Krishti është ndalur në Eboli, Carlo Levi
  • Krishti është ndalur në Eboli, Carlo Levi
  • Krishti është ndalur në Eboli, Carlo Levi

Krishti është ndalur në Eboli, Carlo Levi

Botimet Dudaj

E veçanta e Carlo Levi-t qëndron se ai është dëshmitar i pranisë së një kohe tjetër në brendësi të kohës sonë, është ambasadori i një bote tjetër në brendësi të botës sonë. Mund ta përcaktojmë këtë botë si bota që jeton jashtë historisë, përballë botës që jeton në histori.

ALL1,200
Quantity
In stock

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Description

Title: Krishti është ndalur në Eboli
Original: Cristo si è fermato a Eboli
Category: Fictionalized memoirs
Author: Carlo Levi
Translator: Diana Kastrati
Publisher: Dudaj
Year: Nov, 2022
Pgs: 290
Weight: 0.35 kg
ISBN: 978-99943-0-679-4
This book is in Albanian

Mbi librin
Zbulimi i problemit të Jugut të Italisë jo vetëm si episod i një gjendjeje arkaike, të patolerueshme në shoqërinë tonë, por edhe si skenë e një qytetërimi të jashtëzakonshëm fshatar.
Libri ka një nivel të lartë intelektual, ku ndihet kultura evropiane në të cilën Carlo Levi ka rrënjët e tij, ku me kulturë evropiane nënkuptojmë atë të asaj epoke, deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Në të gjendet pasioni për t’i sistemuar të gjitha të dhënat e një ligjërimi koherent, por ende jo ndrojtja për të thyer harmoninë e një sistemimi me dijenitë e reja, me vëniet e reja në diskutim, pra, nuk gjendet akoma qëndrimi olimpik, kulturalisht i kënaqshëm, që Carlo Levi farkëtoi më vonë si një koracë kundër një pjese të madhe të problemeve të periudhës bashkëkohore.
E veçanta e Carlo Levi-t qëndron se ai është dëshmitar i pranisë së një kohe tjetër në brendësi të kohës sonë, është ambasadori i një bote tjetër në brendësi të botës sonë. Mund ta përcaktojmë këtë botë si bota që jeton jashtë historisë, përballë botës që jeton në histori. Natyrisht që ky është një përcaktim i jashtëm, është si të thuash, situata e zanafillës së veprës së Carlo Levi-t: protagonisti i Krishti është ndalur në Eboli, është një njeri i impenjuar në historinë në të cilën ndodhet i përfshirë në zemër të një Jugu magjistar, magjik, ku sheh se ato që për të ishin arsyet e ekzistencës, aty nuk kishin vlerë; aty ishin në lojë arsye të tjera, kundërshti të tjera që ishin më komplekse e më bazike, në të njëjtën kohë.

Product Details

Specific References

ISBN
9789994306794
EAN13
9789994306794