Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers
Epi i Gilgameshit
  • Epi i Gilgameshit
  • Epi i Gilgameshit

Epi i Gilgameshit

2163
Argeta LMG

Epi i Gilgameshit është ndoshta vepra më e vjetër letrare e njerëzimit që ka mbijetuar deri te ne, një odise e regjistruar në gjuhën e Akadisë mbi Gilgameshin, mbretin e qytet-shtetit Uruk të Mesopotamisë.

ALL600
Quantity
In Stock

Description

Title: Epi i Gilgameshit
Original: Epi i Gilgameshit
Category: Poem
Albanian translator: Anton Nikë Berisha
Publisher: Argeta LMG
Year: 2008
Pgs. 144
Weight: 0.24 kg
ISBN: 978-99956-17-26-9

Mbi librin

Epi i Gilgameshit është ndoshta vepra më e vjetër letrare e njerëzimit që ka mbijetuar deri te ne, një odise e regjistruar në gjuhën e Akadisë mbi Gilgameshin, mbretin e qytet-shtetit Uruk të Mesopotamisë.

Teksti më i plotë i kësaj epike është i përmbledhur në 12 tabela të gjetura në shekullin e nëntëmbëdhjetë nga arkeologu turko-asirian Hormuzd Rassam në krahinën Nineveh të Irakut të sotëm, në bibliotekën e mbretit asirian Ashurbanipal (i cili ka qeverisur në vitet 668–627 p.e.s.). Boshllëqet e identifikuara në këto tabela janë plotësuar pjesërisht nga fragmente të ndryshme të gjetura gjetkë në Mesopotami dhe Anatolia. Së paku pesë poema të shkurtra të shkruara në gjuhën sumeriane njihen se kanë ardhur që nga gjysma e dytë e mijëvjeçarit të dytë p.e.s.

Fragment nga libri

Utnapishtimi i flet Gilgameshit:
"Pushoje vain, frenoje zemërimin!
Fate të ndryshme kanë hyjt e njerzit.
Baba e nëna t'pollën si njeri.
Ndonse du t'tretat hyjnore i ke,
Të njerëzve e ke ti nj të tretën,
Që të tërheq kah fati i njeriut.
Amshimi s'është dhënë për njeriun!
Vdekja mizore ësht', cakton çdo fat".

Product Details
Argeta LMG
2163

Specific References

ISBN
9789995617269
EAN13
9789995617269
16 other products in the same category:

Publisher: Toena

Krim i përkryer, Keigo Higashino

Detektivi i Tokios, Kusanagi, i ngarkuar për zbardhjen e këtij rasti, bie menjëherë pre e joshjes së rafinuar të Ajanes dhe refuzon të besojë se ajo mund të jetë e implikuar në krim. Ndërsa asistentja e tij, e cila është e bindur për të kundërtën, kërkon ndihmën e profesorit gjenial Jukaua, i mbiquajtur “Detektivi Galileo”. 
ALL1,000
More

Reference: 2630

Publisher: Infbotues

Fjalor shqip - gjermanisht, Olimbi Vito

• Mbi 20 mijë fjalë dhe shprehje që janë më të përdorshme në gjuhën letrare shqipe.• Shumë fjalë që janë të specifikuara në fushat ku përdoren si në shkencë, art etj.• Një gramatikë të shkurtuar për gjuhën shqipe.• Udhëzues për përdorimin e fjalorit.
ALL800
More

Publisher: Onufri

Elektra, Euripidi

Ky përkthim u krye falë një rastësie fatlume. Në të vërtetë nuk më pëlqen ta quaj përkthimin tim, por zbulimin e një teksti që ekziston në gjuhë para se të shprehet. Një tekst që qëndron përtej çdo përkthyesi, një provë e transhendencës së kulturave, e konfirmuar me realizimin e një shprehjeje tjetër gjuhësore.
ALL700
More

Publisher: Albas

Bretkosat, Aristofani

Pas shumë peripecish e keqkuptimesh komike, Dionisi, zot i argëtimeve dhe i teatrit, mbërrin përfundimisht në mbretërinë e Plutonit, pikërisht në çastin kur atje përgatitet zhvillimi i një konkursi poezie midis Euripidit dhe Eskilit.
ALL650
More

Prometeu i lidhur, Eskili

Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu. Dersa Prometeu është duke u ankuar për këtë ndëshikm të padrejtë, dëgjohet frushullima e flatrave të nimfave oqeanide, që vijnë nga larg për ta ngushëlluar së bashku me babanë e tyre, Oqeanin, i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet...
ALL300
More

Reference: SKU001569

Publisher: Buzuku

Eneida, Virgjili

Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe...
ALL990
More

Prometeu i lidhur, Eskili

Tragjedia "Promoteu i mbërthyer" është një nga veprat më madhështore të Eskilit. Kjo tragjedi është pjesë përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e tjera të së cilës Prometeu zjarrsjellës dhe Prometeu i çliruar nuk janë ruajtur.
ALL350
More

Publisher: Onufri

Apologjia e Sokratit, Platoni

Fjalia e parë është thelbësore për tematikën e të gjithë fjalimit. Tek Apologjia, Sokrati argumenton se filozofia fillon me një pranim të sinqertë të injorancës; më tej ai e sqaron këtë gjë dhe deklaron se mençuria që ka, vjen prej njohurisë se nuk di asgjë.
ALL500
More

Reference: SKU000880

Publisher: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
ALL700
More

Publisher: Botimet Enciklopedike

Eneida, Virgjili

Enea i ri e lidhi fatin e vet me atë të trojanëve. Pas Hektorit, djalit të Priamit, ishte kryekomandant i ushtrisë trojane, njëri prej mbrojtësve të Trojës, më trimi dhe më i pakursyeri. U martua me Kreuzën, të bijën e Priamit e cila e lindi djalin Askanin dhe babain e vet Ankizin e merr në Trojë në shtëpi të vet. Ushtria trojane e dëgjonte si zëvendës të...
ALL1,000
More

Publisher: Toena

Kur bota jonë u bë e krishterë, Paul Veyne

Libri "Kur bota jonë u bë e krishterë" është shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili merret me një pyetje e madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si "kryevepra e shpikjes fetare", arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, të vendosë veten mbi gjithë botën perëndimore?
ALL1,400
More

Reference: SKU000775

Publisher: Onufri

Odiseja, Homeri

"Poemat homerike "Iliada" dhe "Odiseja" s'janë veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes (Iliada); e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja)."
ALL1,000
More