Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman
  • Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman
  • Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman

Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman

Pema

Deri në ditën kur psikologu Daniel Goleman botoi këtë libër, njerëzimi ishte i fiksuar me idenë që njeriu duhet të mësojë të zgjidhë ushtrime logjike të komplikuara, sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë i sukseshëm në biznes dhe në jetë. Por a mundet të “zgjidhësh” dashurinë si ushtrim logjik? Inteligjenca emocionale na shpjegon ne se ka më shumë rëndësi aftësia jonë për të vepruar në kushtet e emocioneve, për të marrë vendime ndërsa na rreh zemra dhe jo aftësia për të llogaritur përmendësh sa bëjnë 257*1234.

kr161.00
Quantity
In stock

Description

Title: Inteligjenca emocionale
Original: Emotional intelligence
Category: Psychology
Author: Daniel Goleman
Albanian translator: Vladimir Banushi
Publisher: Pema
Year: 2018
Pgs: 404
Weight: 0.486 kg.
ISBN: 978-9951-721-51-6

Mbi librin

A na e përcakton koeficienti i inteligjencës fatin? Jo aq sa mund të mendojmë ne. Bestselleri i autorit Daniel Goleman na tërheq vëmendjen se këndvështrimi ynë për inteligjencën njerëzore është shumë i ngushtë. Arsyeja është se ne injorojmë një sërë aftësish që kanë ndikim shumë të madh në ecurinë e jetës sonë.

Sot, shumë vite pas botimit të parë të veprës, termi "inteligjencë emocionale" është bërë pjesë e të folurit tonë të përditshëm. Duke u mbështetur në hulumtime shkencore që sjellin risi në fushën e studimit të funksionit të trurit dhe të sjelljes njerëzore, Goleman na parashtron faktorët të cilët bëjnë që një person me IQ të lartë të mos arrijë ndonjë gjë të madhe në jetë, ndërkohë që një me IQ mesatare t'i kapë majat e suksesit.

Këta faktorë në të cilët përfshihet vetënjohja, vetëpërmbajtja dhe empatia, i japin një kuptim tjetër të qenit "i mençur". Edhe pse bazat e saj ndërtohen nga përvojat e fëmijërisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet nga përvojat e fëmijërisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet edhe në moshë të pjekur. Përfitimet që ajo do të na sjellë në shëndet, në marrëdhënie dhe në punë mund të jenë të menjëhershme.

Komente mbi librin

"Shumë tërheqës... të bën për vete."

New York Times

"Një libër i zhdërvjellët që ta ngacmon kërshërinë... përmes tij, Goleman – i ia ka dalë t'i japë një ndihmë të madhe si shkencës, ashtu edhe arsyes."

Philadelphia Inquirer

Product Details
Pema

Specific References

ISBN
9789951721516
EAN13
9789951721516
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Reference: SKU001201

Publisher: Te tjere

Arratisje nga liria, Eric Fromm

Humbja e unit, zëvendësimi i tij me një pseudoun e lë individin në një gjendje të thellë pasigurie. Ai është i mbërthyer nga dyshimi, mbasi duke qenë në thelb një refleks të asaj që të tjerët presin prej tij, në një farë mënyre ka humbur identitetin e vet.
kr69.00
More

Reference: SKU001484

Publisher: Dija-Poradeci

Planeti i femrave, Manjola Gusho

Nuk do t'i rezistoni tundimit për ta lexuar. Gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të rejat, do të mësojnë shumë nga universi i femrave, por edhe i marrëdhënieve midis partnerëve, do të mësojnë të fshehta të "çuditshme" për sjelljen, do të qeshin me humorin fantastik të fshehur midis rreshtave të librit.
kr34.50
More

Publisher: OMSCA-1

Mendo dhe bëhu i pasur, Napoleon Hill

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t'i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë...
kr115.00
More

Publisher: Bota Shqiptare

Miracle morning, sekreti jo qa i dukshëm por i garantuar që të ndryshon jetën, Hal Elrod

Po sikur të zgjohesh nesër dhe çdo fushë e jetës tënde të fillojë të shndërrohet? Çfarë do të ndryshoje? Metoda “Miracle Morning” tashmë po shndërron jetën e dhjetëra mijëra njerëzve anembanë botës, duke u treguar si të zgjohen çdo ditë me më tepër energji, motivim dhe fokus, për ta ngritur jetën në një nivel të ri. Ka qenë këtu, para syve tanë, gjatë...
kr115.00
More

Publisher: Fan Noli

Gjuha e harruar, Erich Fromm

Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni.
kr92.00
More

Reference: SKU001205

Publisher: Te tjere

Tri ese mbi teorinë seksuale, Sigmund Freud

Pak shkrime të shekullit tonë kanë patur një ndikim kaq të fortë mbi zakonet, pedagogjinë, pra me fjalë të tjera mbi mënyrën tonë të trajtimit të seksualitetit dhe jetës, sa ky parashtrim i qartë i rëndësisë së madhe të seksualitetit në jetën psikike të njeriut.
kr69.00
More

Publisher: Aeditions

Libri i Psikologjisë

A jemi ndryshe nga të tjerët... apo u përshtatemi atyre? Pse kujtojmë dhe pse harrojmë? Si mund ta matim inteligjencën? Këto pyetje e të tjera syresh janë thelbi i punës së mendimtarëve dhe studiuesve më të mëdhenj në botë në fushën magjepsëse të psikologjisë.
kr287.50
More

Publisher: Minerva

Sekreti i shpirtit binjak, Arielle Ford

Arielle Ford ofron, në terma frymëzues dhe inkurajues, përvojën e saj direkte se si të përgatiteni në vetëdije, zemër dhe shpirt për të tërhequr, njohur dhe për t'iu përgjigjur thirrjes së shpirtit, për një lidhje dashurore të vërtetë dhe të vetëdijshme.
kr92.00
More
You might also like

Reference: 2477

Publisher: Tirana Times

Gjeopolitika e emocioneve, Dominique Moisi

Title: Gjeopolitika e emocioneveOriginal: The Geopolitics of emotionsCategory: Social sciencesAuthor: Dominique MoïsiAlbanian translator: Shpëtim ÇuçkaPublisher: Tirana TimesYear: 2010Pgs. 256Weight: 0.321 kgISBN: 978-9928-4003-0-7
kr138.00
More

Reference: 2545

Publisher: Plejad

Psikologjia e inteligjencës, Jean Piaget

Jean Piaget, psikolog zviceran, pioner i studimeve mbi zhvillimin e fëmijëve, që me veprën e tij të njohur në mbarë botën, arriti të ketë një ndikim dhe një efekt të thellë në fushën e psikologjisë, sociologjisë, edukimit dhe ligjit. 
kr69.00
More