Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • New
Dorëshkrimet ekonomiko-filozofike të vitit 1914, Karl Marx
  • Dorëshkrimet ekonomiko-filozofike të vitit 1914, Karl Marx

Dorëshkrimet ekonomiko-filozofike të vitit 1914, Karl Marx

Pika pa Siperfaqe

Dorëshkrimet ekonomiko-filozofike të vitit 1914, ose ndryshe, dorëshkrimet e Parisit, janë një sërë fragmentesh dhe shënimesh mbi ekonominë, moralin, ligjin, fenë dhe politikën, të shkruara nga Marksi në Paris mes prillit dhe gushtit të vitit 1814.

ALL1,000
ALL900 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Dorëshkrimet ekonomiko-filozofike të vitit 1914

Original: Ökonomisch – philophische Manuskripte aus dem Jahre 1844

Author: Karl Marx

Translator: Fehmi Agani

Category: Philosophy

Publisher: Pika pa Sipërfaqe

Specs: Soft cover

Publication year: 2025

Weight: 0.27 kg

Pgs: 205

Measurement: 13.5x20.5

ISBN: 9789928373472

This book is in Albanian

Kategoritë: 1. Filozofia 2. Ekonomia 3. Karl Marx 4. Fehmi Agani

Mbi librin

“Dorëshkrimet ekonomiko-filozofike të vitit 1844” u shkruan kur Marksi ishte i ri, gjatë qëndrimit të tij në Paris në vitet 1843-1845, një periudhë vendimtare në formimin dhe veprën e tij të mëvonshme. “Dorëshkrimet” ndërkaq u bënë të njohura për publikun vetëm thuajse një shekull më pas (1933), botuar në fillim në Bashkimin Sovjetik, mandej në Europë.

“Dorëshkrimet” përmbajnë një kritikë të ekonomisë politike klasike, një shqyrtim të komunizmit dhe pronës private, një analizë të filozofisë ekonomiko-politike të Hegelit, ndikuar veçanërisht nga kritika që Fojerbahu i bën këtij të fundit. Marksi analizon aspekte të marrëdhënieve mes pronës private dhe punës, punëtorit dhe produkti të punës së tij, çka, ndër të tjera, e shpie në ripërkufizimin – origjinal dhe tepër me rëndësi – të konceptit kyç të kritikës së shoqërisë kapitaliste: atë të tëhuajësimit të individit.

Si vepër që i paraprin “pjekjes” së mendimit të Marksit (thyerjes përfundimtare me idealizmin gjerman dhe me gjithë filozofinë e mëhershme), sidomos krahasuar me Marksin e kanonizuar para luftërave botërore, botimi i “Dorëshkrimeve” solli rigjallërim të interpretimeve të filozofisë marksiste, duke shkaktuar debate të shumta e duke ndikuar vendosmërisht të gjitha rrymat e marksizmit të shekullit XX.

Karl Marx (1818-1883) është ndër figurat qendrore të filozofisë perëndimore. Kritika e tij ndaj kapitalizmit, po edhe ndaj gjithë filozofisë që i parapriu mendimit të tij, e bën ndër mendimtarët më me ndikim të të gjitha kohëve.

(“Dorëshkrimet ekonomiko-filozofike të vitit 1844” është marrë nga botimi “Punime të hershme”, botuar në “Thema/2”, Shoqata e Filozofëve dhe Sociologëve të KSA të Kosovës, Prishtinë, 1975.)

Product Details
9789928373472
9789928373472