• Banner

Marti Pents, Mos e prek, Mark Parisi

I patrembur, Marti mbledh bashkë copëzat e provave dhe del në përfundimin më logjik, sipas mendimit të tij; ai është në rrugën pa kthim drejt “njeri-ujkizmit”!

ALL790
Quantity
In stock

Description

Title: Marti Pents, Mos e prek

Origjinal: Marty Pants, Keep your paws off!

Category: Roman

Author: Mark Parisi

Translator: Ardita Graceni

Publisher: Argeta LMG

Year: 2019

Pgs. 247

Weight: 0.324 kg

ISBN: 978-9928-192-95-0

Mbi librin

Marti Pents rikthehet në aventurën e tij të dytë! Dhe e gjen veten krejt papritur në një situatë “të leshtë” që është vërtetë shumë e ngatërruar, madje edhe për të. Marti duhet të vendosë të gjitha aftësitë e tij përballë një testi të ri ndërkohë që ky mister i ri mund të çojë në pasoja monstruoze.

Kur Marti gjen një fletë të grisur nga ditari i motrës së tij, Erikës, ai pret të të lexojë se si është të jesh më e mira e fëmijëve të familjes Pents. Por, ajo që zbulon ai është diçka e jashtëzakonshme. Erika ka shkruar një sekret për të, ose më saktë, për çfarë është ai. Por, pjesa më e rëndësishme e fletës, që edhe tregon identitetin e vërtetë të Martit, mbetet e kyçur në dhomën e të motrës. 

I patrembur, Marti mbledh bashkë copëzat e provave dhe del në përfundimin më logjik, sipas mendimit të tij; ai është në rrugën pa kthim drejt “njeri-ujkizmit”!

Shpejtësi mbinjerëzore, hungërima, qime ngado, dhëmbë të mprehtë, etj...Provat po mblidhen ngadalë, kundër tij, dhe fuqitë e tij si njeri-ujk po bëhen gjithnjë e më të dukshme, Marti është i vendosur të mbrojë familjen, lagjen dhe shokët e tij të klasës nga rreziku më i madh prej të gjithëve - vetja e tij. Para se të jetë shumë vonë! Pavarësisht nga kostoja! Por a është ai në rrugën e duhur? 

Libri i dytë i serisë Marti Pents, nga karikaturisti fitues çmimesh, Mark Parisi, do t’ju bëjë të qeshni shumë.

Product Details
Argeta LMG
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
You might also like
16 other products in the same category:

Publisher: Dituria

Kebaria, vajza që lexonte bukur, Janja Vidmar

Kebarie apo Kedi, siç e thërret babai i saj, është një vajzë rome, nga një kulturë tjetër, e cila shkon në një shkollë sllovene afër vendit ku jeton familja e saj. Ajo grindet shpesh me shokët e klasës, me mësuesen dhe këdo që e sheh si një rome, ndryshe nga të tjerët. Por ajo nuk ndihet mirë as në familje, sepse të gjithë i fshehin të vërtetën për të atin.

Price ALL500
More
In stock

Publisher: Te tjere

Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje

Seria "Seksi për të rinjtë" i ndihmon adoleshentët të qartësojnë dyshimet e mëdha që mund t'u lindin në këtë etapë. Si mund të flas për seksin me prindërit e mi? Ç'të bëj që t'i pëlqej personit tjetër? Ç'rroba duhet të vesh?

Price ALL1,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Zambaku

Pinoku, Carlo Collodi

Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues. Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që sdo të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme.

Price ALL500
More
Out-of-Stock

Publisher: Te tjere

Koni udhëton nëpër detin Mesdhe, Julie Boehme

Koni udhëton me prindërit dhe Jakobin për në Greqi. Më në fund, pushime! Në ishullin e Kretës, çdo gjë është krejt ndryshe nga shtëpia. Deti është i madh dhe blu. Në rrugicat e qytetit mund të humbasësh lehtë. Sa mirë që ka grekë që flasin gjermanisht!

Price ALL500
More
In stock

Reference: SKU001879

Publisher: Te tjere

Një dashuri sa dy oqeane, Viktor Canosinaj

During a underwater teaching practice the classmates of a grammar school are kidnapped by a submarine and taken hostage in a secret military base. This military base is constructed by a dictatorial state to undertake within e short time an aggression towards some democratic countries.

Price ALL400
More
In Stock

Zbulim i botës së skajshme

Dedikuar vetëm zbulimeve shpërthyese , të jashtëzakonshme dhe të pabesueshme , këto faqe gjithë adrenaline shfaqin gjithçka , nga makinat e shpejta dhe ndjekësit e stuhive deri te grabitqarët e egër dhe supervullkanet.

Price ALL2,500
More
In stock

Publisher: Dituria

Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë

Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave.

Price ALL600
More
In stock
Comments (0)