

Banner
Publisher: Botime Nazarko
Historia e Aladinit, djaloshit që vjen nga Kina, na shpie në universin e magjishëm të një prej rrëfenjave të mrekullueshme të “Njëmijë e një netëve”, ku kryqëzohen gjeni me pushtete të habitshme, një magjistar i lig dhe një princeshë magjepsëse.
Publisher: Morava
Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit.
Publisher: Dituria
Ajo nuk i ka aspak qejf punët e shtëpisë si dhe ato që quhen "punë për goca", por ka dëshirë të bëjë ca gjëra që nuk i pëlqejnë babait të saj: lexon me ëndje libra, dëshiron shumë të shkojë në teatër, e ndonjëherë ëndërron t'i ngjajë Antigonës, heroinës së Sofokliut.
Publisher: Zambaku
Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues. Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që sdo të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme.
Publisher: Te tjere
Herri dhe Dagu kanë marrë përsipër një mision... Ata kanë mësuar se në bibliotekën e shkollës do të bëhet një festë sekrete. Gjyshja e Herrit ka përgatitur një tortë speciale për atë festë. Por për cilin është festa?
Publisher: Botimet Dudaj
Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?
Publisher: Argeta LMG
Por në anën tjetër, askush, as miqtë e tij, as familja e tij, as armiku i tij i betuar apo as shefi i policisë, nuk mund të shikojë atë që ai sheh.
Publisher: Botart
Apo të kollofit çokollatat më të shijshme dhe të lë vetëm ato të shpifurat me lëng qershie? Apo halla jote të detyron të veshësh atë trikon prej leshi që të ha të gjallë, të cilën ta ka thurur me shtiza për Krishtlindje? Atë bluzën që lexon në gjoks “E dua shumë hallën time”, me germa të mëdha bojë karafili?
Reference: 9789928287090
Publisher: Aeditions
Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore.
Publisher: Botart
Nëse keni filluar të pyesni veten se çfarë po ndodh me trupin tuaj, nuk jeni e vetmja! Me miliona vajza, në moshën tetë deri në dhjetë vjeç, janë ndier si ju tani dhe i janë drejtuar këtij libri për të marrë disa këshilla.
Reference: 2325
Publisher: Botimet Dudaj
Title: Nirupa dhe Libri i HijeveOriginal: Nirupa dhe Libri i HijeveCategory: NovelAuthor: Leora ÇikaPublisher: DudajYear: 2010Pgs. 496Weight: 0.471 kgISBN: 978-99943-33-99-8
Publisher: Te tjere
Tetë përralla fantastike, plot me zana dhe magji, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.