• Banner

Dalje për ajër, George Orwell
  • Dalje për ajër, George Orwell

Dalje për ajër, George Orwell

Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës.

CHF8.82
Quantity
In stock

Description

Title: Dalje për ajër

Original: Coming Up for Air

Category: Novel

Author: George Orwell

Albanian translator: Gjergj Erebara

Publisher: Shtëpia e Librit

Year: 2021

Pgs: 272

Weight: 0.180 kg

ISBN: 978-9928-4646-3-7

This book is in Albanian

Mbi librin

Xhorxh Boulingu përballet me një krizë të shumëfishtë: Ai është mesoburrë, e ka lënë veten të shëndoshet dhe tashmë i kanë rënë të gjithë dhëmbët.  Ai ka një jetë të mesme, bën një punë të mërzitshme duke shitur polica sigurimi - për të cilat pranon se janë biznes dallaveresh - si dhe është një njeri që ka frikë! Frikë nga bombat, nga shkopat e gomës, nga radhët e gjata për të blerë bukë.

Gazetat tabloide e sigurojnë se gjërat janë mirë, se teknologjia i ka mposhtur bombat, ndërsa nuk harrojnë të raportojnë me bollëk për vrasje makabre dhe... për martesën e Mbretit Zog, diku larg, atje nëpër botë. Ishte pikërisht pankarta e shtypit të ditës, e cila njoftonte dasmën e mbretit shqiptar, ajo që e zhyti personazhin e Orwellit në mendime të thella për kapitalizmin e egër, banalitetin e shoqërisë së shtresës së mesme dhe të medias tabloide.

Ai kërkon të shpëtojë nga të gjitha këto, duke u kthyer pas në kohë, te një vend ku ishte gjithmonë verë, ku dilte për peshk, sepse “peshkimi është e kundërta e luftës” dhe ku nuk kishte rrjete supermarketesh, as bythëlëpirje te shefi, as telendisje të punëtorit; një botë ku nuk kishte Hitler. 

Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës. 

Orwelli e shkroi këtë libër në kohën kur gjendej me pushime në Marok, nga shtatori i vitit 1938 deri në mars të vitit 1939, ku kishte shkuar për mot të ngrohtë, pasi ishte sëmurë. Romani u planifikua të përkthehej dhe të botohej në shumë vende të Evropës (ku disa sharje për Hitlerin pritej të hiqeshin nga teksti), por ato plane dështuan për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. 

Që nga ripublikimet, në vitet 1950, në Britani, SHBA, e vende të tjera, "Dalje për ajër" është bërë një nga romanet më të dashur për lexuesit, të cilët e kanë zbuluar Orwellin jo vetëm nga romanet Ferma e kafshëve dhe 1984.

Ky libër vjen në shqip për herë të parë. 

Product Details
You might also like

Publisher: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Price CHF6.86
More
In stock
16 other products in the same category:

Publisher: Toena

Zonja me kamelie, Aleksandër Dyma (i riu)

Histori tepër e dhimbshme dhe romantike e Margaritës! Ajo është një vajzë e zgjuar, zemërbardhë dhe tepër e bukur (një nga vajzat më të bukura në Paris), me prejardhje nga një shtresë e varfër. Margarita është e sëmurë me tuberkuloz dhe në spitalin ku kurohet njihet me Dukën, martohet dhe bën jetën e një zonje të madhe duke pritur e përcjellë dashnorët...

Price CHF5.88
More
Out-of-Stock

Reference: 2711

Publisher: Bota Shqiptare

Vajza e postës, Stefan Cvajg

Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvicër.

Price CHF9.80
More
In Stock

Publisher: Argeta LMG

Tartufi, Molieri

Disa studionjës të përmendur të veprës së Molierit ngulin këmbë se krijimtaria e tij ka karakter "feudal", se ai është rob i klasicizmit. Disa të tjerë mendojnë se ai është ideolog i rendit të tretë, duke ia përshtatur veprën e tij realizmit borgjez.

Price CHF5.88
More
In stock

Publisher: Buzuku

Armiku i popullit, Henrik Ibsen

"Armiku i Popullit", i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s "Kështu foli Zarathustra", është drama e tij sociale m'e bukur dhe m'e fortë.... Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura...

Price CHF6.37
More
In stock

Publisher: Onufri

Komedia Hyjnore, Dante Alighieri

Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.

Price CHF29.40
More
In stock

Reference: SKU002045

Publisher: Argeta LMG

Xha Gorioi, Honore de Balzak

Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.Në këtë shtëpi qëndronin pleq e të rinj duke paguar një shumë mujore sipas marrvëeshjes. Një ndër banorët ishte Xha Gorio, një ish i pasur që e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona.

Price CHF8.72
More
In stock

Publisher: Dituria

Paraja, Emil Zola

Pushteti i parasë, fuqia, lavdia, janë leva që lëvizin pothuajse gjithçka në botën njerëzore. Në fuqizimin e pafre dhe më pas në shkatërrimin e Bankës Botërore, shohim shpërblimin për çmendurinë e përgjithshme, magjinë e pushtetin e parasë te të gjithë personazhet e romanit. Të gjithë i nënshtrohen Sakarit të plotfuqishëm: agjentët, shtypi, politika,...

Price CHF8.82
More
In stock
Comments (0)