• Banner

Hanibali, Kapërcimi i Alpeve dhe beteja e Trebias, Livi
  • Hanibali, Kapërcimi i Alpeve dhe beteja e Trebias, Livi

Hanibali, Kapërcimi i Alpeve dhe beteja e Trebias, Livi

Historiani i lashtësisë romake Tit Livi vjen me këtë libërth mbi fillesat e Luftës së Dytë Punike dhe kapërcimin legjendar të Alpeve nga ushtria e Hanibalit. Kjo është hera e parë që Livi vjen në gjuhën shqipe.

2.78
Quantity
In stock

Description

Title: Hanibali, Kapërcimi i Alpeve dhe beteja e Trebias
Original: Ab Urbe Condita Libri
Category: History
Author: Livi
Albanian translator: Gjergj Erebara
Publisher: Shtëpia e Librit
Year: 2019
Pgs: 64
ISBN: 978-9928-4456-3-6

Mbi librin dhe autorin

Titus Livius Patavinus, lindur rreth viteve 64-59 p.e.s., vdiq rreth viteve 12-17 të e.s., i njohur më së shumti si Titus Livi ose Tit Livi, ishte një historian romak. Ai shkroi një vepër monumentale mbi historinë e Romës dhe popullit romak, “Ab Urbe Condita Libri” (Libra nga themelimi i qytetit) ku mbulohen ngjarjet që nga themelimi mitik i qytetit më 753 p.e.s. deri te sundimi i Augustit. Ai ishte në një marrëdhënie miqësore me dinastinë Julio-Klaudiane dhe këshillonte nipin e madh të Augustit, perandorin e ardhshëm Klaudius, se duhej të shkruante histori.
Megjithatë, mbi jetën personale të Livit dihen jashtëzakonisht shumë pak gjëra.
Besohet se ka lindur në Patavium në Italinë e veriut (sot Padova). Data e lindjes nuk është e qartë, por dihet se qyteti i tij i lindjes ishte shumë i pasur dhe më i madhi në provincën e Galisë së Afërme, ose Galisë Cisalpine.
Livi jetoi në një periudhë trazirash të mëdha politike dhe luftërash të shumta civile. Vepra e tij, “Historia e Romës”, u shkrua mes viteve 29 p.e.s. dhe 9 të e.s. Në variantin origjinal, kjo vepër përbëhej nga 142 libra, nga të cilët, 35 vijojnë të ekzistojnë edhe sot.
Pjesa e mbijetuar e veprës së tij është bërë referencë për historinë e Romës për vitet 219-166 p.e.s., ku pjesa më e pëlqyer dhe që vijon të lexohet edhe sot, është periudha e Luftës së Dytë Punike.
Historia e Romës nga Livi përbëhej prej 142 librash, nga të cilët, 35 kanë mbijetuar.
Ky është libri mbi udhëtimin e jashtëzakonshëm të ushtrisë së Hanibalit nga Spanja për në Itali.

Product Details

Specific References

ean13
9789928445636
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
You might also like
16 other products in the same category:

Publisher: Onufri

Shën Kolli Mesopotam, Sarandë, Aleksandër Meksi

Ndër monumentet e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, monumentet e periudhës gati mijëvjeçare bizantine zënë një vend mjaft të rëndësishëm. Nga kjo kohë ruhen mjaft fortifikime e qendra qytetare si dhe një numër jo i vogël kishash, të cilat, si dëshmi materiale, me vlerat që kanë, hedhin dritë për një periudhë të gjatë historike të shqiptarëve dhe...

Price 33.30
More
Out-of-Stock

Publisher: ACFOS-Albania

Arkitektët e mendimit shkencor në qytetërimin islam, Halima Al-Ghrari

Ky libër, të cilin Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ia prezanton lexuesve në të gjitha vendet e botës islame, dhe të gjitha vendeve në Lindje dhe në Perëndim, është referenca më e plotë e cila paraqet jetëshkrimet e themeluesve kryesorë të mendimit shkencor në qytetërimin islam. Këta personalitete të shquara kontribuan në përparimin e...

Price 5.55
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Të lirë, Lea Ypi

Një profesore shqiptare në Shkollën Ekonomike të Londrës trazon Britaninë e Madhe dhe, akoma më shumë, vendin e saj të lindjes, me një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist. I prezantuar në Tiranë në prani të një numri të lartë politikanësh, kjo autobiografi u bë temë debati jo thjeshtë mbi...

Price 15.54
More
In stock

Publisher: Botart

Ushtria e askujt, Paul Scharre

Ushtria e Askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të eksploruar pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve në qoftë se lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen.

Price 16.65
More
In stock

Publisher: Te tjere

Me apo pa Amerikën, Ylli Polovina

Ky botim analizon të gjitha rrethanat dhe dilemat nëse ky raport shtetesh ka ardhur prej nevojave politike dhe gjeostrategjike apo është një rrjedhim i thellë, i të gjitha përmasave, jo vetëm historike dhe sociale, por mbi të gjitha shpirtërore.

Price 11.10
More
In stock

Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit, Edwin E. Jacques

Edwin E. Jacques, historian e studiues amerikan, i kaloi vetëdijshëm kufijtë e një misionari të thjeshtë protestant, pa e hequr nga mendja pozitën e tij. Studimi i bërë islamizimit të Shqipërisë nuk kishte vetëm konture historike; brenda kontureve fetare të trajtesës ai përdori fjalë ligështuese për terrenin ku ngjau islamizimi.

Price 13.32
More
In stock
Comments (0)