• Banner

  • Reduced price

DY LIBRA, ME ULJE 20%

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Flush një biografi nga Virginia Woolf dhe Zhurma e kohës nga Julian Barnes . Cmimi i kopertinës për të dy librat është 1400 lekë. Ofrohen me 20% ulje.

ALL1,400
ALL1,120 Save 20%
Quantity
In stock

Description

Flush- …botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve të së cilit Woolf pa jetën britanike të kohës së poeteshës Barret – Browning. Lexo më shumë:

Zhurma e KohësTani, i sigurt se do të internohet në Siberi, apo me më shumë gjasa, do të ekzekutohet aty për aty, Shostakoviçi reflekton për fatin e tij, për historinë personale, për prindërit, muzikën, gratë e jetës së tij, fëmijët dhe të gjithë ata, jeta e të cilëve varet shumë edhe nga fati i tij. Megjithëse një goditje fati e shpëton atë nga të qenit një nga miliona viktimat e kultit të Stalinit, ai do të jetojë nën frikë dhe terror përgjatë dekadave që pasuan nën terrorin e despotizmit: ai detyrohet të përfaqësojë vlerat sovjetike në një konferencë kulturore në Nju Jork, detyrohet të anëtarëtohet në parti dhe vazhdimisht shtyhet të kënaqë ata që janë në pushtet në dëm të integritetit të tij moral. Lexo më shumë:

Product Details
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
You might also like

Reference: SKU001595

Publisher: Skanderbeg Books

Njolla në mur, Virginia Woolf

E ç'mund të ishte më tërheqëse sesa një djalë para se ai të fillonte të kultivonte zgjuarsinë e tij? Është shumë i bukur për ta parë, nuk ka shumë dëngla; e kupton instiktivisht domethënien e artit dhe letërsisë; e shijon jetën e vet dhe bën që edhe të tjerët t'i shijojnë të tyret.

Price ALL1,000
More
In Stock

Publisher: Pegi

Natë e ditë, Virginia Woolf

Katerinë Hilberi është e bukur dhe e privilegjuar, por me një të ardhme të paqartë. Ajo duhet të zgjedhë midis poetit të pazakontë Uilliam Rodni dhe pasionit të saj të rrezikshëm për Ralf Denhamin.

Price ALL1,200
More
In stock

Publisher: Pegi

Enigma e një fundi, Julian Barnes

Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.

Price ALL800
More
In stock
16 other products in the same category:

Publisher: Pegi

Armëpushimi, Primo Levi

Ai rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: OMSCA-1

Lutje detit, Khaled Hosseini

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.

Price ALL800
More
In stock

Tre libra, 25% ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder dhe Tri Ese nga George Orwell. Të tri librat kanë çmim kopertine 1800 lekë. Ofrohen me 25% ulje.

Price ALL1,800
More
In stock

Reference: SKU000906

Publisher: Dituria

Habia Filozofike, Zhane Hersh

Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe...

Price ALL800
More
In stock

Publisher: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...

Price ALL500
More
In stock

Publisher: Shtëpia e Librit

Zhurma e Kohës, Julian Barnes

Shkrimtari bashkëkohor britanik Julian Barnes vjen me këtë roman mbi jetën e kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç, njw nga romanet më të rëndësishme të botuara gjatë viteve të fundit nga ky shkrimtar, fitues i çmimit Man Booker.

Price ALL700
More
In stock

Reference: K3R5

Publisher: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Price ALL2,500
More
Last items in stock

Publisher: Skanderbeg Books

Elefanti zhduket, Haruki Murakami

"Elefanti zhduket" është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.

Price ALL1,300
More
In stock

Publisher: Pegi

Historia e vajzës së humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".

Price ALL1,200
More
In stock

Dy Libra, me 20% ulje

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Ferma e Kafshëve dhe Lavdi Katalonisë nga George Orwell. Cmimi i kopertinës për të dy librat është 1700 lekë. Ofrohen me 20% ulje.

Price ALL1,700
More
In stock

Publisher: Onufri

Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare

Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.

Price ALL900
More
Last items in stock
Comments (0)