Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7.29
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10.93
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10.41
More
All best sellers
  • Out-of-Stock
Nostalgjia është aroma,  Nizar Kabani, Mahmud Dervish
  • Nostalgjia është aroma,  Nizar Kabani, Mahmud Dervish

Nostalgjia është aroma, Nizar Kabani, Mahmud Dervish

Ajan

Kush do t’i ndalojë agresionet, o qyteti im, Kundrejt teje, o perlë e besimeve

Kush do ta lajë gjakun nga muri i gurit?

Kush do ta shpëtojë Inxhilin?

Kush do ta shpëtojë Kuranin?

Kush do ta shpëtojë Mesihun, nga ata që e vranë Mesihun?

Kush do ta shpëtojë njeriun?

O Jerusalem.. o qyteti im.

6.25
Quantity
Out-of-Stock

Description

Titulli: Nostalgjia është aroma

Gjinia: Poezi

Autori: Nizar KabaniMahmud Dervish

Shqipëroi: Agron Islami

Shtëpia botuese: Ajan

Viti: 2020

Fq. 120

Pesha: 0.145 kg

ISBN: 978-608-66605-0-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Pjesë nga libri

Në natën e Krishtlindjes..

O Jerusalem, o qyteti i trishtimeve?

O lot i madh që rrokulliset qepallave

Kush do ta ndalojë armiqësinë?

Kush do t’i ndalojë agresionet, o qyteti im, Kundrejt teje, o perlë e besimeve

Kush do ta lajë gjakun nga muri i gurit?

Kush do ta shpëtojë Inxhilin?

Kush do ta shpëtojë Kuranin?

Kush do ta shpëtojë Mesihun, nga ata që e vranë Mesihun?

Kush do ta shpëtojë njeriun?

O Jerusalem.. o qyteti im.

O Jerusalem.. o dashuria ime.

Nesër... nesër do të lulëzojë limoni

Do të gëzohen kallëzat e gjelbra dhe ulliri

Dhe do të qeshen sytë.

Do të kthehen pëllumbat shtegtarë

Te çatitë e dëlira.

Do të rikthehen fëmijët të luajnë

Do të puqen prindërit dhe bijtë

Në fushat e lulëzuara.

O trualli im...

O trualli i paqes dhe i ullirit.

Mbi autorët

Mahmud Dervish lindi më 13 Mars 1941 në Al-Birweh, Palestinë, në një familje myslimane sunite. Gjatë themelimit të Shtetit të Izraelit në 1948, fshati i tij u shkatërrua dhe familja e tij u largua për në Liban. Ata u kthyen vitin pasardhës.

Si i ri, Dervishi u përball me arrest shtëpiak dhe burgosje për aktivizmin e tij politik dhe për leximet e hapura të poezive të tij. Në vitin 1970, ai u nis për në Rusi, ku ndoqi studimet në Universitetin e Moskës për një vit, dhe më pas u transferua në Kajro. Në Kajro u takua me shkrimtarët e mëdhenj eruditë si Nexhip Mahfudh, Teufik Hakim etj.. me të cilët kaloi ditë të lumtura dhe pasionante. Ai jetoi në mërgim për njëzet e gjashtë vjet, mes Beirutit dhe Parisit, deri në kthimin e tij në Izrael në 1996, pas së cilës u vendos në Ramallah në Bregun Perëndimor.

Dervishi konsiderohet një nga poetët më të rëndësishëm palestinez, arabë dhe ndërkombëtarë, emri i të cilit shoqërohet me poezinë e revolucionit dhe atdheut, dashurisë, lirisë dhe romantizmit. Dervishi konsiderohet një nga autorët që ndikoi tepër në përparimin e poezisë moderne arabe dhe futjen e simbolizmit në të. Ai ka shkruar edhe dokumentin e Deklaratës së Pavarësisë së Palestinës, që u shpall në Algjeri.

