• Banner

Misteri i ishullit të vogël, Ane Riel
  • Misteri i ishullit të vogël, Ane Riel

Misteri i ishullit të vogël, Ane Riel

Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t’i mbronte.

9.99
Quantity
In stock

Description

Title: Misteri i ishullit të vogël
Original:
Author: Ane Riel
Translator: Ilira Shurbani
Publisher: Dituria
Year: 2022
Pgs. 264
Weight: 0.29
ISBN 978-9928-366-33-7
This book is in Albanian


Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t’i mbronte.
 
Livi vdiq kur ishte vetëm gjashtë vjeçe.
U shty larg në det gjatë natës dhe në mëngjes u gjend vetëm varka bosh. Ose të paktën kjo është historia që prindërit e saj u treguan autoriteteve.
Por e vërteta është krejt ndryshe. Livi është gjallë, fshihet pas një muri të padepërtueshëm sendesh të vjedhura aty-këtu dhe të grumbulluara nga Jensi, babai i saj, në rrjedhën e viteve: në fakt, ajo që të tjerët e quajnë të tepërt, një mbeturinë për t’u hedhur, për Jensin është e rëndësishme, e denjë për një jetë të dytë. E pamundur, edhe po të duash, ta zbulosh vajzën në atë fortesë të vogël; e pamundur, me të kaluar kangjellat, të dalësh shëndoshë e mirë nga grackat e ngritura në oborr, përgjatë rrugës që të çon te shtëpia dhe punishtja, në hambar dhe te kontejneri i vogël që ruan shumë sekrete. Këtu, larg nga banorët e tjerë të ishullit, jeta e familjes rrjedh e paturbulluar, e kristalizuar përjetësisht, si një milingonë e ngecur në rrëshirë. Vetëm Maria, nëna e Livit, mund ta prishë magjinë. Por edhe ajo, në mënyrën e vet, ka vendosur të fshihet nga pjesa tjetër e botës brenda një trupi në mënyrë të përbindshme të ngjallur…

Product Details

Specific References

isbn
9789928366337
ean13
9789928366337
16 other products in the same category:

Publisher: Te tjere

Avokati i Djallit, Morris L. West

Në çastin kur merr vesh se një kancer nuk i lë më shumë se disa muaj jetë, Imzot Meredithi, prelat anglez i Kurisë romane, është ngarkuar nga Vatikani me një hetim të vështirë, që ai duhej ta bënte në një fshat të mjerë të Kalabrisë, lidhur me një personazh të mistershëm, të pushkatuar nga partizanët në fund të luftës.

Price 8.33
More
In stock

Publisher: Morava

Nën ujë, Paula Hawkins

Ditët e fundit para vdekjes, Nela i telefonon së motrës. Xhulsi nuk e ngre telefonin dhe nuk ia vë veshin thirrjes së saj për ndihmë. Tani, Nela ka vdekur. Thonë që u hodh vetë. Kurse Xhulsi u kthye në një vend, të cilin mendonte se e kishte lënë përgjithmonë pas shpine, për t'u kujdesur për vajzën adoleshente që la pas e motra.

Price 11.10
More
In stock

Reference: 2193

Publisher: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Title: HipnotizuesiOriginal: HypnotisörenCategory: NovelAuthor: Lars KeplerAlbanian translator: Ilira Shurbani, Aurora KëngaPublisher: DituriaYear: 2011Pgs. 548Weight: 0.681 kgISBN: 978-9928-103-13-0  

Price 13.88
More
In Stock

Publisher: Botimet Dudaj

Fëmija i fshehtë, Camilla Läckberg

Shkrimtarja e serisë së krirneve Erika Falk, tronditet kur zbulon një medalje naziste mes sendeve të nënës së saj të ndjerë. E frymezuar për të rrëmuar thenë në sekretet e familjes, ajo viziton një mësues histone në pension për të marrë përgjigje. Dy ditë më pas, ai vdes. Detektivi Patrik Hedstrom është me leje atësie.

Price 13.32
More
In stock

Publisher: Dituria

Rruga e së keqes, Robert Galbraith

Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës.

Price 16.65
More
In stock

Publisher: Morava

Damka e djallit, Glenn Cooper

Romë, 1139. I trazuar, një burrë ngriti sytë drejt kupës qiellore. Duke ndjekur shenjat e paralajmëruara nga paraardhësit, mbërriti në Qytetin e Përjetshëm për të qenë i pranishëm gjatë shfaqjes së eklipsit, ku rreshtimi i yjeve do të jetë i papërsëritshëm.

Price 9.99
More
In stock

Publisher: Dituria

Putzi - Pianisti i Hitlerit, Thomas Snégaroff

Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ky burrë ekstravagant që ngjalli xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tyre të cilit i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë.

Price 11.10
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Rregulli i ekuilibrit, Gianrico Carofiglio

Një pranverë e çuditshme, e pavendosur, ashtu sikurse gjendja shpirtërore dhe psikologjike e Guido Guerrierit. I strukur në një cep të errët, për shkak të një historie personale që e nxit të mendojë për jetën, Guido mbyllet në vetvete. Bashkëbiseduesi i tij i parapëlqyer është thesi i boksit që varet në mes të dhomës së ndenjes.

Price 9.99
More
In stock

Publisher: Bota Shqiptare

Një apartament në Paris, Guillaume Musso

Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. 

Price 13.32
More
Last items in stock

Publisher: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.

Price 13.32
More
In stock
Comments (0)