Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • New
Realiteti dhe mundësia e luftës, Armand Dedej
  • Realiteti dhe mundësia e luftës, Armand Dedej

Realiteti dhe mundësia e luftës, Armand Dedej

Pika pa Siperfaqe

Realiteti dhe mundësia e luftës është një përmbledhje me ese që kanë si tematikë qëndrore luftën, ku në secilën prej tyre lufta është trajtuar në aspektin e gjerë politik, që përfshin të ashtuquajturat “marrëdhënie ndërkombëtare”. 

ALL800
ALL720 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Realiteti dhe mundësia e luftës

Author: Armand Dedej

Category: Essays

Publisher: Pika pa Sipërfaqe

Specs: Soft cover

Publication year: 2025

Weight: 0.24 kg

Pgs: 155

Measurement: 14x21

ISBN: 9789928373410

This book is in Albanian

Kategoritë: 1. Filozofi 2. Ese 3. Lufta 4. Historia dhe aktualiteti 5. Armand Dedej 

Mbi librin

Realiteti dhe mundësia e luftës është një përmbledhje me ese që kanë si tematikë qëndrore luftën, ku në secilën prej tyre lufta është trajtuar në aspektin e gjerë politik, që përfshin të ashtuquajturat “marrëdhënie ndërkombëtare”. 

Lufta është një formë e caktuar e këtyre marrëdhënieve, të cilat janë para së gjithash dhe mbi të gjitha marrëdhënie ndërshtetërore. Pikërisht këtë sugjeron edhe përqasja e famshme e Clausewitzit – teoricienit të madh prusian të artit ushtarak – e cila e paraqet luftën si një vazhdim të politikës sdhe si një instrument të mirëfilltë politik të shtetit. Në këto ese është shqyrtuar jo vetëm kjo tezë e Clausewitzit, por edhe shembuj konkretë luftrash të ndryshme, të cilat e mishërojnë atë. Një gjë e tillë ka bërë të mundur, që përmes luftës të kalohet në politikën ndërkombëtare dhe në fushën e gjeopolitikës, të artikuluara këto të fundit jo vetëm parimisht, por edhe historikisht përmes shembujsh të ndryshëm konkretë, duke filluar nga konfliktet e kohërave të Napoleonit e deri në ato të sotmet, si ai aktuali i Luftës së Ukrainës. 

Mbi autorin

Armand Dedej ka studiuar filozofi në Universitetin e Tiranës. Fusha e studimeve të tij përfshin disiplina si: filozofia e shkencës, filozofia politike dhe filozofia e historisë.

Product Details
9789928373410
9789928373410