• Banner

Ngjizja e papërlyeme, Agron Tufa
  • Ngjizja e papërlyeme, Agron Tufa

Ngjizja e papërlyeme, Agron Tufa

Romani tetralogjik i Agron Tufës "Ngjizja e papërlyeme" është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve '60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i skllavërimit të plotë të individit.

£15.30
Quantity
In stock

Description

Title: Ngjizja e papërlyeme

Original: Ngjizja e papërlyeme

Category: Novel

Author: Agron Tufa

Publisher: Onufri

Year: 2021

Pgs: 736

Weight: 0. 928 kg

ISBN: 978-9928-354-28-0

This book is in Albanian

Mbi librin

Romani tetralogjik i Agron Tufës "Ngjizja e papërlyeme" është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve '60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i skllavërimit të plotë të individit.

Në qendër të tetralogjisë është fati tragjik i aktores së re, Ljuba Borisovna, se cilës i pushkatojnë të shoqin inxhinier-gjeolog: ai ka shkruar një roman autobiografik "armiqësor", dorëshkrimin e të cilit Ljuba e gatuan dhe e ha në kushtet e një tronditjeje të madhe dhe prej të cilit, paradoksalisht, mbetet shtatzënë. Shteti komunist nuk mund ta pranojë ekzistencën e rrezikshme të një mrekullie të tille, të pashpjegueshme, në kulmin e propagandës kundër besimeve fetare. Partia ngarkon Sigurimin me rrjetin e agjentëve dhe informatorëve për të hetuar, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, porosit raporte shkencore ekspertësh të gjenetikës rreth kësaj dukurie të mbinatyrshme. Hetimet vazhdojnë... një shkrimtar i ri it talentuar, Samuil Ismari, përpiqet të gjejë sekretin e mbijetesës si artist dhe të kthjellojë dilemar hamletiane, personazhe të tjera. faustiane, si Nesho Dragoi, kolonel Zeno e Viktor Sallaku, hyjnë në kontratë me të keqen, qarqet krijuese diskutojnë rreth këtij misteri të shtatzënisë, ndërkaq që ligjet shpërfillëse të natyrës japin frytin e saj: lind fëmija i ngjizjes së papërlyeme, Romani, përmes të cilit, në ditët tona tashmë, shkarkohet dhe rrëfimi i këtyre historive.

Product Details

Specific References

isbn
9789928354280
ean13
9789928354280
16 other products in the same category:

Publisher: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.

Price £7.65
More
In stock

Publisher: Toena

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.

Price £8.50
More
Last items in stock

Publisher: Dituria

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.

Price £8.50
More
In stock

Reference: SKU000757

Publisher: Albas

Kufiri, Profi

Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë – herë e bënin të ngulfatej në atë mes.

Price £4.25
More
In Stock

Publisher: Onufri

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, Mira Meksi

Në një rrëfim mitik të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teuta: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimin mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat...

Price £10.20
More
Out-of-Stock

Publisher: SARAS

Fytyra e Simurgut, Gazmend Krasniqi

Është rrugë shumë e gjatë dhe e mundimshme, sepse duhet të kalojnë shtatë lugina. Këto lugina, të fundosura poshtë maleve, të errëta e të thella, janë shprehje e dyshimeve dhe hipokrizisë, e krenarisë njerëzore dhe mashtrimit, prandaj secili zog vepron në natyrën e llojit dhe udhëtimi përparon shumë ngadalë.

Price £4.76
More
Out-of-Stock

Publisher: Toena

Kështu na vret jeta, Frederik Mocka

Rrezet e diellit i lëbyrën sytë. Gjergji u ngrit nga gjumi i ferrit me sy të mbufatur. Brodhi sytë nga shtëpia e heshtur, me dyer të shqyera ku era e fortë e natës së kaluar kishte lojtur vallen e përditshme me gjethet e thara dhe halat e pishave, duke i flakur andej-këndej sipas trilleve të saj.

Price £4.25
More
In stock

Publisher: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.

Price £6.38
More
In stock
Comments (0)