Dy libra në lidhje me Romën e lashtë
  • Dy libra në lidhje me Romën e lashtë

Dy libra në lidhje me Romën e lashtë

Te ky produkt ofrohet një roman historik nga Roma e lashtë, Imperium nga Robert Harris si dhe libri referencë për historinë e Romës nga historiania britanike Mary Beard. Dy librat veçmas kushtojnë 2500 lekë, ofrohen me 20% ulje.

ALL2,500
Quantity
In stock

Description

Libri i parë

Imperium nga Robert Harris është një thriller mbi jetën e Ciceronit, shtetarit romak, mbivendosur me njohuritë e pakohë mbi politikën dhe mungesën e moralit në politikë, me manipulimin e turmave, zgjedhjeve dhe shtetit, gjë që e bën këtë roman një lloj udhërrëfyesi politik.

Ciceroni, shkrimet e të cilit janë aq të bollshme sa dominojnë burimet romake të shekullit të Parë p.e.s., ishte njeriu që erdhi nga asgjëja për t’u ngjitur në majë të hierarkisë politike të Romës duke përdorur vetëm aftësinë e tij në oratori.

Harris na e sjell karrierën e tij sa duke i qëndruar besnik burimeve historike, aq edhe duke plotësuar boshllëqet e asaj që historia nuk na e ka thënë me ngjarje që sipas tij, “me doemos duhet të kenë ndodhur”.

Intrigat dhe makinacionet e politikës së përditshme i japin shije atyre që në histori i njohim si përplasjet e mëdha të shekullit të I-rë p.e.s., betejat dhe aleancat mes Cezarit, Pompeit, Krasit e Ciceronit krahas figurave të veçanta si Klaudia, e njohur si nga letrat e Ciceronit, ashtu edhe nga poezitë e dashurisë së Katulusit. Lexo më shumë: [Blogu]

Libri ka 438 faqe dhe çmim kopertine prej 1000 lekësh.

Libri i dytë

Historiania britanike bashkëkohore Mary Beard na jep në librin SPQR, një histori e Romës së Lashtë njëmijë vjet histori të qytetit, perandorisë dhe shoqërisë romake në një libër me 643 faqe ku përfshihen edhe 16 faqe ilustrime me ngjyra. Beard zbulon Romën duke u përpjekur t’i japë përgjigje pyetjes se si ndodhi që një qytezë e vogël diku në Itali u transformua në një nga perandoritë më të mëdha dhe jetëgjata në historinë e botës. Ajo na mëson gjithashtu se sa shumë ndikim ka historia e Romës dhe marrëdhënia jonë me romakët në mënyrën e të menduarit të qytetërimit Perëndimor në kohën tonë.

“Ne dimë për romakët sot më shumë nga sa ata dinin për veten e tyre”, argumenton Beard për të treguar se sa shumë ne kemi për të mësuar nga historia e Romës. Lexo më shumë: Sekretet e Romës së Lashtë, si mund të ndërtohet një perandori

Libri ka 643 faqe, 16 ilustrime me ngjyra dhe çmim kopertine prej 1500 lekësh.

Product Details
16 other products in the same category:

Ofertë, Tre libra për 2400 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; Një dashuri transatlantike, Simone De Beauvoir; Hanibali, Livi. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3250 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2400 lekë.
ALL3,250
More

Ofertë, Tre libra për 2400 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Dalje për ajër, George Orwell . Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3200 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2400 lekë.
ALL3,200
More

Ofertë, Tre libra për 2400 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Bukë me sallam, Charles Bukowski; Femrat, Charles Bukowski, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2400 lekë.
ALL2,900
More

Ofertë, Tre libra për 2100 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante; Jeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2800 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2100 lekë.
ALL2,800
More

Tre libra të George Orwell, për 20 euro, posta e përfshirë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë, kanë çmim kopertine 2600 lekë. Ofrohen për 20 euro, posta e përfshirë për Kosovën dhe Maqedoninë.
ALL2,160
More

Katër libra të George Orwell, për 2000 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë dhe Tri ese, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen vetëm gjatë festave të fundvitit për 2000 lekë si ide dhurate. Posta falas brenda Shqipërisë. 
ALL2,900
More

Publisher: Shtëpia e Librit

Flush, një biografi nga Virginia Woolf

…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve...
ALL700
More

Ofertë, Tre libra për 1900 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; Lavdi Katalonisë, George Orwell; Hanibali, Livi. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2650 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1900 lekë.
ALL2,650
More

Ofertë, Tre libra për 1700 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Flush, një biografi nga Virginia Woolf; Bob Legjenda, Arlinda Guma; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2300 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1700 lekë.
ALL2,300
More

Ofertë, Tre libra për 2600 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; Imperium, Robert Harris; Quo Vadis, Henryk Sienkiewicz. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3300 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2600 lekë.
ALL3,300
More

Ofertë, Tre libra për 1200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Lavdi Katalonisë, George Orwell; Mbi tiraninë, Timothy Snyder; Tri ese, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 1700 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1200 lekë.
ALL1,700
More

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Flush, Virginia Woolf; Zhurma e Kohës, Julian Barnes; Dalje për ajër, George Orwell; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell, kanë çmim kopertine 3100 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.
ALL3,100
More

Ofertë, Tre libra për 1800 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder, Lavdi Katalonisë, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2400 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1800 lekë.
ALL2,400
More

Ofertë, Tre libra për 1600 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; Kapitalizmi dhe Liria, Milton Friedman; TMbi tiraninë, Timothy Snyder. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2200 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1600 lekë.
ALL2,200
More

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.
ALL3,000
More