• Banner

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, Miguel de Cervantes Saavedra

Shumë pak mund të ketë ngelur pa thënë për Don Kishotin. Në këtë kulm të letërsisë universale, në romanin e parë modern, Servantesi trilloi historinë e një sojliu fshatar, i cili marroset prej leximit të tepërt të romaneve kalorësiake dhe, si kalorës i mirëfilltë endacak, merr udhët me qëllimin e mirë për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.

10.41
Quantity
In stock

Description

Title: Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës
Original: El ingenioso hidalgo Don Quixote de la Mancha
Category: Novella
Author:  Miguel de Cervantes Saavedra
Translator: Bajram Karabolli
Publisher: Albas
Year: 2022
Pgs: 1704
Weight: 0.52 kg
ISBN: 978-9928-375-88-9
This book is in Albanian

Fragment nga vëllimi i dytë, kap. IX)

Don Kishoti duke udhëhequr, pasi eci nja dyqind hapa, doli përpara asaj mase të madhe që bënte hijen. Aty dalloi një kullë të madhe dhe menjëherë kuptoi se kjo ndërtesë nuk ishte një kështjellë, por kisha kryesore e qytetit. Dhe tha:
- Kemi gjetur kishën, Sanço.
- E shoh, - tha Sançoja, - por, dashtë Zoti të mos përplasemi me varrezat, se nuk është mirë të ecim nëpër varre në orë këtë orë. Aq më tepër se zotërisë sate i kam thënë, nëse më kujtohet mirë, se shtëpia e zonjës Dulqinjë ndodhet në një qorrsokak.
- Të vraftë Zoti! – e mallkoi Don Kishoti. - Ku ke parë ti, budalla i dreqit, që të ketë kështjella dhe pallate mbretërore të ndërtuara në rrugë qorre?
– Imzot, nuk thonë kot: fshat e zanat, derë e tabiat. Mbase, këtu në Tobozë e kanë zakon të ndërtojnë pallate dhe ndërtesa të mëdha nëpër rrugica. Prandaj, i lutem hirësisë sate të më lërë të kërkoj nëpër këto rrugica a shtigje që më dalin përpara: kushedi, mbase në ndonjë cep më del përpara ajo kështjella që thua zotrote, që dashtë Zoti e mos qoftë, se po na vërdallos e po na  lodh shumë.
– Sanço, - gati u inatos Don Kishoti, - fol me respekt, për gjërat e zonjës sime. Eja tani, të mos nxehemi dhe ta hedhim kovën në pus, pa litar.
- Imzot, - i tha Sançoja, - unë jam i qetë, por, ama hirësi jote t’i vërë gishtin kokës dhe të mendoj se si unë mund ta mbaj mend dhe ta gjejë tani në mesnatë shtëpinë e zonjës sonë, kur e kam parë vetëm një herë? Pse nuk e gjetke dot zotrote, që duhet ta kesh parë mijëra herë?
- Sanço, - iu kthye Don Kishoti, - po deshe mos ma sos durimin. Dëgjo këtu, or heretik: a nuk të kam thënë një mijë herë që, gjatë gjithë jetës sime, nuk e kam parë asnjëherë të pashembulltën Dulqinjë? Unë kurrë nuk e kam kaluar pragun e pallatit të saj dhe se jam i dashuruar me të vetëm duke të dëgjuar se ç’flitej për bukurinë dhe mençurinë e saj të famshme.
- Tani e marr vesh këtë, - tha Sançoja. - Ama, kur nuk e paska parë hirësia jote, as unë nuk e paskam parë.
- Këtë nuk ta pranoj, Sanço, - u përgjigj Don Kishoti, - sepse vetë më ke thënë që e kishe parë duke shoshitur grurin, kur më solle përgjigjen e letrës që i dërgova me ty.
– Mos u kap pas kësaj, imzot, - ia ktheu Sançoja, - se të kam thënë që edhe vizita ime apo përgjigja që të solla, pra, edhe ato qenë me të dëgjuar; sepse kështu di çdo gjë për zonjën Dulqinjë dhe e kam aq të lehtë të rrëfej për të, sa edhe të zë qiellin me dorë.
- Sanço, o Sanço! – i tha, gjithë inat, Don Kishoti. – Nëse shakaja nuk bëhet kur duhet, del për keq. Kur unë të them që as e kam parë dhe as i kam folur zonjës së shpirtit tim, nuk duhet të thuash edhe ti që as e paske parë dhe as nuk paske folur me të, sepse ti e di mirë që e kundërta është e vërtetë.

Product Details

Specific References

isbn
9789928375889
ean13
9789928375889
16 other products in the same category:

Publisher: Pegi

Ferma e kafshëve, George Orwell

Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli  më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë  çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e  totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe...

Price 8.33
More
In stock

Reference: 2839

Publisher: Zambaku

Haxhi Murati, L. N. Tolstoj

Haxhi Murati, krahu i djathtë i luftëtarit epik të Kaukazit, Shejh Shamilit, bëhet i famshëm për trimëritë dhe bëmat e tij në sukseset që arriti në luftën çlirimtare kundër rusëve. Por, situata ndryshon nga një ngjarje, tisi i mistershëm i të cilës ende nuk është zbuluar. Haxhi Murati hyn në kalanë Vozdvijenskaja dhe u bë e ditur se ai kaloi në anën e...

Price 5.21
More
Last items in stock

Publisher: Pema

Gjyqi (Procesi), Franz Kafka

Të gjykohesh për një faj që nuk e di, nga disa gjykatës që nuk i sheh dhe në emër të një ligji që askush s’e thotë, e tillë mund të jetë përmbledhja e kësaj historie të jashtëzakonshme që ka zënë vend në fondin e artë të letërsisë botërore, duke e bërë Franz Kafkën që të jetë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Price 9.37
More
In stock

Publisher: Botime Koliqi

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.

Price 12.49
More
In stock

Reference: 2338

Publisher: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve ( dhe natyrisht çdo përpjekje për t'i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce – it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s'mund të krahasohet.

Price 15.62
More
Out-of-Stock

Publisher: Kokona

Ana Karenina, Vol. 1-2, L. N. Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

Price 14.57
More
In stock

Publisher: Buzuku

Armiku i popullit, Henrik Ibsen

"Armiku i Popullit", i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s "Kështu foli Zarathustra", është drama e tij sociale m'e bukur dhe m'e fortë.... Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura...

Price 6.77
More
In stock

Reference: SKU001451

Publisher: Te tjere

Krim dhe ndëshkim, Fjodor M Dostojevski

"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit.

Price 15.62
More
Out-of-Stock

Publisher: Bota Shqiptare

Abacia e Northhangerit, Jane Austen

Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur.

Price 10.41
More
In stock
Comments (0)