë kriminale, ky qe veç një krim si shumë të tjerë. Por kur Jana Karajorgji, një gazetare mjaft e njohur, menjëherë pasi akuzon policinë se s'i kishte shkuar kësaj çështjeje deri në fund.
9.37
More

Publisher: Living

Vjehrra, Sally Hepworth

E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...
12.49
More

Publisher: Dituria

Shtëpia e shtrembër, Agatha Christie

Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës.
8.33
More

Publisher: Te tjere

Ditar i pashkruar, Celeste Ng

"Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush." Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970.
11.45
More

Publisher: Dituria

Memento mori, Doros Antoniadis

Ky është një triller policesk me sfond Greqinë moderne, me pleksjen e ngjarjeve të shkuara dhe ato momentale, me me një shkrim plot tension dhe dramacitet, që do të ju mbaj pezull deri në faqen e fundit. 
8.33
More

Publisher: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.
15.62
More

Publisher: Morava

Vajza në tren, Paula Hawkins

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t'i duken si të njohur. "Xhesi dhe Xhejzoni", i quan me vete.
10.41
More

Publisher: Fan Noli

Mbramja e ditëve, Sylvia Browne, Lindsay Harrison

Aty rreth vitit 2020 në të gjithë globin do të përhapet një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, e cila do të godasë mushkëritë dhe tubat bronkialë, duke u rezistuar të gjitha terapive të njohura. Por edhe më e habitshme se sëmundja në fjalë do të jetë fakti se ajo do të zhduket në mënyrë të befasishme sikurse edhe do të vijë, për t'u rishfaqur sërish pas...
12.49
More

Publisher: Botimet Dudaj

Ortaku, John Grisham

Romani "Ortaku", i shkruar në vitin 1997, tregon historinë e Patrikut, dikur një ortak në një studio ligjore, i pasur dhe shumë i aftë profesionalisht, por që pasi vodhi 90 milionë dollarë nga studioja e tij mori arratinë, deri sa u kap në xhunglat braziliane.
12.49
More

Publisher: Dritan Tirana

Marrëveshja, Elle Kennedy

Hana Uellsi, më në fund, ka gjetur dikë që e ndez. Ndërkohë që ajo ka vetëbesim në çdo fushë tjetër të jetës, ky i mungon kur bëhet fjalë për seksin dhe joshjen.
15.62
More