
Reference: SKU001694
Brand: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Reference: SKU001694
Brand: Vellezerit Tafa
Reference: 2804
Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook)
Reference: SKU000001
Brand: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Banner
Title: Misteret e Heraklitit
Original: Les mystères d'Héraclite
Category: Tales
Author: Yan Marchand, Donatien Mary
Albanian translator: Saverina Pasho
Publisher: Papirus
Year: 2017
Pgs: 64
Weight: 0.145 kg.
ISBN: 978-9928-4378-7-7
Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps
Download (292.13k)
Botuesi: Dituria
Ola është një vogëlushe disi e pasigurt, por ka një dhunti të veçantë për shpikje dhe një shoqe për kokë, me të cilën nuk mërzitet kurrë. Në një nga shëtitjet e tyre të shkurtra në zemër të pyllit, dy vogëlushet zbulojnë një kuti postare të verdhë dhe të ndryshkur mes shkurreve. E pabesueshme! Në të gjendet një kartolinë drejtuar Olës, ku është shkruar...
Botuesi: Dituria
Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t'i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...
Referenca: SKU002040
Botuesi: Te tjere
Dinkut i vijnë 5 letra njëra pas tjetrës nëpërmjet postës, por asnjëra nga ato nuk i përkiste atij. Ishte ngatërruar adresa apo qëllimisht ishin nisur në adresën e tij?! Dikush tjetër i kërkon sepse zarfet e tyre ishin me kode dhe aty fshihej një pullë postare e rrallë dhe me shumë vlerë.
Botuesi: Botart
Maks Çapkëni do të përballet me vendin më të frikshëm që ka ndeshur ndonjëherë në jetën e tij: shkollën "South Ridge". Në shkollën e tij ka shumë gjëra që ia vlejnë, por ka edhe një problem të pashmangshëm: Dagun, të fortin e shkollës, hobi i të cilit është të fusë Maksin në dollap. Ah, sikur Maksi të ishte si heroi në librat e tij humoristikë!
Botuesi: Te tjere
Shoqëria është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Shkollat 9 – vjeçare po stërviten për Lojërat Rinore Mbarëkombëtare. Koni është pjesëtare e skuadrës së atletikës të shkollës së saj. Kjo i dhuron kënaqësi, por i merr edhe shumë kohë. Ajo nuk dëshiron as të heqë dorë nga stërvitja, por as të lërë pas dore shoqet e saj dhe Filipin.
Botuesi: Botimet Dudaj
Në këtë seri, kemi përfshirë të gjithë romanet e veprës "Materialet e Tij të Errëta".
Referenca: SKU000211
Botuesi: Aeditions
Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon... “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk...
Botuesi: Te tjere
Fëmijët e klasës së tretë ku është edhe Herri besojnë se janë me shumë fat. Zyra postare u ka dhuruar një kuti të vërtetë poste dhe ata mezi presin të mësojnë se si shpërndahet posta. Mësuesja i cakton secilit nga një punë.
Botuesi: Pegi
"Kur isha katër vjeç, kisha katër gjyshër, dy në qytet dhe dy në fshat..."Kështu fillon ky libër që rrëfen për një gjysh të jashtëzakonshëm dhe një qershi, për patën Alfonsinë dhe bashkëshortin e saj, Orestin, për gjyshe Teodolinën dhe për natyrën e saj të butë
Referenca: 2952
Botuesi: Morava
A është ky qytet plot me fantazma? Xheku dhe Ani pyesin veten kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i çon në Perëndimin e Egër. Por përpara se të thonë "Yyy!", ata i hyjnë një aventure të mbushur me hajdutë kuajsh, një mëz të humbur, gjarpërinj me zile dhe një kauboj me emrin Thatanik.
Referenca: 2834
Botuesi: Bota Shqiptare
Në shpirtin fëminor të Bokës, i cili shihte me mall bankën e Nemeçekut, për herë të parë ishin ngjallur ndjenja të papërcaktuara. Kjo gjë e quajtur jetë ishte shumë e çuditshme. Ndonjëherë na mbush me gëzim e ndonjëherë na mbyt me hidhërim.
Botuesi: Botart
1. Gjej një motiv frymëzues për të cilin të interpretosh në akull.2. Bashkohu me shoqet e tua të ngushta, Kloin dhe Zoin.3. Hiqe qafe Mekenzin!!!4. Sigurohu që mund të rrëshqasësh në akull...
Referenca: SKU001720
Botuesi: OMSCA-1
Ana flokëkuqja, që tashmë kthehet në Ejvonli. A mbarojnë të papriturat dhe "telashet" në jetën e saj si mësuese? Po marrëdhëniet e saj me Gilbertin a vazhdojnë të përmirësohen?
Botuesi: Botart
Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, me një lugë magjike e me një sy magjik. Ksari është një djalosh nga fisi i Magjistarëve, i cili ka një vragë prej gjaku shtrige në dorë.
Referenca: 2959
Botuesi: Dituria
"Më falni, ju jeni vetëm?" Katër miq të guximshëm e të shkathët: Tori, Arni, Olsoni dhe Izabela kanë themeluar një klub posaçërisht për Zemrat e Vetmuara.
Botuesi: Pegi
Ejani e më bëni shoqëri në këtë udhëtim aventuror në Mbretërinë e Fantazisë! Edhe këtë herë, do të takoj Floridianën, Mbretëreshën e Zanave. Do të nisemi mbi flatrat e praruara të Dragoit të Ylberit, do të kaptojmë vendin me erë të rëndë të katallanëve, vendin oreksndjellës të Ëmbëlsirave, vendin zbavitës të Lodrave dhe vendin rrëzëllues të Arit.