Mahmud Dervish nuk shkroi kurrë një roman, edhe pse qe një lexues i etur romanesh. Kur u pyet: A ke menduar ndonjëherë të shkruash një roman si shumë poetë që e shkruanin atë në kufijtë e poezisë së tyre? Ai u përgjigj: Me dashurinë time të pakufizuar për romanin, kurrë nuk kam menduar ta shkruaja një të tillë. Por unë i lakmoj romanistët sepse bota e tyre është më e gjerë. Dhe romani mund të strehojë të gjitha format e njohurisë, kulturës, problemeve, shqetësimeve dhe përvojave jetësore. Ai mund të përvetësojë poezinë dhe llojet e tjera letrare dhe të përfitohet pamasë.

Dikush mund të pyesë: Pse Mahmud Dervish nuk e shkroi autobiografinë e tij, siç bënë disa shkrimtarë të tjerë? Por, ai do të gjejë përgjigjen në rreshtat e tij poetike dhe prozaike ku do të shquajë disa detaje të kësaj biografie, të përcjellë këtu dhe atje herë në një mënyrë të zbehur dhe herë në një tjetër të qartë. Në të vërtetë, shumë nga poezitë dhe prozat e tij ndërtohen në dëshmi nga jeta e tij personale, prandaj dhe nuk është e rrallë të gjesh një kujtim për nënën e tij, babanë, gjyshin dhe disa nga vëllezërit e tij në poemat e tij dhe në disa vepra prozaike.

I llogaritur si poeti më i shquar i Palestinës, Dervishi botoi koleksionin e tij të parë me poezi, “Lulet e Ullinjve”, në vitin 1964, kur qe 22 vjeç. Që atëherë, ai ka botuar afërsisht tridhjetë vëllime poezish dhe proze të cilat janë përkthyer në më shumë se njëzet e dy gjuhë të botës.

Poeti ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për nder të tij Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abaz, shpalli tri ditë zije në të gjitha trojet palestineze, për të shprehur dhimbjen për vdekjen e poetit gjenial, duke e cilësuar Dervishin si “dashnorin e Palestinës” dhe “pionierin e projektit kulturor modern dhe udhëheqësin atdhetar të shkëlqyeshëm e bujar”. Mahmud Dervishi prehet në Ramallah, ku për më tepër, i është caktuar një truall në Pallatin e Kulturës në Ramallah. Për nder të tij, ky pallat tani mban emrin “Pallati i Kulturës i Mahmud Dervishit”.

Më thuaj mirëmëngjesi, më thuaj ç’të duash, që jeta të më dhurojë rrugën e saj.

Nizar Taufik Kabani është poet bashkëkohor sirian. Ai lindi më 21 mars 1923 në një familje të vjetër qytetare nga Damasku. Gjyshi i tij Abu Halil Kabani konsiderohet një nga pionierët e teatrit arab. Kabani ishte një diplomat, poet, shkrimtar dhe botues. Stili i tij poetik ndërthur thjeshtësinë dhe delikatesën në zbërthimin e temave të dashurisë, njeriut, romancës, lirisë, fesë dhe nacionalizmit. Ai është një nga poetët bashkëkohorë më të nderuar në botën arabe dhe më tej është cilësuar edhe si poeti kombëtar i Sirisë.

Nizari e filloi jetën duke iu përkushtuar gjërave të tjera artistike veç poezisë, si piktura dhe muzika. Prandaj, në moshën dymbëdhjetë vjeçare ai ndoqi prirjen e tij drejt pikturës, duke menduar se ajo ishte rruga e tij. Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare ai iu kushtua pasionit për muzikën. Mirëpo, këto dëshira sikur iu venitën dhe kështu iu kthye poezisë në të cilën ai e gjeti veten, ku filloi të vizatojë poemat e tij me stilolaps siç vizatonte pikturat e tij me ngjyra. Ai e shkroi poemën e tij të parë në vitin 1939, kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç gjatë një udhëtimi shkollor me anije drejt Italisë. Poema titullohej Fjalët e zeshkanes, që më vonë, në vitin 1944, u bë edhe titulli i vëllimit të tij të parë me poezi.

