Reference: SKU000001

Brand: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Review(s): 0

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Price ALL700.00
More
In stock

Reference: SKU001180

Brand: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Review(s): 0

Title: AksidentiOriginal: AksidentiCategory: NovelAuthor: Ismail KadarePublisher: OnufriYear: 2010Pgs. 274Weight: 0.347 kgISBN: 978-99956-87-12-0

Price ALL800.00
More
In stock
All best sellers
  • Banner

  • Reduced price

Ofertë, dy libra në lidhje me Romën e lashtë me 10% ulje

Rating 

Te ky produkt ofrohet një roman historik nga Roma e lashtë, Imperium nga Robert Harris si dhe libri referencë për historinë e Romës nga historiania britanike Mary Beard. Dy librat veçmas kushtojnë 2500 lekë, ofrohen bashkë për 2250 lekë.

ALL2,500.00
ALL2,250.00 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Libri i parë

Imperium nga Robert Harris është një thriller mbi jetën e Ciceronit, shtetarit romak, mbivendosur me njohuritë e pakohë mbi politikën dhe mungesën e moralit në politikë, me manipulimin e turmave, zgjedhjeve dhe shtetit, gjë që e bën këtë roman një lloj udhërrëfyesi politik.

Ciceroni, shkrimet e të cilit janë aq të bollshme sa dominojnë burimet romake të shekullit të Parë p.e.s., ishte njeriu që erdhi nga asgjëja për t’u ngjitur në majë të hierarkisë politike të Romës duke përdorur vetëm aftësinë e tij në oratori.

Harris na e sjell karrierën e tij sa duke i qëndruar besnik burimeve historike, aq edhe duke plotësuar boshllëqet e asaj që historia nuk na e ka thënë me ngjarje që sipas tij, “me doemos duhet të kenë ndodhur”.

Intrigat dhe makinacionet e politikës së përditshme i japin shije atyre që në histori i njohim si përplasjet e mëdha të shekullit të I-rë p.e.s., betejat dhe aleancat mes Cezarit, Pompeit, Krasit e Ciceronit krahas figurave të veçanta si Klaudia, e njohur si nga letrat e Ciceronit, ashtu edhe nga poezitë e dashurisë së Katulusit. Lexo më shumë: [Blogu]

Libri ka 438 faqe dhe çmim kopertine prej 1000 lekësh.

 

Libri i dytë

Historiania britanike bashkëkohore Mary Beard na jep në librin SPQR, një histori e Romës së Lashtë njëmijë vjet histori të qytetit, perandorisë dhe shoqërisë romake në një libër me 643 faqe ku përfshihen edhe 16 faqe ilustrime me ngjyra. Beard zbulon Romën duke u përpjekur t’i japë përgjigje pyetjes se si ndodhi që një qytezë e vogël diku në Itali u transformua në një nga perandoritë më të mëdha dhe jetëgjata në historinë e botës. Ajo na mëson gjithashtu se sa shumë ndikim ka historia e Romës dhe marrëdhënia jonë me romakët në mënyrën e të menduarit të qytetërimit Perëndimor në kohën tonë.

“Ne dimë për romakët sot më shumë nga sa ata dinin për veten e tyre”, argumenton Beard për të treguar se sa shumë ne kemi për të mësuar nga historia e Romës. Lexo më shumë: Sekretet e Romës së Lashtë, si mund të ndërtohet një perandori

Libri ka 643 faqe, 16 ilustrime me ngjyra dhe çmim kopertine prej 1500 lekësh.

Product Details
Reviews

Write your review

Ofertë, dy libra në lidhje me Romën e lashtë me 10% ulje

Ofertë, dy libra në lidhje me Romën e lashtë me 10% ulje

Te ky produkt ofrohet një roman historik nga Roma e lashtë, Imperium nga Robert Harris si dhe libri referencë për historinë e Romës nga historiania britanike Mary Beard. Dy librat veçmas kushtojnë 2500 lekë, ofrohen bashkë për 2250 lekë.

Write your review
1 produkt tjetër në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Përshtypje(t): 0

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...

Çmimi 500,00 Lekë
More
Në gjendje