Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • New
Horla dhe tregime të tjera, Guy de Maupassant
  • Horla dhe tregime të tjera, Guy de Maupassant

Horla dhe tregime të tjera, Guy de Maupassant

OMBRA GVG

Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX – të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës.

ALL800
ALL720 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Horla dhe tregime të tjera

Original: Le Horla et autres histoires

Author: Guy de Maupassant

Translator: Çlirim Gega

Category: Novel

Publisher: Ombra GVG

Specs: Soft cover

Publication year: 2021

Weight: 0.3 kg

Pgs: 208

Measurement: 14x21

ISBN: 9789928062994

This book is in Albanian

1. Letërsia botërore. 2. Letërsia frënge 3. Klasikët 4. Guy de Maupassant 5. Çlirim Gega

Mbi librin

Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX – të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers. Ai është dublanti ynë, vëllai ynë, por gjithashtu rivali ynë: jashtëtokësori, ardhja e të cilit do të shënojë edhe fundin e mbretërimit të njeriut. Tregimi i të sëmurit mendor bëhet plot ankthe psikologjike dhe i paraprin zhanrit të romanit.

Koment mbi autorin

"Mopasani, më realisti i tregimtarëve francezë, qe njëri nga shkrimtarët e mëdhenj të shekullit XIX – të që manifestoi tërheqjen, kërshërinë dhe shqetësimin më të madh për zhanrin e tregimit fantastik."

Andre Fermizhie

Mbi autorin

Henri Renè Albert Gi Dë Mopasan (5 gusht 1850 – 6 korrik 1893), përmbledhjen e tregimeve titulluar "Horla" e botoi për herë të parë në vitin 1887. Që nga ajo kohë, kjo vepër është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe vazhdon të botohet edhe sot. Mopasani është adhurues i veprës së Floberit, Hofmanit dhe Edgar Poes dhe i njihte shumë mirë të gjithë veprën e tyre.

Në shënimet e tij, Mopasani shkruante se "letërsia që kufizohet vetëm me realen dhe që pushon "së bredhuri rreth të mbinatyrshmes" rrezikon të varfërohet në shpirt, në mendim dhe artistikisht". Këtë fakt e ndeshim thuajse në të gjithë veprën e Mopasanit.

"Horla" nuk është një vepër autobiografike, por nëpërmjet stilit konçiz dhe vlerave të larta artistike, nga Mopasani kemi një novelë të mrekullueshme e cila të mban në ankth deri në fund të leximit. "Horla" është vepër e një njeriu që e ka "tejkaluar" çmendurinë e tij dhe ka krijuar botën e magjishme të një personazhi me probleme serioze të shëndetit mendor... Veprat e shumta të kësaj problematike janë shkruar nga Mopasani gjatë viteve 1883 dhe 1887, para orvajtjes për vetvrasje dhe mbylljes në klinikën psikiatrike të doktor Blanshit.

Product Details
9789928062994
9789928062994
16 other products in the same category:

Publisher: Onufri

Shën Kolli Mesopotam, Sarandë, Aleksandër Meksi

Ndër monumentet e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, monumentet e periudhës gati mijëvjeçare bizantine zënë një vend mjaft të rëndësishëm. Nga kjo kohë ruhen mjaft fortifikime e qendra qytetare si dhe një numër jo i vogël kishash, të cilat, si dëshmi materiale, me vlerat që kanë, hedhin dritë për një periudhë të gjatë historike të shqiptarëve dhe...
ALL2,700 ALL3,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Dituria

Putzi - Pianisti i Hitlerit, Thomas Snégaroff

Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ky burrë ekstravagant që ngjalli xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tyre të cilit i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë.
ALL900 ALL1,000
More
In stock

Publisher: Aeditions

Prek, Ndiej, Dëgjo, Kafshët e botës

Gishtat e veckël të fëmijëve mund ta shfletojnë me shumë lehtësi këtë libër, pasi fletët e tij janë bërë enkas për ta. Pastaj, faqe pas faqeje, ata do të shtypin sqepin e papagallit e do të dëgjojnë se si bën ai; do të prekin, do të dëgjojnë e do të ndiejnë shpatullën e tigrit, shpinën e hipopotamit e të koalës, baluken e lamës, si dhe barkun bardhosh e...
ALL1,350 ALL1,500
More
In stock

Publisher: Dituria

Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...
ALL900 ALL1,000
More
In stock

Ti je Placebo, Joe Dispenza

Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
ALL990 ALL1,100
More
In stock

Publisher: Collins Classics

Journey to the Centre of the Earth, Jules Verne

In Verne’s science-fiction classic, Professor Lidenbrock chances upon an ancient manuscript and pledges to solve the mysterious coded message that lies within it. Eventually he deciphers the story – that of an Icelandic explorer who travels to the centre of the earth, finding his way there via a volcano.
ALL405 ALL450
More
In stock