
Reference: SKU001694
Brand: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Reference: SKU001694
Brand: Vellezerit Tafa
Reference: 2804
Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook)
Reference: SKU000001
Brand: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Reference: SKU001180
Brand: Onufri
Title: AksidentiOriginal: AksidentiCategory: NovelAuthor: Ismail KadarePublisher: OnufriYear: 2010Pgs. 274Weight: 0.347 kgISBN: 978-99956-87-12-0
Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.
Title: Enigma e një fundi
Original: The sense of an ending
Category: Novel
Author: Julian Barnes
Albanian translator: Ilir I. Baçi
Publisher: Pegi
Year: 2016
Pgs: 188
Weight: 0.201 kg.
Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.
Por letra me të cilën një avokat e njofton që i kanë lënë trashëgimi 500 sterlina, si dhe një ditar që mbin nga e kaluara i trondit ekzistencën. Tashmë, Toni duhet të zbulojë se kush ia ka lënë atë trashëgimi të sikletshme dhe pse ka zgjedhur pikërisht atë, çfarë sekreti të tmerrshëm mund të përmbajë ai ditar që i kushtohet atij.
Teksa ngre pyetje të tilla, do të hasë në përgjigje që do të kish dashur të mos i dinte dhe do ta mësojë në kurriz të vet se "jeta jonë nuk është jeta jonë, por vetëm historia që i kemi rrëfyer vetes". Udhëtimi në të shkuarën, në zonat e errëta të jetës, me dhembjet e sekretet e veta të pashpëna gjer në fund, kthehet në një reflektim mbi aspektin iluzor të historisë, "ajo siguri që bëhet e rëndësishme atje ku boshllëqet e kujtesës ndeshen me papërshtatshmërinë e dokumentimit", sipas mikut të tij të vjetër, Adrian Fin.
Dhe pikërisht në pikën e bashkimit të kujtimeve të dobëta me dokumentet e papërshtatshme duhet të vështrojë Toni plak për të kuptuar peripecitë e Tonit të ri. Si ka mundësi që e dashura e tij e dikurshme, Veronika Ford, parapëlqeu mikun e tij të zgjuar e të rafinuar, Adrianin?
Pas vendimit ekstrem të Adrianit fshihet vetëm Camus-ja dhe Wittgenstein-i?
Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps
Download (292.13k)No customer reviews for the moment.
Marka: Te tjere
"Pedro Paramo" cilësohet si një ndër romanet themelorë të letërsisë hispano-amerikane të shekullit XX. Rulfo shkroi vetëm këtë roman dhe përmbledhjen e shkurtër me tregime "Fusha në flakë", të dy të botuar në vitet 1953-1955. Më pas nuk shkroi më asgjë deri në vdekje, në vitin 1986.
Marka: Fan Noli
Sa vjeçe je ti? – e pyeste ndonjëherë Granzhi duke i lëmuar vetullat me gisht, i befasuar nga bukuria e saj shumë më tepër sesa nga një shakullinë e papritur, duke kapsallitur sytë para një drite tejet të fortë, ndërsa ajo qeshte me atë zë gryke dhe ia prishte flokët me gishtërinjtë e lehtë.
Marka: UEGEN
Njihuni me Maribeth Klein, prindin tuaj të zakonshëm, të stërmunduar. Ajo është kaq e zënë sa nuk e kupton se po shkakton një atak në zemër dhe kështu bëhet e varur nga familja e saj se pas operacionit të zemrës, ajo nuk mund të shërohet. Kështu , ajo rend drejt së pamendueshmes: paketon valixhen dhe lë gjithcka. Vetëm atëherë ajo do të fillojë të kuptojë...
Marka: OMBRA GVG
I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t'ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve...
Marka: Te tjere
Alper Canigüz, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që e rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. "Alper Kamy" është një vepër e përkorë, që gërsheton letërsinë policeske,...
Marka: Pegi
Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
Marka: Pegi
Pakistanezi Çengez po përjeton ëndrrën amerikane të çdo emigranti. Pasi mbaron me rezultate të shkëlqyera nën Universitetin e Prinstonit, ai fillon menjëherë punë në një firmë elitare. I magjepsur nga Nju Jorku dhe nga historia e tij romantike me një bukuroshe elegante e pasanike, ai pothuajse po prek me dorën hyrjen në elitën e Manhatanit.
Marka: Te tjere
Frymëzuar nga jeta e një heroine të Luftës së Dytë Botërore, romani "Vajzat pa emër" tregon një histori të madhe dashurie, shpagimi dhe sekretesh të tmerrshme, të fshehura për dekada të tëra. Kjo është një pjesë e historisë, e cila nuk duhet të mbetet kurrsesi në harresë.
Marka: Albas
Romani “Humnera” është një rrëfim rreth shpërbërjes së një familjeje, një simbolikë e humnerës shpirtërore që shoqëron ngado qenien njerëzore. Në pjesën e parë, në qendër të rrëfimit vendoset një ushtarak që vuan nga çrregullimi i stresit posttraumatik.
Marka: Fan Noli
Asnjëherë s’e kam ditur tamam ç’do të thotë grua “shumë femërore” apo burrë “shumë burrnor”, nëse nuk është para së gjithash ai ose ajo që dashurojmë. Atëherë, më premto. Më premto se brengën tënde nuk do ta shndërrosh në lehtësi, në dredhi.
Marka: OMBRA GVG
Fuqia e vërtetë e Laurence qëndron në aftësinë për të ringjallur me përpikmëri atë emocion kaq të njohur, tmerrin e jetimes, guximin e krisur të adoleshentes, zemërimin dhe urrejtjen për veten, dobësinë e të moshuarve, brishtësinë e të mposhturve. "Falltarët" është një tjetër vepër, pjesë e veprave klasike të rrënjosura thellë në traditën më të mirë të...
Marka: OMBRA GVG
Libri "Me dy fytyra" është një novelë prekëse, ku nëpërmjet gjuhës së thjeshtë dhe saturës therrëse, Davies nxjerr mbi sipërfaqe problemet e rënda dhe krizën e shoqërisë së sotme.
Marka: Te tjere
Manushja është betuar të bëhet burrneshë. Që nga dita kur i presin shkurt flokët e artë, që ia djegin para kuvendit të burrave në një zjarr ku hedhin pajën e qepur për tri vite rresht, ajo vesh tirqit e burrave, vë qeleshen mbi kokë dhe të gjithë burrat e respektojnë dhe e konsiderojnë të barabartë me ta.
Referenca: SKU000725
Marka: Onufri
"Bota e Sofies", tashmë i përkthyer në mbi dyzet gjuhë, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë...
Referenca: SKU000405
Marka: Albin
Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.
Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.