• Banner

1q84. Libri i parë, Haruki Murakami

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.

17.76
Quantity
In stock

Description

Title: 1q84. Libri i parë
Original: 1q84 Book 1 (April – June)
Zhanre: Novel
Author: Haruki Murakami
Translator: Ilir I. Baçi
Publisher: Skanderbeg Books
Year: 2021
400 ogs
ISBN: 978-9928-221-45-2

This book is in Albanian

 

“Unë rrëfej histori… jam një pilot shpresëdhënës dhe i përulur i mendjes dhe i shpirtit”, Haruki Murakami, 2010, The New York Times

Një grua e çuditshme me emrin Aomame, e cila qysh në moshën dhjetëvjeçare, kohë kur e ka provuar dhe e ka humbur njëherësh ndjesinë dashurore, është kthyer në një qenie të ftohtë. Për arsye që mund të duken të përligjura në libër, ajo ka mes të tjerash edhe profesionin e vrasëses së burrave që dhunojnë gratë e tyre. Aomame takon rastësisht një vajzë të re të shkujdesur që punon police dhe do të nisin bashkë ca aventura të thekshme seksi me burra që i ndeshin bareve të Tokios. Diku tjetër, Tengo, një shkrimtar i ri e me një histori familjare të trishtë, do të mbetet peng i rishkrimit të librit të një adoleshenteje, Fuka-Erit, dhe prej penës së tij libri jo vetëm do të marrë formë, por edhe çmimin më të madh për të rinj. Por çfarë ka pas gjithë këtyre ngjarjeve? Loja e Murakamit me elemente të realizmit magjik dhe fantazisë së njohur të tij, i kthen ato në erëza që do t’ia ruajnë shijen leximit deri në fund. Qiej me dy hëna, dhi që nxjerrin nga goja Njerëz të vegjël, vajza që mendojnë bukur e flasin pak, giljakë që e urrejnë rrugën automobilistike, janë të pranishëm kudo si shenja të patjetërsueshme dhe na çojnë në shtresime joshëse dhe në padurimin dhe kureshtjen për ta vazhduar historinë. “1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.

“Elementet e këtij libri kanë të bëjnë më shumë me vendosmërinë e Murakamit për të përshkruar, shpjeguar dhe për ta bëtë të dukshme pothuajse gjithçka që ai zgjedh të përmendë.” The New York Times

“Librat e tij [Murakamit] janë një ftesë e këndshme për këdo që mendon se është shtyrë të futet, pa lejen e tij, në një labirinth.” The Guardian

Product Details

Specific References

isbn
9789928221452
ean13
9789928221452
16 other products in the same category:

Publisher: Fan Noli

Parku i lojërave u mbyll, Mario Levi

Sa e trishtueshme që përsëri fjalët e mia përplasen në murin tënd. Jam i vetëdijshëm se që të jetoj, kam nevojë për ty. Por a mund të besojmë se janë të nevojshme ato që kanë ndodhur në atë kohë, kur unë them se ajo kohë ka mbetur shumë prapa?

Price 8.88
More
In stock

Publisher: Toena

Hipi, Paulo Coelho

Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të thellë të ekzistencës.

Price 11.10
More
In stock

Publisher: Pegi

Matja e botës, Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.

Price 8.88
More
In stock

Reference: SKU000730

Publisher: Onufri

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.  

Price 5.55
More
In stock

Reference: SKU000728

Publisher: Onufri

Vajza e drejtorit të cirkut, Jostein Gaarder

Ishte një lojë e shkurtër, shumë e shkurtër. Isha vënë me shpatulla në mur nga mbretëresha e zezë dhe e kisha humbur lojën. Jam fajtor, jo me dashje, por për shkak të një pakujdesie të madhe. Më vjen turp nga vetja. Ky është përfundimi, më vjen turp.

Price 11.10
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Libri i Baltimoreve, Joel Dicker

Në plot 430 faqe, Markus Goldman, protagonisti i shkëlqyer rrëfen në vetën e parë historinë e familjes së madhe Goldman – tashmë të ndarë në dy shtresa shoqërore: Goldmanët e pasur që jetojnë në Baltimorë dhe Goldmanët e mesëm të Montklerit, të cilëve u përket edhe Markusi.

Price 15.54
More
In stock

Reference: SKU001423

Publisher: OMSCA-1

Streha, Wm Paul Young

Maku është një njeri i paqetë, i tronditur nga humbja e vajzës së tij. Një ditë gjen në kutinë postare një letër misterioze, të nënshkruar nga dikush me emrin Papi, emërtim me të cilin gruaja e tij i drejtohej Zotit. Në letër i kërkohej që të shkonte te "Streha", pikërisht në vendin ku vajza e tij e vogël Misi u gjet e vrarë nga një maniak.

Price 7.77
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001328

Publisher: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.

Price 7.77
More
Out-of-Stock

Publisher: OMBRA GVG

Mahur Beste, Ahmet Hamdi Tanpinar

E vërteta është se Behxhet Beu edhe i donte pasqyrat, por edhe frikësohej prej tyre. Me fytyra të qeshura, këto orendi të dashura përthithnin brenda tyre çdo gjë që takonin në dritë, e kishte raste kur ato të mbyllnin me forcë e ashtu heshtazi të balsamosnin në një mënyrë të çuditshme... Pasqyrat, e shpërndara në të katër anët, ishin simbol i një kohe të...

Price 6.66
More
In stock

Reference: SKU001486

Publisher: Bota Shqiptare

Kazablanka, Jordan Popov

Me stilin e tij elegant, Jordan Popovi, si satirist i madh, ka aftësinë të të bëjë të shoqërosh me buzëqeshje edhe fraza të tilla si: "Ne jemi vend i mundur. Pa qenë në luftë, në jemi në gjendje kapitullimi... dhe në kanë mbetur dofarë optimistësh në këtë vend ata janë avokatët".

Price 7.77
More
Last items in stock
Comments (0)