Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • New
Prapatoka, Gerald Murnane
  • Prapatoka, Gerald Murnane

Prapatoka, Gerald Murnane

Pika pa Siperfaqe

Prapatoka është rrëfim i ngjeshur – apo një tog rrëfenjash, secila bën fole brenda tjetrës – që hapet në një gjeografi të thyer në dukje e pafundme, ku prapatoka e Australisë, preritë amerikane dhe Ultësira e Madhe Hungareze shkrihen, shkëmbejnë dhe mbështjellin njëra-tjetrën në mendjen e një  njeriu që rri i vetëm në një odë plot me libra.

ALL1,200
ALL1,080 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Prapatoka

Original: Inland

Author: Gerald Murnane

Translator: Klodian Briçi

Category: Novel

Publisher: Pika pa Sipërfaqe

Specs: Soft cover

Publication year: 2025

Weight: 0.29 kg

Pgs: 218

Measurement: 13.5x20.5

ISBN: 9789928373496

This book is in Albanian

Kategoritë: 1. Letërsia botërore 2. Letërsia australiane 3. Roman 4. Gerard Murnane 5. Klodian Briçi

Mbi librin

A është vallë e mundur të biesh në dashuri nëpërmjet ndonjë letërkëmbimi të mbështetur krejtësisht mbi magjepsjen, nëpërmjet ndonjë letre të shkruar me dorë, nëpërmjet hartës së ndonjë vendi dhe nëpërmjet rrokjeve të ndonjë emri? Pra ç’mund të thuhet për një personazh letrar të një libri që flet për një vend në të cilin nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë?

Prapatoka është rrëfim i ngjeshur – apo një tog rrëfenjash, secila bën fole brenda tjetrës – që hapet në një gjeografi të thyer në dukje e pafundme, ku prapatoka e Australisë, preritë amerikane dhe Ultësira e Madhe Hungareze shkrihen, shkëmbejnë dhe mbështjellin njëra-tjetrën në mendjen e një  njeriu që rri i vetëm në një odë plot me libra. Mbase është romani më i mirë i Gerald Murnane. Përgjigjja e Australisë ndaj Prustit dhe Kalvinos dhe kandidat prej disa citesh i çmimit “Nobel” për letërsi, Prapatoka tregon se kushdo mund të jetë i mërguar në thellësi të vendit të vet po aq lehtë sa ç’do të ishte në botën e paanë, dhe jhumbjen e njerëzve që ka përfytyryar e ndjen po aq lehtë sa ç’ka jetuar, njësij si gjithë të tjerët në lëkurën e vet. 

Mbi autorin

Gerard Murnane ka lindur më 1939 në Coburg, Australi. Në rini  ndoqi, pa i përfunduar, studimet për t’u bërë prift katolik. Ka punuar për një kohë të gjatë si mësues në shkollat fillore, mandej në Departamentin e Edukimit dhe ka dhënë mësime shkrimtarie në institucione të ndryshme. Është ndër shkrimtarët australianë më të spikatur në botë, e përmendet rëndom në listat e çmimeve letrare më të rëndësishme. Ndër librat e tij më të njohur janë: The plains (1982); Landskape with Landscape (1985); Invisible Yet Endurring Lilacs (2005); Border Districts (2017). 

Product Details
9789928373496
9789928373496