• Banner

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Koha e Tretë, Maylis Besserie; Dielli që perëndon, Osamu Dazai; Rrëfimi,  Leon Tolstoy;Me lumin midis,  Ngugi Wa Thiong’o, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.

32.19
Quantity
In stock

Description

Koha e Tretë- Ky roman i parë na shpalos një Beckett befasues, që pret fundin, i shndërruar në një farë mënyre në një nga personazhet e tij. Shohim të parakalojnë episode që kanë shënjuar ekzistencën e tij, por gjithashtu jetën e përditshme në “Koha e tretë”, ku Beckett ka jetuar vërtet. Pushtohemi nga një emocion që rritet, ndërsa romani shoqëron irlandezin e shquar drejt heshtjes së tij të fundit.

Dielli që perëndon- Dielli që perëndon nga Osamu Dazai është një nga romanet më të mira të letërsisë japoneze të shekullit të njëzetë. Botuar fillimisht në vitin 1947, romani flet për jetën e një familjeje aristokratësh të rrënuar në periudhën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe është bërë referencë gjuhësore që nga ajo kohë.

Rrëfimi-Rrëfimi ishte shkaku që solli shkishërimin e tij nga kisha ortodokse, por ai krijoi gjithashtu edhe një lëvizje të re, Kristianët Tolstojanë, të cilët ndoqën mësimet e tij në të gjithë botën, pavarësisht se vetë Tolstoi u tha atyre të ndjekin ndërgjegjen e vet dhe jo mendimet e tij. 

Me lumin midis-Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë.

Product Details
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Premoli, Céspedes dhe Barnes

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të letërsisë bashkëkohore: Dashuri dhe telashe, Anna Premoli; Ditari i ndaluar, Alba de Céspedes; E vetmja histori, Julian Barnes. Të tre librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë.

Price 29.97
More
In stock

Publisher: Shtëpia e Librit

Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli

Niccolò Machiavelli, një nga analistët më famëkëqij, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët...

Price 7.77
More
In stock

Tre libra, 25% ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder dhe Tri Ese nga George Orwell. Të tri librat kanë çmim kopertine 1800 lekë. Ofrohen me 25% ulje.

Price 19.98
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.

Price 16.65
More
In stock

Publisher: Pegi

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete, M. Karagacis

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematike që trajton, është krahasuar me Getsbin e madh të shkrimtarit amerikan F.S. Fitzgerald.

Price 22.20
More
In stock

Katër gjenerata shkrimtaresh, ofertat e panairit

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me autore gra, të përzgjedhura për cilësinë dhe për ndikimin që kanë pasur në historinë e botës: 1. Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir, me shqipërimin e professor Edmond Tupja; 2. Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood ; 3. Një dhomë më vete, Virginia Woolf ; 4. Koha e tretë, Maylis Besserie. Të katërta...

Price 32.19
More
Last items in stock

Publisher: Dukagjini

Demiani, Hermann Hesse

Hermann Hesse, shkrimtar, poet dhe piktor gjermani-zviceran, lindi më 1887 në Calë, Gjermani dhe vdiq më 1962 në Montagnola (Zvicër). Ai ka fituar çmimin Nobel në Letërsi më 1946.

Price 12.21
More
In stock

Ofertë, Tre libra për 2400 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Bukë me sallam, Charles Bukowski; Femrat, Charles Bukowski, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2400 lekë.

Price 32.19
More
In stock

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.

Price 33.30
More
In stock

Katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: 1. Liza në botën e çudinavet, ribotim i përkthimit të parë të kësaj kryevepre botërore në gjuhën e Shqipërisë së Mesme; 2. Rashomoni nga Ryunosuke Akutagaëa; 3. I shumëshituri I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër nga George Orwell dhe; 4. Dielli që perëndon nga Osamu Dazai.

Price 34.41
More
In stock

Byung-Chul, Woolf, Orwell dhe Musil

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me ese: Shoqëria e sfilitur, Byung-Chul, Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera, George Orwell dhe Mbi budallallëkun, Robert Musil. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2750 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më...

Price 30.53
More
In stock
Comments (0)