• Banner

  • Out-of-Stock
Te kesh dhe te mos kesh, Ernest Hemingway
  • Te kesh dhe te mos kesh, Ernest Hemingway

Të kesh dhe të mos kesh, Ernest Hemingway

Zbavitës dhe tragjik, i gjallë dhe poetik, me një ndikim të jashtëzakonshëm emocional, “Të kesh dhe të mos kesh” e ngre aventurën e madhe letrare në një nivel të ri.

CHF4.95
Quantity
Out-of-Stock

Description

Title: Të kesh dhe të mos kesh
Original: To have and have not
Category: Novel
Author: Ernest Hemingway
Albanian translator: Alqi Kristo
Publisher: Onufri
Year: 2007
Pgs. 184
Weight: 0.242 kg
ISBN: 978-99943-42-21-1

Fragment nga libri

Ai më thoshte se s'kishte grua si unë dhe unë mendoja se s'kishte burrë si ai. Këtë e kam ditur mirë, por tani më vdiq. Tani duhet të filloj të bëj diçka. E di që duhet. Por kur ke pasur një burrë të tillë, të cilin ta vranë disa kubanë morracakë, nuk je në gjendje të fillosh menjëherë, sepse çdo ndjenjë e brendshme të ka lënë. Nuk di ç'të bëj. Nuk është njësoj si atëherë kur bënte udhëtime të largëta.

Atëherë, ai kthehej gjithmonë në shtëpi, kurse tani do të kaloj jetën vetëm. Jam dhe e shëndoshë, e shëmtuar, e plakur dhe atë nuk e kam më që të më thotë se jam e mirë. Ai ishte aq i mirë për mua, aq i besueshëm dhe gjithnjë i nxirrte paratë në një mënyrë a në një tjetër dhe unë s'bëhesha merak për para, vetëm për atë dhe tani s'e kam më.

Këto të këqija nuk i ndien ai që vritet. S'do desha t'ia dija sikur të isha vrarë unë. "Heri ishte si në gjumë" tha doktori. Ai nuk u përmend fare. Unë u gëzova që vdiq aq lehtë, sepse, o Zoti Krisht, në varkë do të ketë vuajtur shumë. Nuk e di nëse më ka kujtuar mua ose për se ka menduar. Besoja se në atë gjendje nuk do të mendosh për asgjë.

Besoj se do të ketë pasur dhembje të mëdha. Por, më në fund, i humbi ndjenjat. Do t'i lutesha Krishtit që të kisha vdekur unë në vend të tij. Por nga të luturat s'del gjë. Asgjë nuk del nga lutjet. Duhej të kisha vajtur në varrim. Por bota nuk e kuptojnë. Ata nuk e dinë se si je ti. Sepse njerëzit e mirë janë të paktë.

Askush nuk e di se si e ndien veten ti, sepse nuk e kupton të keqen që të ka gjetur. Dhe, në rast se do të jetoj edhe njëzet vjet, me se do të merrem vallë? Asnjëri nuk do të të mësojë se ç'të bësh dhe s'ke se ç'bën, veçse t'i nënshtrohesh fatit dhe të fillosh menjëherë të merresh me ndonjë punë. Ja, këtë duhet të bëj. Por dua të di, o Zoti Krisht, si do t'i kaloj netët? E si mund të kalohet nata kur nuk të zë gjumi?

Besoj se do ta ndjesh veten ashtu siç e ndien ajo që ka humbur burrin. Mundet që të kalohet. Çdo gjë mund të kalohet në këtë botë të mallkuar. Besoj se e gjeta që tani se si ta kalojmë. Ndrydhi të gjitha ndjenjat, vdis nga brenda dhe çdo gjë do të kalojë lehtë. Vdis për së gjalli, ashtu si bëjnë më të shumtët e njerëzve, në të shumtën e kohës. Besoj se kjo është rruga më e mirë.

