• Banner

Katër libra për fëmijë dhe të rritur
  • Katër libra për fëmijë dhe të rritur

Katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: 1. Liza në botën e çudinavet, ribotim i përkthimit të parë të kësaj kryevepre botërore në gjuhën e Shqipërisë së Mesme; 2. Rashomoni nga Ryunosuke Akutagaëa; 3. I shumëshituri I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër nga George Orwell dhe; 4. Dielli që perëndon nga Osamu Dazai.

34.41
Quantity
In stock

Description

“Akutagawa ishte një shkrimtar i tregimeve të shkurtra i cili prodhoi shumë vepra, disa më të suksesshme se të tjerat. Në fakt, ka një numër të mirë që duket se nuk është me interes të veçantë për lexuesin modern - ose të paktën për lexuesin e përgjithshëm modern. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të paqëndrueshmërisë intelektuale të Akutagawa-s dhe humbjes së përqendrimit në letërsinë e tij, por kur ai arrin të përqendrohet, mprehtësia e stilit të tij është unike dhe e paimitueshme. Rrjedhshmëria e gjuhës së tij është tipari më i mirë i stilit të Akutagawa-s. Nuk është asnjëherë i mërzitshëm; ai lëviz së bashku me të si një qenie e gjallë. Lexo më shumë

“Liza në botën e çudinavet”, një prej kryeveprave të letërsisë botërore, është një kremtim i përhershëm për botën e letrave, e sidomos kur renda një gjuhe rivjen në variante përkthimi të ndryshme. “Arka e Noes”, nëpërmjet këtij botimi, pati si qëllim t’i risjellë lexuesit variantin e parë, përkthimin e parë që i ka dhënë gjuha shqipe kësaj vepre – të kryer prej dy përkthyesve më 1944, - e cila prej dekadash i ka munguar njohjes së lexuesit shqiptar. Lexo më shumë

I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër është kronika e paharrueshme e George Orwell mbi rrugët e Parisit dhe Londrës dhe njerëzve që nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të jetojnë në to. Lexo më shumë:

Dielli që perëndon nga Osamu Dazai është një nga romanet më të mira të letërsisë japoneze të shekullit të njëzetë. Botuar fillimisht në vitin 1947, romani flet për jetën e një familjeje aristokratësh të rrënuar në periudhën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe është bërë referencë gjuhësore që nga ajo kohë. Osamu Dazai, një shkrimtar me rrënjë aristokrate, i njohur si bohem me tepri në Tokio shkroi ato që kritikët i shohin si romane përgjithësisht autobiografike që janë edhe një mjet i shkëlqyer për t’u njohur me kulturën dhe shoqërinë japoneze. Lexo më shumë

Product Details
16 other products in the same category:

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.

Price 33.30
More
In stock

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Koha e Tretë, Maylis Besserie; Dielli që perëndon, Osamu Dazai; Rrëfimi,  Leon Tolstoy;Me lumin midis,  Ngugi Wa Thiong’o, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.

Price 32.19
More
In stock

Orwell, Woolf dhe Camus

Në këtë paketë ju ofrojme tre libra, Miti i Sizifit nga Albert Camus, Një dhomë më vete, Virginia Woolf dhe Luani dhe njëbrirëshi, George Orwell. Të tre librat kushtojnë 2300 lekë. Ofrohen për 1800 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë gjatë ditëve të Panairit të Librit 2022. Për më shumë oferta nga panairi, klikoni këtu:

Price 25.53
More
In stock

Ofertë, katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë: 1. Kronikë në gur, Ismail Kadare, 2. Ferma e kafshëve, George Orwell, 3. Nata e Ustikës, Petro Marko, 4. Plaku dhe deti, Ernest Hemingway. Mund t’jua sjellim në shtëpi me pagesë në dorëzim në të gjithë Shqipërinë. Të katra librat kushtojnë 2700 lekë, ju mund t’i porosisni tani për 2400 lekë dhe përfitoni postë falas. Dërgoni...

Price 29.97
More
In stock

Publisher: Pegi

Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker

Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.

Price 13.32
More
In stock

Byung-Chul, Woolf, Orwell dhe Musil

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me ese: Shoqëria e sfilitur, Byung-Chul, Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera, George Orwell dhe Mbi budallallëkun, Robert Musil. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2750 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më...

Price 30.53
More
In stock

Ernaux, Barnes dhe Hoover

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të letërsisë bashkëkohore: Vendi i babait, nga Annie Ernaux, e cila sapo fitoi çmimin Nobel, E vetmja histori, Julian Barnes dhe Mbaron me ne, Colleen Hoover. Të tre librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më shumë oferta...

Price 29.97
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Vendi i babait, Annie Ernaux

Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe...

Price 8.88
More
In stock

Letërsia franceze! Ernaux, Besserie, Vigan

Në këtë paketë ofrojmë katër romane nga letërsia franceze: Vendi i babait, Annie Ernaux, Pasion i thjeshtë, Annie Ernaux, Koha e tretë, Maylis Besserie dhe Djemtë e pashëm, Delphine Vigan. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më shumë oferta...

Price 29.97
More
In stock

Ofertë, Tre libra për 2100 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante; Jeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2800 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2100 lekë.

Price 31.08
More
In stock

Ofertë, Tre libra për 2400 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Bukë me sallam, Charles Bukowski; Femrat, Charles Bukowski, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2400 lekë.

Price 32.19
More
In stock

Katër libra të George Orwell, për 2000 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë dhe Tri ese, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen vetëm gjatë festave të fundvitit për 2000 lekë si ide dhurate. Posta falas brenda Shqipërisë. 

Price 32.19
More
In stock
Comments (0)