Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Dopio gjashta, Darien Levani
  • Dopio gjashta, Darien Levani

Dopio gjashta, Darien Levani

Pegi

Bardhyl Nini, një ish-polic dhe tashmë detektiv privat gjendet rastësisht i ngatërruar në një histori të rrezikshme korrupsioni. Ai gjendet mes dy zjarresh në kuptimin e vërtetë të fjalës: një grup brenda Policisë së Shtetit i ngarkuar me kapjen e kriminelëve të kërkuar nga Interpoli, por nga ku është zhdukur çdo lloj skrupulli dhe ndershmërie dhe një grup të interesuar për vendosjen e drejtësisë.

ALL700
Quantity
In stock

Description

Title: Dopio gjashta
Original: Dopio gjashta
Category: Novel
Author: Darien Levani
Publisher: Pegi
Year: 2015
Pgs: 210
Weight: 0.259 kg.
ISBN: 978-9928-200-20-4

Product Details

Specific References

ISBN
9789928200204
EAN13
9789928200204
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Publisher: Dituria

Sodoma, Rami U. Sabriu

Ç'është kjo frikë nga të bërit pis të duarve, Gjergj?! Ç'është kjo frikë nga brejtja e ndërgjegjes?! Nuk e sheh se duart tona vijnë era gjak e gishtërinjtë tonë era paudhësi?! Nuk e sheh që mashtrimi e rrena kanë zënë rrënjë në gjuhët tona e veshët tanë janë shurdhuar nga çdo lloj zëri brenda e jashtë nesh?!
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.
ALL800
More
In stock

Publisher: Onufri

Qyteti plak, Saimir Muzhaka

Ngjarjet zhvillohen në qytetin e Beratit, një qytet të cilin jemi mësuar ta shohim nëpër kartolina e ta vlerësojmë si një nga më të bukurit në Shqipëri, të fortë e të palëkundur. Megjithatë, ky roman shkon përtej sipërfaqësores, ai na fut në brendësi të qytetit i cili është i mbushur plot pasiguri dhe frikë.
ALL700
More
In stock

Publisher: Dituria

Vetëm për ty, Iva Nikolli

Kjo është historia e një motre dhe një vëllai binjak: Xheinës dhe Danielit. Të mbetur jetimë në moshë fare të re, dy të rinjtë detyrohen të gjejnë forca për të përballuar dhembjen e madhe nga humbja e prindërve dhe pastaj për të mbijetuar.
ALL500
More
Last items in stock

Publisher: UET Press

Testamenti i mitomanit, Leka Bungo

Po gjatë këtyre pesëdhjetë viteve Leka ka shkruar dhjetëra drama, radiodrama, i ka vënë në skenë, i ka regjistruar në radio... Tradicionale. Po këtë radhë ka bërë diçka të jashtëzakonshme.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Toena

Daullja prej letre, Besnik Mustafaj

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.
ALL800
More
In stock

Reference: SKU000647

Publisher: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.
ALL500
More
In Stock

Reference: SKU000783

Publisher: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001324

Publisher: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.
ALL600
More
Last items in stock

Publisher: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.
ALL900
More
In stock
You might also like

Publisher: Pegi

Dymbëdhjetë, Arben Çejku

Romani "Dymbëdhjetë" sjell te lexuesi një histori të cilën secilit prej nesh i duket se mund ta "prekë" vetëm me një zgjatje dore, por që njëherësh e ka të pamundur ta besojë. E vërteta është që njerëz të ndryshëm ndërveprojnë në këtë histori nëpërmjet "komunikimit" që kanë bërë me personazhin kryesor, Lek Drini në "Facebook".
ALL800
More
In stock

Publisher: Pegi

Poetët bëjnë dashuri ndryshe, Darien Levani

Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".
ALL700
More
In stock