• Banner

  • Out-of-Stock
Profile letrare,  Milaim Nelaj
  • Profile letrare,  Milaim Nelaj

Profile letrare, Milaim Nelaj

Volume discounts

Quantity Unit discount You Save
3 £3.36 Up to £10.07

Titulli Profile letrare - Literary Profiles Autori Milaim Nelaj Gjinia Studime Redaktor Sokol Jakova Shtëpia Botuese OMSCA-1, janar 2009 Faqe: 160 Pesha: 0.18 kg   Për autorin:<br /

£3.40
Quantity
Out-of-Stock

Description

Titulli Profile letrare - Literary Profiles Autori Milaim Nelaj Gjinia Studime Redaktor Sokol Jakova Shtëpia Botuese OMSCA-1, janar 2009 Faqe: 160 Pesha: 0.18 kg   Për autorin: Studiuesi Melaim Nelaj ka lindur në Kukës, më 1946. Jeton në Tiranë që nga viti 1951. Ka botuar herë pas here në shtypin periodik shkrime studimore, por edhe krijimtari letrare dhe publicistike.   Ky është libri i parë me studime letrare, ku janë përfshirë studime për 20 krijues. Me këtë libër autori vjen si një studiues i formuar, një qëmtues i pjekur i dukurive letrare dhe vlerave më të mira të shkrimtarëve të ndryshëm të letërsisë për fëmijë e të rinj.   Për librin: Letërsia shqipe për fëmijë e të rinj në ditët e sotme, megjithëse më e përhapuara dhe më e lexuara, sepse Shqipëria ka me mijëra lexues të vegjël nëpër shkolla, biblioteka e kudo, fatkeqësisht, ka mbetur më pak e vlerësuar dhe në njëfarë mënyre disi e harruar në raport me letërsinë për të rritur. Kjo edhe për faktin se kritika dhe studiuesit letrarë kanë heshtur me kohë dhe për këtë letërsi me rëndësi të veçantë në edukimin e brezave të rinj, rrallë e për mall shkruhet dhe botohet ndonjë artikull në “malin” e gazetave të ndryshme, që dalin përditë në tregun mediatik të vendit.   Në këtë mjedis të amullt të studimit të kësaj letërsie, nisma e sudiuesit Milaim Nelaj, që me punën e tij të përkushtuar e pasionante, më se dyvjeçare, arriti të na japë këtë libër me portrete shkrimtarësh - përfaqësues të letërsisë së sotme për fëmijë e të rinj, është vërtet për t’u përgëzuar. Autori në rrjedhën e viteve ka botuar herë pas here shkrime të kësaj natyre në shtypin periodik, por edhe krijimtari letrare dhe publicistike.   Puna disavjeçare si mësues i ka krijuar mundësinë të njihet edhe më shumë me jetën dhe botën e fëmijëve, njëherësh i ka rritur dashurinë për letërsinë në tërësi e veçanërisht për atë për fëmijë, si edhe respektin e konsideratën ndaj krijuesve të saj. Dhe frytin e kësaj pune studimore sot e kemi në duar, e shfletojmë, e lexojmë dhe gjykojmë për të.   Milaim Nelaj, me këtë libër studimor, vjen si një studiues i formuar, një qëmtues i pjekur i dukurive letrare dhe i vlerave më të mira të autorëve të ndryshëm të letërsisë për fëmijë e të rinj, portretet e të cilëve, sipas rendit alfabetik, i ka përmbledhur në libër, por edhe si nuhatës i mprehtë i dobësive e mangësive që hasen në krijimtarinë e tyre, si dhe në tërë letërsinë tonë për të fëmijë e të rinj. Ai analizon me logjikë veprat letrare, zgjedh për ilustrim pasazhet e tyre më të goditura, duke përdorur një stil aspak të thatë, të zvarrisur, proliks, por plot “lëng”, të gjallë, që nxit kërshërinë për ta lexuar librin nga fillimi në fund. Autori e njeh mrë procesin e analizës letrare për ta zbërthyer krijimin artistik, për të zbuluar idetë e mesazhet që ai përcjell, njëherësh për të vënë në dukje edhe veçoritë e poetikës në krijues të ndryshëm, duke u ndalur jo vetëm tek elementet kryesore të formës, po deri te detajet dhe imtësitë shprehëse. Prandaj lexuesi i librit do ta bëjë menjëherë dallimin midis individualiteteve krijuese dhe portreteve të shkrimtarëve që janë përmbledhur në libër.          Mund të themi pa e tepruar se disa prej këtyre portreteve përbëjnë një shtrat të mirë, me themele të forta, që në të ardhmen studiuesi Milaim Nelaj mund ta shfrytëzojë për të hartuar edhe monografi të veçanta për këta autorë. Ky libër vjen si një ndihmesë me vlerë edhe në procesin mësimor të lëndës së letërsisë dhe në leximet jashtëshkollore. Prej tij do të përfitojnë mjaft si mësuesit e këtij profili, ashtu edhe nxënësit e shkollave, për të njohur në mënyrë të plotë jetën dhe veprimtarinë letrare të shkrimtarëve të sotëm për fëmijë e të rinj, si dhe veçoritë e karakteristikat individuale të kësaj krijimtarie.             Me librin e tij, studiuesi Milaim Nelaj shton bindshëm radhën e studiuesve të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, si: Bedri Dedja, Odhise Grillo, Klara Kodra, Xhevat Syla, Agim Deva, Astrit Bishqemi, Ramazan Çadri etj., dhe pa dyshim, në të ardhmen prej këtij autori do të kemi edhe vepra të tjera studimore. Sokol Jakova

Product Details
SKU000837
16 other products in the same category:

Të bëhesh njeri i mbinatyrshëm, Dr.Joe Dispenza

Një libër i jashtëzakonshëm që përbashkon disa nga të dhënat  më te thella shkencore me dijet e lashtësise, për të demonstruar se njerëz si ti dhe unë mund të bëhemi qenie të mbinatyrshme për sa kohë që marrim dijet udhëzimet e duhura, dhe si t'i zbatojmë ato përmes meditimeve të ndryshme.

Price £9.35
More
Out-of-Stock

Publisher: Minerva

Pse flemë?, Matthew Walker

Duke vepruar në trurin tonë, gjumi përmirëson aftësitë tona për të mësuar, për të kujtuar dhe për të marrë vendime racionale. Ai kalibron emocionet, fuqizon sistemin imunitar dhe rregullon metabolizmin. Ëndrrat lehtësojnë kujtimet tona të dhimbshme dhe krijojnë një realitet virtual që nxit kreativitetin.

Price £12.75
More
In stock

Publisher: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave,...

Price £8.50
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Në pritje të një bebeje, Orion Gliozheni

Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojnë të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dinë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mirë e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.

Price £21.25
More
In stock

Publisher: Botart

Sapiens, Yuval Noah Harari

Gjithëpërfshirës, provokues dhe i guximshëm, Sapiens ka sfiduar gjithçka dinim rreth të qenit njeri: mendimet tona, veprimet tona, fuqinë tonë... dhe të ardhmen tonë.

Price £17.00
More
In stock

Publisher: IDK

Tri sprova për matematikën, Aleko Minga

Përse është objektiv dhe i pashmangshëm procesi i matematizimit të shkencës? Cila është dialektika e tij? Çka u ofron matematika shkencave që matematizohen? Përse depërtimi i matematikës në degët e tjera të dijes është një stimul i fuqishëm përparimi për vetë matematikën?

Price £5.10
More
In stock
Comments (0)