Kabani u nderua dhe u simpatizua gjerësisht për vargun e tij romantik dhe sensual. Vepra e tij u përhap jo vetëm në dhjetëra vëllimet e tij të poezisë, por edhe në tekste të paraqitura nga interpretues të shquar. Përmes të shkruarit gjatë gjithë jetës, Kabani e bëri gruan, lirinë dhe dashurinë temë kryesore dhe frymëzuese. Vetëvrasja e së motrës përpara syve, e cila nuk qe e gatshme atëbotë të lidhte kurorë me një burrë të cilin nuk e donte, e ndikoi thellësisht Kabanin. Pas kësaj, ai shprehu pakënaqësi ndaj dominancës mashkullore dhe shpesh shkroi nga këndvështrimi i një gruaje e në mbrojtje të lirive shoqërore të gruas.

Poezitë e tij të mëvonshme përfshinin një tendosje të fortë kundër autoritarizmit. Në veçanti – “O Sulltan, zotëria im!” - është cituar ndonjëherë nga arabët si një lloj stenografie e mprehtë për zhgënjimin e tyre me jetën nën diktatura. Gruaja e dytë e Kabanit, Belkis Ravi një mësuese irakene të cilën e kishte njohur në një recital poezish në Bagdad, u vra në një sulm me bomba nga guerilët proiranianë në Bejrut, ndërsa po punonte për seksionin kulturor të Ministrisë së Irakut.

Nizar Kabani i jetoi vitet e fundit të jetës së tij në Londër dhe i dha lamtumirën Damaskut në një vizitë të tij të fundit para se të jepte shpirt në Londër më 30 prillin e 1998. Ai la një amanet duke thënë: “Unë të prehem në Damask, në barkun që më mësoi poezinë dhe krijimtarinë dhe më dhuroi alfabetin e jaseminit.”

Sa i përket fesë të Nizar Kabanit, ai lindi në një familje myslimane sunite.

Mos u përpiq t’i ndryshosh njerëzit, thjesht, duaji ata! Dashuria është ajo që na ndryshon të gjithëve. Sikur të mos ekzistonte, do ta shpiknim.

Product Details
Ajan

Specific References

ISBN
9786086660505
EAN13
9786086660505
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Publisher: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...
10.41
More

Publisher: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.
12.49
More

Reference: 2845

Publisher: Aleph

Shenime nga realiteti i vetes, Jorie Graham

Title: Shënime nga realiteti i vetesCategory: PoetryAuthor: Jorie GrahamAlbanian translator: Gentian ÇoçoliPublisher: AlephYear: 2012Pgs. 168Weight: 0.24 kgISBN: 978-9928-4115-3-0
6.25
More

Publisher: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, Paul Celan

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernowitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).
7.29
More

Publisher: Zenit Editions

Astar mëndafshi, Balil Gjini

Në tempullin e gënjeshtrës (vështruar nga brenda)Në flluska sapuni pllaquritesh, o bukuria e rreme.Ah, kjo botë reale le të takset kurbanMe ato karfica ylberi në flokët e reve.
6.25
More

Publisher: Aleph

Mbreti i Milingonave, Zbigniew Herbert

Këto ese ‘mitologjike’ përballen, sikundër vetë mitet, me temat madhore në botë, por njëherësh, ato na falin kënaqësi të vërteta mendore dhe na tregojnë ne ‘ si të jetojmë’.
11.45
More

Publisher: Aleph

Masivi i gjumit, Durs Grunbein

Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.
10.41
More

Reference: 2672

Publisher: Plejad

Lulet e se keqes, Sharl Bodler

Title: Lulet e së keqesOriginal: Les Fleurs du MalCategory: PoetryAuthor: Sharl BodlerAlbanian translator: Dritan ThomollariPublisher: PlejadYear: 2004Pgs. 160Weight: 0.21 kgISBN: 978-99927-746-1-4
4.68
More

Reference: SKU000481

Publisher: OMSCA-1

12 poete rumune, Antologji

Titulli12 poetë rumunëAntologjiPërzgjodhi dhe shqipëroi nga origjinaliDionis BubaniPërmbanMihai EmineskuViktor EftimiuLuçian BlagaHoria VintilëEmil ManuNikita StëneskuNikolae LabishMarin SoreskuGjeorgje TomozeiNe
5.21
More

Publisher: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
6.25
More
You might also like