Më duket se e fillova mirë. Fillova mirë, meqenëse s'kam si bëj ndryshe. Besoj se kjo është ajo që duhet të bëj. Tamam kjo. Atëherë e fillova mirë, pra, tani jam më e fortë se çdo njeri... Përjashta ishte një ditë e bukur dhe e ftohtë dimri subtropikal dhe degët e palmave fërkoheshin me njëra – tjetrën nga era e lehtë e veriut. Disa njerëz, të veshur me rroba dimri, kalonin me biçikleta përpara shtëpisë. Ata qeshnin. Në kopshtin e madh të shtëpisë matanë rrugës, këndonte një pallua.

Nga dritarja dukej deti i rreptë, i ri dhe i kaltër nga drita e dimrit. Një motoskaf i madh po hynte në liman dhe atje tej, në horizont, nja shtatë milje më tutje, dukej një vapor cisternë në profil, i vogël e i qartë, faqe detit të kaltër, që udhëtonte drejt perëndimit, duke kaluar afër shkëmbinjve për të mos djegur qymyr kundër rrymës.

Mbi autorin

Ernest Hemingway (1899 – 1961), i lindur në Oak Park, Ilinois, e filloi karrierën e tij si shkrimtar në redaksinë e një gazete në Kansas City, në moshën 17 vjeçare. Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në Luftën e Parë Botërore, ai u bashkua me një njësi vullnetare në ushtrinë italiane. Kur u kthye në Shtetet e Bashkuara, ai u bë reporter për gazetat amerikane e kanadeze dhe më pas shkoi sërish në Europë, për t'u marrë me ngjarje të tilla si Revolucioni Grek.

Gjatë viteve '20, Hemingway u bë anëtar i grupit të amerikanëve të emigruar në Paris, gjë që e përshkoi në veprën e tij të parë të rëndësishme "Dhe lind Dielli". Po aq e suksesshme ishte edhe vepra "Lamtumirë armë", historia e zhgënjimit të një oficeri amerikan dhe dezertimi i tij në luftë. Eksperiencën e tij si reporter gjatë luftës civile në Spanjë, Hemingway e shfrytëzoi për të shkruar romanin e tij më ambicioz "Për kë bien kambanat".

Një ndër veprat e tij të rëndësishme është edhe romani "Të kesh dhe të mos kesh". Në këtë roman shumë realist, e megjithatë, çuditërish delikat dhe të guximshëm, Hemingway përshkruan me mendjemprehtësi vuajtjet individuale të atyre që "kanë" dhe të atyre që "s'kanë", si dhe krijon një nga portretet më delikate e më prekëse në krijimtarinë e tij. Zbavitës dhe tragjik, i gjallë dhe poetik, me një ndikim të jashtëzakonshëm emocional, "Të kesh dhe të mos kesh" e ngre aventurën e madhe letrare në një nivel të ri.

Product Details
SKU000741
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
You might also like

Reference: SKU000714

Publisher: Kokona

Lamtumirë armë, Ernest Heminguej

Heminguej u rrit në një mjedis mbytës provincial nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës.

Price CHF6.94
More
In Stock

Reference: SKU001244

Publisher: Kokona

Plaku dhe Deti, Ernest Hemingway

Plaku dhe deti, romani i shkurtër heroik i Ernest Hemingway u botua në vitin 1952 dhe fitoi ccmimin Pulitzer më 1952. Kjo është vepra e fundit madhore e autorit. Ai rrëfen betejën e një peshkatari të moshuar në një betejë epike për të kapur një peshk shpatë gjigand. Ndërsa lufton për tre ditë, peshkatari i moshuar admiron fuqinë dhe dinjitetin e peshkut...

Price CHF6.94
More
In Stock
16 other products in the same category:

Publisher: Arrow Books

For Whom the Bell Tolls, Ernest Hemingway

 The story of Robert Jordan, a young American in the International Brigades attached to an antifascist guerilla unit in the mountains of Spain, it tells of loyalty and courage, love and defeat, and the tragic death of an ideal. In his portrayal of Jordan's love for the beautiful Maria and his superb account of El Sordo's last stand, in his brilliant...

