Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
£0.00
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
£5.95
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
£8.93
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
£8.50
More
All best sellers
Ofertë, Tre libra për 2100 lekë
  • Ofertë, Tre libra për 2100 lekë

Ofertë, Tre libra për 2100 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John FanteJeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2800 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2100 lekë.

£23.80
Quantity
In stock

Description

Dalje për ajër- Ishte pikërisht pankarta e shtypit të ditës, e cila njoftonte dasmën e mbretit shqiptar, ajo që e zhyti personazhin e Orwellit në mendime të thella për kapitalizmin e egër, banalitetin e shoqërisë së shtresës së mesme dhe të medias tabloide.

Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë-Isha i deformuar, një gungë po më fryhej nga mbaskreje, hundën e kisha te kërthiza, sytë në birë të bythës. Imë ‘më qe një gomaricë, një lopë, një dosë, një pulë, një dhi. Gjinia e saj ishin tutsa, hajna, kurva, të fandaksur që do i sosnin ditët në azile të lojturish. 

Jeta e gënjeshtërt e të rriturve-Për të përballuar jetën dhe përditshmërinë njerëzit gënjejnë, mbi të gjitha gënjejnë veten. Në çastet kur faji dhe turpi i kanosen ndërgjegjes, kur këto ndjenja tronditin bindjet tona më të thella për imazhin që kemi për veten, gënjeshtrat apo “përrallat e bukura” duket se na vijnë në ndihmë për të na mbrojtur nga përballja me realitetin.

Product Details
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Letërsia franceze! Ernaux, Besserie, Vigan

Në këtë paketë ofrojmë katër romane nga letërsia franceze: Vendi i babait, Annie Ernaux, Pasion i thjeshtë, Annie Ernaux, Koha e tretë, Maylis Besserie dhe Djemtë e pashëm, Delphine Vigan. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më shumë oferta...
£22.95
More

Publisher: Berk

Histori kësisoj, Rudyard Kipling

Kjo përmbledhje përrallash për fëmijë është një koleksion tregimesh indiane nga fëmijëria e nobelistit Rudyard Kipling. Në intervistat që do jepte në vijim ai do t'i cilësonte këto rrëfenja si pjesë e traditës së lashtë e të urtë, përcjellë gojarisht nga gratë e Indisë.
£8.50
More

Katër gjenerata shkrimtaresh, ofertat e panairit

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me autore gra, të përzgjedhura për cilësinë dhe për ndikimin që kanë pasur në historinë e botës: 1. Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir, me shqipërimin e professor Edmond Tupja; 2. Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood ; 3. Një dhomë më vete, Virginia Woolf ; 4. Koha e tretë, Maylis Besserie. Të katërta...
£24.65
More

Publisher: Dukagjini

Demiani, Hermann Hesse

Hermann Hesse, shkrimtar, poet dhe piktor gjermani-zviceran, lindi më 1887 në Calë, Gjermani dhe vdiq më 1962 në Montagnola (Zvicër). Ai ka fituar çmimin Nobel në Letërsi më 1946.
£9.35
More

Rowling, Bond, Orwell dhe Kuteli

Në këtë paketë ofrojmë katër libra për fëmijë: Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling; Një arush me emrin Padington, Michael Bond; Ferma e kafshëve, George Orwell dhe; Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli.  Të katër librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekësh, ofrohen për 2600 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme...
£25.50
More

Seneca, Frankl dhe Tolstoi

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të karakterit filozofik: Shkurtësia e jetës, Seneca; Në kërkim të kuptimit, Viktor E. Frankl dhe; Rrëfimi, Leon Tolstoi. Të tre librat kanë çmim kopertine prej 2200 lekës, ofrohen për 1760 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme vetëm gjatë ditëve të panairit. Kliko këtu për të parë më shumë nga...
£18.70
More

Katër libra të George Orwell, për 2000 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë dhe Tri ese, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen vetëm gjatë festave të fundvitit për 2000 lekë si ide dhurate. Posta falas brenda Shqipërisë. 
£24.65
More

Ofertë, katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë: 1. Kronikë në gur, Ismail Kadare, 2. Ferma e kafshëve, George Orwell, 3. Nata e Ustikës, Petro Marko, 4. Plaku dhe deti, Ernest Hemingway. Mund t’jua sjellim në shtëpi me pagesë në dorëzim në të gjithë Shqipërinë. Të katra librat kushtojnë 2700 lekë, ju mund t’i porosisni tani për 2400 lekë dhe përfitoni postë falas. Dërgoni...
£22.95
More

Tre libra, 25% ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder dhe Tri Ese nga George Orwell. Të tri librat kanë çmim kopertine 1800 lekë. Ofrohen me 25% ulje.
£15.30
More

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.
£12.75
More

Paketa “Banaliteti i së keqes” – katër libra

Huazuam titullin e Hannah Arendt për këtë paketë me katër libra që flasin për tiraninë dhe njeriun. Në këtë paketë ofrojmë librat Banaliteti i së keqes nga Hannah Arendt, Bindja ndaj autoritetit nga Stanley Milgram, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev dhe Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder. Të katra librat kanë çmim...
£30.60
More

Premoli, Céspedes dhe Barnes

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të letërsisë bashkëkohore: Dashuri dhe telashe, Anna Premoli; Ditari i ndaluar, Alba de Céspedes; E vetmja histori, Julian Barnes. Të tre librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë.
£22.95
More

Publisher: Botimet Dudaj

Vendi i babait, Annie Ernaux

Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe...
£6.80
More

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.
£25.50
More