Price CHF13.87
More
Last items in stock

Publisher: Vintage

Death in the afternoon, Ernest Hemingway

Here he describes and explains the technical aspects of this dangerous ritual, and "the emotional and spiritual intensity and pure classic beauty that can be produced by a man, an animal, and a piece of scarlet serge draped on a stick.

Price CHF8.67
More
Last items in stock

Publisher: Arrow Books

The First Forty-Nine Stories, Ernest Hemingway

But I would rather have it bent and dulled and know I had to put it on the grindstone and hammer it into shape and put a whetstone to it, and know that I had something to write about, than to have it bright and shining, and nothing to say, or smooth and well-oiled in the closet, but unused.'

Price CHF13.62
More
Last items in stock

Publisher: Arrow Books

A Moveable Feast, Ernest Hemingway

Featuring a personal Foreword by Patrick Hemingway, Ernest’s sole surviving son, and an Introduction by grandson of the author, Seán Hemingway, editor of this edition, the book also includes a number of unfinished, never-before-published Paris sketches revealing experiences that Hemingway had with his son, Jack, and his first wife Hadley. Also included...

Price CHF12.39
More
Out-of-Stock

The Nick Adams Stories, Ernest Hemingway

The collection follows Nick's life as a child to parent, along with soldier, veteran, and writer and feature some of Hemingway's earliest work such as "Indian Camp" and some of his best-known short stories, including "Big Two-Hearted River." Perfect for longtime Hemingway fans and as an introduction to one of America's most famous writers.

Price CHF18.58
More
Last items in stock

Publisher: Arrow Books

The Torrents of Spring, Ernest Hemingway

The characters they meet are absurd and yet strangely familiar. Short, fast-paced, funny, The Torrents of Spring throws light on Hemingway's later work - and is a delight to read. Here we can see the developing talent of one of the great novelists of the twentieth century.

Price CHF8.67
More
In stock

Publisher: Arrow Books

The Essential Hemingway, Ernest Hemingway

https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/218-ernest-hemingwayThe Essential Hemmingway is the perfect introduction to his astonishing, wide-ranging body of work. This impressive collection includes the full text of Fiesta, Hemingway's first major novel; long extracts from his three greatest works of fiction, A Farewell to Arms, To Have and Have Not and For...

Price CHF16.05
More
Last items in stock

Reference: SKU000714

Publisher: Kokona

Lamtumirë armë, Ernest Heminguej

Heminguej u rrit në një mjedis mbytës provincial nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës.

Price CHF6.94
More
In Stock

Publisher: Vintage

Fiesta: The Sun Also Rises, Ernest Hemingway

When the couple drift to Spain to the dazzle of the fiesta and the heady atmosphere of the Bullfight, their affair is strained by new passions, new jealousies, and Jake must finally learn that he will never possess the woman that he loves.

Price CHF11.15
More
Last items in stock

Publisher: Arrow Books

To Have and Have Not, Ernest Hemingway

To Have and Have Not is the dramatic story of Harry Morgan, an honest man who is forced into running contraband between Cuba and Key West as a means of keeping his crumbling family financially afloat. His adventures lead him into the world of the wealthy and dissipated yachtsmen who throng the region, and involve him in a strange and unlikely love affair.

Price CHF12.98
More
Last items in stock

Publisher: Vintage

The Old Man and the Sea, Ernest Hemingway

Set in the Gulf Stream off the coast of Havana, Hemingway's magnificent fable is the tale of an old man, a young boy and a giant fish. This story of heroic endeavour won Hemingway the Nobel Prize for Literature. It stands as a unique and timeless vision of the beauty and grief of man's challenge to the elements.

Price CHF10.90
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Për kë bie këmbana, Ernest Hemingway

Për kë bie këmbana është një roman i Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Hemingëay shfrytëzoi eksperiencën e tij si reporter lufte për të mbërthyer shpirtin e Luftës Civile të Spanjës përmes historisë së mësuesit amerikan Robert Jordan, i cili u bashkua me forcat antifashiste. Ngjarja zhvillohet përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve të Jordan në kampin e...

Price CHF9.91
More
In stock
Comments (0)